Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Për një frigorifer të pastër Empty Për një frigorifer të pastër

Fri 6 Apr 2012 - 14:50
TIRANE-Shëndeti juaj është i lidhur ngushtë me pastërtinë e frigoriferit. Pavarësisht se çfarë lloj frigoriferi keni blerë, kini kujdes që të mos e vendosni pranë spinave elektrike, radiatorit ose pranë dritares, ku mund t’i ekspozohet diellit. Po ashtu rregulluesin e ftohtësisë në frigorifer mos e vendosni në temperaturën më të ulët (numri më i lartë në rregullues), sepse do të shpenzoni pa nevojë energji elektrike, kurse ushqimi do të ftohej tepër pa ndonjë arsye. Ushqimin e përgatitur që e lini në frigorifer, mbulojeni ose vendoseni nëpër kuti. Në këtë mënyrë, ushqimi do të qëndrojë më gjatë i freskët, ndërsa në frigorifer nuk do të përhapen erëra. Për pastrimin e frigoriferit gjithmonë përdorni detergjente të buta, preparate të posaçme për pastrim ose ujë të vakët në të cilin do të hidhi pakëz uthull. Para larjes, frigoriferin duhet ta zbrazni, ta hiqni nga rryma dhe ta lini që të shkrihet deri në fund.

Nëse dëshironi ta shpejtoni shkrirjen, në frigoriferin e zbrazët vendosni një enë me ujë të ngrohtë dhe mbylleni derën. Brendësinë e frigoriferit lajeni vetëm atëherë kur të shkrihet në tërësi.

Frigoriferi duhet pastruar çdo javë ose më së largu çdo dy javë të gjitha sipërfaqet pastroni me ujë me sapun ose me ujë të përzier me uthull (që do të largojë aromat e pakëndshme), ndërsa pas shpëlarjes me ujë të pastër fshijeni me leckë të lagur tw shtrydhur mirw.

Nëse muret e frigoriferit tuaj janë të mbuluara me një shtresë të hollë të ujit (si vesa), kjo është shenjë se dera nuk mbyllet mirë.

Prandaj duhet t’i kushtoni kujdes kornizës së gomës ose nyjës lëvizëse të derës.

(d.b/BalkanWeb)
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi