Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Durrsaku
Durrsaku
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 47
<b>Postime</b> Postime : 12667
<b>Hobi</b> Hobi : bisedat e sinqerta
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : diku
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 04/12/2011

Francë, frikë nga vrasësi serial  Empty Francë, frikë nga vrasësi serial

Fri 6 Apr 2012 - 20:20
Francë, frikë nga vrasësi serial  France-specialet-froca Në Paris të Francës është rritur frika për ekzistencën e një vrasësi serial, pas regjistrimit të katër vrasjeve të ngjashme që në nëntor.

Vrasjet janë kryer të gjitha në dhe përreth Parisit, të gjitha me të njëjtën armë dhe e fundit prej tyre daton ditën e martë. Ministri i Brendshëm, Claude Gueant deklaroi se do të bëhet gjithçka për të zgjidhur këtë çështje.

Personi i armatosur largohet pas krimit me një motoçikletë, ashtu si dhe vrasjet e fundit në Tuluz, por për vrasjet e tij nuk ka ende një skenar.

Ministri Gueant, duke folur për mediat franceze ditën e premte, tha se po përdoret çdo mjet për të zbuluar se kush fshihet prapa këtyre vrasjeve.

Të gjitha viktimat janë qëlluar me një armë zjarri të kalibrit 7.65 milimetër, ka deklaruar një burim policor për agjencinë e lajmeve “AFP”.

Vrasja e fundit ishte ajo e një gruaje të ve 47-vjeçare, me origjinë algjeriane, që u qëllua në hollin e pallatit të saj në jug të Parisit.

“Të gjithë jemi të tronditur. Ajo nuk ndihej e kërcënuar, ishte një person normal, i thjeshtë, s’kishte asnjë histori”, ka treguar një nga fqinjët e saj.

Fillimisht një person u vetëdorëzua në polici pas vrasjes së parë, duke marrë përsipër autorësinë, por më pas rrëfimi i tij u shfuqizua pasi vrasje të tjera ndodhën teksa ai mbahej nën arrest.

Ndërkohë, shumë qytetarëve në Francë nuk u ka dalë ende hidhërimi i vrasjeve të kryera nga atentatori me origjinë algjeriane, Mohammed Merah në Tuluz.

Nga hetimet e fundit të kryera nga shërbimet sekrete franceze dhe ato amerikane është zbuluar se Merah ishte stërvitur në një kamp talebanësh në Pakistan, ku kishte hyrë në vitin 2011, me një vizë turistike.

top-channel.tv
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi