Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Mbërrin në Tiranë ylli i muzikës islame Sami Yusuf, kantautori i “Mualim” Empty Mbërrin në Tiranë ylli i muzikës islame Sami Yusuf, kantautori i “Mualim”

Sun 8 Apr 2012 - 16:42
Mbërrin në Tiranë ylli i muzikës islame Sami Yusuf, kantautori i “Mualim” Sami-YusufI cilësuar si “Ylli më i ndritshëm i muzikës islame”, kantautori me famë botërore Sami Yusuf, me origjinë nga Azerbajxhani, një nga zërat më të dashur për muslimanët, vjen të enjten në Tiranë, pasi do të marrë pjesë në programin festiv “Profeti Muhamed a.s. – Krenaria e Njerëzimit”, që do të mbahet paraditen e të shtunës më 7 prill, në Pallatin e Kongreseve, raporton agjencia e lajmeve NOA.al.

Këngëtari Yusuf është ftuar nga Komuniteti Mysliman i Shqipërisë dhe fondacioni “SEMA”.

Sami Yusuf vjen për herë të parë në Shqipëri dhe do të interpretojë live këngët e tij më të mira, të cilat e bënë të famshëm nëpër botë.

Ai është shprehur se Dashuria e tij për Zotin dhe spiritualizmin luajnë një rol të rëndësishëm në formimin e muzikës dhe teksteve të tij.

Një nga qëllimet e Yusuf është paraqitja e besimit islam në formën e tij të vërtetë dhe të pastër si dhe inspirimi i të rinjve për të ndjekur ëndrrat dhe aspiratat e tyre në jetë.

LEXONI GJITHASHTU: Komiteti Mysliman sjell këngëtarin e famshëm Sami Yusuf në Tiranë

Programi kushtuar Profetit Muhamed a.s., vazhdon rrugëtimin e vet këtë vit me dimensionin artistik e profesional duke arritur nivelet më të larta të shënuara përgjatë këtyre 7 viteve.

Gjatë aktivitetit festiv do të marrin pjesë krerët e lartë të shtetit, përfaqësues të komuniteteve fetare, trupit diplomatik të akredituar në Tiranë, miq dhe intelektualë të shquar nga vendi, trevat shqiptare dhe rajoni.

Të premten në orën 11:00, këngëtari Sami Yusuf do të mbajë një konferencë për shtyp në sallën e konferencave të Universitetit Hëna e Plotë - BEDËR.

Kush është Sami Yusuf?

Sami Yusuf, kompozitor dhe këngëtar, është një emër i njohur dhe mjaft i dashur për myslimanët.

Ai ka lindur më 1980 në Londër në një familje me origjinë nga Azerbajxhani.

Që në fëmijëri u lidh ngushtë me muzikën, i nxitur edhe nga i ati që ishte muzikant.

Falë talentit dhe aftësive të tij për të interpretuar në disa vegla muzikore, Yusuf siguroi një bursë që i mundësoi studimet pranë Akademinë Mbretërore të Muzikës në Londër.

Sami Yusuf u bë i famshëm me albumin “Mualim” të publikuar në vitin 2003.

Ai ka zhvilluar koncerte në SHBA, Evropë, Egjipt, Arabi Saudite, Turqi, etj. Koncertet e tij ndiqen nga një publik i gjerë, sidomos të rinjtë, të cilët gjejnë veten në tingujt e tij të mrekullueshëm.

Në vitin 2006 Time Magazine do ta cilësonte: “Ylli më i madh i muzikës islame”.

Një ndër shfaqjet e tij madhështore ishte ajo e zhvilluar në stadiumin “Wembley” në Angli, por shfaqja e zhvilluar para pak kohësh në Stamboll tejkaloi çdo parashikim, ku morën pjesë mbi 250 mijë persona.

Këngëtari Sami Yusuf luan në 9 instrumente, ndërsa këngët e tij i shkruan dhe i kompozon të gjitha vetë. Ai është një nga myslimanët më të famshëm në botë, një artist shumë i suksesshëm dhe një person i respektuar. BBC News Magazine e ka emëruar si një nga 30 britanikët më të famshëm.

Ka marrë një doktoraturë nderi nga Roehampton University për kontributin e tij në muzikë dhe para pak kohësh është radhitur si një ndër 500 myslimanët më me ndikim në planet.

mit/noa.al
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi