Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Luan për herë të parë, fiton 4 milionë euro në lotari, çfarë bleu si të parën gjë Empty Luan për herë të parë, fiton 4 milionë euro në lotari, çfarë bleu si të parën gjë

Wed 4 Apr 2012 - 22:23
Luan për herë të parë, fiton 4 milionë euro në lotari, çfarë bleu si të parën gjë George-Keates-noaIshte hera e parë që hodhi ca lekë të shkoqura për të blerë edhe ai një lotari. Nuk e kishte besuar kurrë se do të kishte fatin e fillestarit por ja që ndodhi.

George Keates, 57 vjeçari Southport, Merseyside, në Britaninë e Madhe ka fituar plot 3.5 milionë paund britanikë ose mbi katër milionë euro, në jackpotin anglez.

Kurse e shoqja e tij Beryl, që shihni në foto, pohon se ajo prej vitesh blinte çdo javë lotari por asnjëherë s’kishte fituar kurrgjë.

Me paratë që fitoi, 57 vjeçari bashkë me të shoqen, gjëja e parë që u erdhi në mend ishte që të blejnë bileta në radhën e parë biznes në avion, për të udhëtuar në Australi ku duan të çmallen me vajzën e tyre.

Kurse tregojnë se duan të blejnë një makinë, por nuk kanë ndërmend të transferohen nga lagjja ku banojnë.

e.t/noa.al
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi