Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Gjirokastritët kontribut për muzeun “Kronikë në Gur” Empty Gjirokastritët kontribut për muzeun “Kronikë në Gur”

Fri 6 Apr 2012 - 2:24
Gjirokastritët kontribut për muzeun “Kronikë në Gur” Muzeu-kronike-ne-gur1333530402_thumb_baza2237_150Gjirokastër – Ndërsa nga specialistët e ngarkuar për realizimin e muzeut “Kronikë në gur” po punohet intensivisht për sigurimin e materialeve për këtë muze të rëndësishëm edhe banorët vendas po japin një kontribut të madh për këtë qëllim.

Sadi Petrela, koordinator për ngritjen e muzeut “Kronikë në gur”, tha se disa nga banorët e hershëm të qytetit po kontribuojnë duke dhuruar materiale te ndryshme si, foto, relike, dokumente historike etj, të cilat do ta bëjnë edhe më të larmishëm këtë muze.
Dokumente arkivore me rëndësi për muzeun ka dhënë intelektuali i njohur i qytetit, Tajar Kokalari, i cili është edhe ndër njerëzit më të afërt të disidencës Musine Kokalari. Mësohet se ai ka dhuruar për muzeun foto të panjohura më parë të Musines dhe familjes së saj, dorëshkrime të krijimtarisë së saj artistike, letër-këmbime, relike të rinisë së hershme të saj, etj.
Petrela tha se falë punës pasionante të specialistëve, por edhe banorëve të qytetit, muzeu është drejt përfundimit dhe në muajt në vijim do të bëhet përurimi i tij në mjediset e kalasë.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi