Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Vlerësimi, Kledi Kadiut i jepet titulli “Mjeshtër i Madh” Empty Vlerësimi, Kledi Kadiut i jepet titulli “Mjeshtër i Madh”

Fri 6 Apr 2012 - 2:33
Vlerësimi, Kledi Kadiut i jepet titulli “Mjeshtër i Madh” Kledi-Kadiu-Bamir-Topi-noa.al_Tiranë – Presidenti i Republikës, Bamir Topi, ka dekoruar sot me Urdherin “Mjeshtër i Madh” balerinin Kledi Kadiu, një nga balerinët shqiptar më të njohur jashtë vendit.
Kadiu është dekoruar me motivacionin e balerinit të talentuar, të edukuar në shkollën shqiptare të artit, që me interpretimin e tij mjeshtëror është bërë një ndër artistët më në zë në Itali, duke luajtur një rol të rëndësishëm në ngritjen e imazhit të Shqipërisë jashtë vendit.
Kledi Kadiu punon dhe jeton prej disa vitesh në Itali. Ai e filloi karrierën e tij në vitin ’91 në Teatrin e Operës dhe Baletit dhe në vitin 1993 bëhet balerin i parë. Në vitet e mëvonshme emigron në Itali dhe në vitet ’97-’98 kërcen me Shoqërinë e Teatrit Filarmonik të Veronës. Bie shpejt ne sy të ekspertëve e kritikëve të artit qe vlerësojnë talentin, forcën dhe thjeshtësinë e tij, si në baletin klasik, ashtu edhe në atë modern. Në 1998 fillon te marre pjese ne programe te ndryshme televizive.
Përveçse një karriere të rëndësishme si në teatër, ashtu edhe në televizion, ai ka marrë pjesë e ka koreografuar shumë veprimtari të dëgjuara.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi