Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

“Lulet nën dritën e hënës”, ekspozitë mbi kaligrafinë dhe artin e zbukurimit “Ebru”  Empty “Lulet nën dritën e hënës”, ekspozitë mbi kaligrafinë dhe artin e zbukurimit “Ebru”

Sun 8 Apr 2012 - 16:46
“Lulet nën dritën e hënës”, ekspozitë mbi kaligrafinë dhe artin e zbukurimit “Ebru”  Ebru-noa“Lulet nën dritën e hënës”, ekspozitë mbi kaligrafinë dhe artin e zbukurimit “Ebru”  Ebru-noa2Universiteti Hëna e Plotë-BEDËR në bashkëpunim me Komunitetin Mysliman të Shqipërisë sjell për herë të parë në Shqipëri një ekspozitë mbi kaligrafinë dhe artin e zbukurimit “ Ebru”.

Artisti i kaligrafisë, Mehmet Memish i vlerësuar ndërkombëtarisht me një sërë çmimesh ka sjellë në Tiranë punimet e tij më të mira në një ekspozitë vetjake.

Në ceremoninë e çeljes së ekspozitës, morën pjesë personalitete dhe të ftuar nga fusha e artit dhe pikturës si dhe përfaqësues të trupit diplomatik. Rektori i Universitetit Hëna e Plotë- BEDËR, Dr. Ferdinand Gjana, gjatë fjalës së mirëseardhjes vlerësoi çeljen e kësaj ekspozite si një ngjarje të rëndësishme për jetën kulturore dhe artistike.

Ai theksoi se “Prezantimi i kësaj ekspozite me temë: “Lulet nën dritën e hënës” është një ngjarje e veçantë për jetën kulturore, artistike të universitetit tonë, gjithashtu edhe një kontribut për njohjen e artit islam në Shqipëri”.

Ndërkohë Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë H. Selim Muça në fjalën e tij, u shpreh i kënaqur për organizimin e kësaj ekspozite duke e vlerësuar si një ngjarje kulturore artistike të veçantë që sjell një pjesë të artit islam në vendin tonë. Sipas tij, “Arti EBRU dhe kaligrafia janë dy elementë të veçantë që përveç vendeve me popullsi myslimane janë përhapur dhe kanë ngjallur interes në mbarë botën”.

Kaligrafia është një arti i veçantë që mund të përshkruhet si art i të shkruarit bukur , duke u bazuar në disa rregulla dhe norma estetike dhe gjeometrike. Artistët që marrin një edukim të veçantë për të shkruar në mënyrë artistike versetet kuranore, ose thëniet profetike apo tekste të tjera, respektojnë disa rregulla që përmblidhen në 6 stile të veçanta. Ndërsa "Ebru" është arti i pikturës mbi ujë dhe njihet si një disiplinë mjaft e veçantë që është zhvilluar së tepërmi në Turqi dhe në vendet e tjera myslimane. Pikturat e realizuara me këtë disiplinë janë vlerësuar nga shumë piktorë të njohur edhe në perëndim.

Pas ceremonisë së çeljes, të pranishmit kanë parë nga afër dhe janë njohur me detajet e punimeve të artistit Mehmet Memish. Ekspozita e artistit Mehmet Memish, vjen në kuadër të aktiviteteve që po organizohen me rastin e ditëve të kulturës dhe artit Islam që po mbahen në Tiranë. Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri në datën 10 prill.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi