Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Stina e kërkesave për të studiuar jashtë: Të ikësh apo të rrish! Empty Stina e kërkesave për të studiuar jashtë: Të ikësh apo të rrish!

Mon 9 Apr 2012 - 19:17
Stina e kërkesave për të studiuar jashtë: Të ikësh apo të rrish! Studimi-ne-angli-300x200Entela Resuli

Çdokush që përfundon gjimnazin në Shqipëri, në mos bën përpjekjet, e sigurt që i shkon mendja të studiojë në një vend të huaj. Këtë gjë e vërteton më së miri zhvillimi i një panairi edukimi në Tiranë. Ai qëndroi vetëm dy ditë hapur, dhe gjatë kësaj kohe 1600 nxënës e vizituan atë dhe u informuan për mundësitë e studimit jashtë vendit. Kryesisht ata që morën pjesë në atë panair ishin gjimnazist të vitit të tretë të cilët janë në limitet e fundit të kohës për të vendosur, nëse, duhet të qëndrojnë për të ndjekur një shkollë në Shqipëri, apo të bëjnë gati dosjen e të trokasin dyerve të ambasadave për të fituar një të drejtë studimi me sa më pak shpenzime. I gjithë “halli” është te paraja. A është familja e shëndetshme nga gjendja ekonomike për t’i paguar shkollën fëmijës jashtë. E kjo varet pastaj, por ka dhe histori suksesi të atyre studentëve të cilët jo vetëm që kanë vazhduar studimet, por edhe shkollën, duke i mbuluar vetë pjesën më të madhe të shpenzimeve.

Sipas koordinatorit të këtij panairi Svetlan Danev, studentët shqiptarë mësojnë shumë shpejt gjuhët e huaja dhe kanë dëshirën për t’u mirëshkolluar. Në këto gjashtë muaj qëndrim në Shqipëri ai ka parë dhe ka kuptuar më shumë rreth të rinjve në Shqipëri. Kur e pyesim për ta, ka arritur në disa përfundime si psh: degët e preferuara janë ato të Ekonomi-Biznesit dhe të Inxhinierive dhe vendi i preferuar për momentin është Anglia. Të paktën interesimet e para janë për të, e kur vjen puna për të vendosur aty u duhet të negociojnë për çmimin. Ndoshta nuk shkojnë atje ku kanë ëndërr por në një vend ku çmim është më i “përtypshëm” për ta.



Italia

Ende shqiptarët e duan këtë vend, ndoshta për shkak të afërsisë gjeografike apo për shkak të lehtësisë që ndjejnë në mësimin e gjuhës, këtë nuk e kemi zbuluar dot. Studimet për të kuptuar sesa studentë shqiptarë ka jashtë vendit e kemi të vështirë ta mësojnë me burime zyrtare pasi nisma e tyre është private dhe nuk regjistrohen gjëkundi. Por nga disa të dhëna, të publikuara vitin e kaluar nga “Moneygram” mësohet se për vitin shkollor 2010-2011, studentët e huaj në Itali janë 61.777 e nga këta në auditorët italianë, ndër të huajt, kryesojnë shqiptarët me 20,2% e studentëve, të ndjekur nga kinezët me 7,4%, rumunët me 6,8% dhe grekët me 5,8%. Ndërsa fakulteti më i preferuar rezulton të jetë Ekonomia. Pas saj renditen: Mjekësia dhe Kirurgjia, si dhe degët e Inxhinierisë.



Kriteret

Duke folur për kriteret të cilat duhet t’i plotësojnë aplikuesit, Danev tregon se suksesi i treguar gjatë shkollës së mesme është njëri ndër ta. Ndërsa, sipas tij, kriteri i dytë, por jo i domosdoshëm është njohja e gjuhës e cila flitet në BE. Nga ana tjetër, ai ka thënë se disa universitete në BE pranojnë studentët nga vendet e Ballkanit perëndimor edhe pa njohjen e gjuhës, mirëpo, me kusht që gjatë një viti ta mësojnë gjuhën përkatëse.

Ka dhe alternativa të tjera. Ata që janë të interesuar për bursa studime mund të klikojnë në faqen zyrtare të Ministrisë së Arsimit, www.mash.gov.al ku do të gjejnë informacione për vendet që ofrojnë mundësi për aplikim e studim. Vetëm për muajin mars ka pasur 12 njoftime të tilla. Mbizotërojnë bursa për në Hungari, Republikën Sllovake, Zvicër, Itali, Greqi, etj.





Studentët duan Anglinë dhe degët e biznesit

Intervistë me Svetlan Danev, specialist për edukimin

Gjatë zhvillimit të këtij panairi biseduam me Koordinatorin ndërkombëtar të projektit për edukim Svetlan Danev, i cili ka qëndruar dhe ka ndjekur nga afër këtë zhvillim dhe në fund të dy ditëve ishte i gatshëm të na jepte disa konkluzione në lidhje me të rinjtë shqiptarë.



Z. Danev, është hera e parë që vini në Shqipëri?

Kemi rreth 6 muaj që jemi në Tiranë. Qëllimi i panairit, është qëllim informues, ku njerëzit të kenë një pikë kontakti ku të vijnë e të informohen në lidhje me interesat e tyre të studimit jashtë Shqipërisë.



Pse keni zgjedhur Shqipërinë?

Sepse kemi në fokus informimin e familjeve që duan të shkollojnë fëmijët e tyre. Vumë re që fëmijët këtu mësonin gjuhë të huaja në moshë shumë të hershme. Gjithashtu për shkak edhe të reformave të shumta që janë bërë në gjimnaze duke qenë që Shqipëria u bashkua procesit të Bolonjës. Pas 9 vjetësh që është futur procesi mendojmë se fëmijët janë të gatshëm që të adaptohen me sistemin evropian të shkollimit.



Është Shqipëria një vend me interes, ku të rinjtë duan të ikin jashtë?

Interesi është mjaft i kënaqshëm, në dy ditë kemi pasur 1600 vizitorë. Të gjithë flisnin të paktën një gjuhë shumë mirë, e cila është anglishtja.



Cilat janë destinacionet më të preferuara deri më tani nga shqiptarët?

Kryesisht interes i madh shfaqet për Anglinë. Më pas vijnë Italia, Gjermania. Pastaj vijnë degët e Hoteleri-Turizmit në Zvicër edhe për programet që janë për gjuhët e huaja jashtë, sepse të rinjtë kanë mundësinë të shkojnë në kampet verore në Gjermani, Angli etj. Nuk janë vetëm kampe që shkon për argëtim, por aty përfshihet edhe mësimi i gjuhës.



Çmimet, si janë për shqiptarët?

Shqipëria nuk është ende pjesë e Bashkimit Europian, dhe për pasojë, të rinjtë shqiptarë nuk mund të përfitojnë nga kostot evropiane që janë më të ulëta. Në Shqipëri jemi shumë të kujdesshëm kur flasim për bursa, pasi njerëzit mund të keqkuptohen, perceptimi i parë është se i përfshin të gjitha, me akomodim, fjetje, ngrënie. Edhe studentët evropianë kur shkojnë në një universitet tjetër perëndimor nuk i përfitojnë të gjitha.



Degët e preferuara cilat janë?

Më të preferuarat janë Menaxhim Biznesi dhe Marketing. Por ka dhe shumë studentë të interesuar në Inxhinieritë. Në 5 vitet e ardhshme pritet të ketë shtim të vendeve të punës me rreth 700 mijë, për degët e Inxhinierive. Nëse dikush është i mirë në Matematik dhe shkencat ekzakte, do u interesonin degët Inxhinierike pasi për to ofrohen vende shumë të mira pune.







Nxënës

Irini Kasolli

Irini Kasolli është në vitin e parë në gjimnazin “Qemal Stafa” në kryeqytet. Ka ardhur të interesohet e të informohet për mundësitë e shkollimit jashtë vendit. Edhe pse është në vitin e parë përsëri mendon se dy vitet ikin dhe ajo shumë shpejt do të gjendet përpara një zgjedhje. Të qëndrojë këtu apo të ikë jashtë. Për Irinin dy nga synimet kryesore janë Arkitektura dhe Stomatologjia. Është duke u menduar me veten, se cila prej tyre do i shërbente më shumë, por edhe për koston e studimit, secila prej tyre kushton, kush më shumë e kush më pak. Irinit nuk i mbetet tjetër veçse të zgjedhë.



Lenci Hasa

Pasi dy vjetësh ai do të jetë në fazën që i duhet të vendos për jetën e tij. Sapo është informuar që në Tiranë po zhvillohet një panair nuk ka ngurruar të shkojë e të pyesë. Dëshirat i ka të qarta. Dega: Inxhinieri Elektronike dhe vendi i studimit: Britani. Pagesa: Dhjetë mijë paund në vit. Por kur menaxherët i kanë pohuar se kushton 10 mijë paund viti, është stepur. “Aq më tepër, -pohon Lenci, – do të më duhet të ndjek dhe një kurs parauniversitar atje, pasi kështu janë rregullat, bazat duhen marrë këtu. Ne nuk i kemi marrë e nuk mund të futem dot në Universitet direkt”. 16 vjeçari e mbyll skeptik rrëfimin: Eh kushton!









Kthimi i të ikurve

Vjen një moment kur ata që ikin mendojnë të kthehen. Mes shumë sakrificash kanë marrë rrugën për një shkollë më të mirë, për t’u mbushur me dije, dhe në shumë raste kanë bërë emër, kanë ngritur flamurin shqiptar në garat e inteligjencës në fusha të ndryshme. E kemi fjalën për ata të rinj, që studiojnë jashtë kufijve të Shqipërisë, në të gjithë botën. Është e vështirë të themi që pjesa me e madhe e tyre marrin vendimin që ato dije që kanë përfituar, të vijnë e t’i shpenzojnë në vendin e tyre. Por, ka dhe nga ata që janë treguar “kokëfortë”, “patriotë”, “guximtarë”, dhe që kanë vendosur të kthehen. Ka nga ata që janë pozicionuar mirë, por ka dhe të tjerë që po enden në pritje të një… përgjigjeje. E në fund të viteve të studimit vihet re që entuziazmi i kthimit nuk është i njëjtë Nuk është i njëjta eufori kur kanë marrë valixhet e librat e kanë ikur për të marrë dije. Tani ato dije duhet t’i zbatojnë. Dilema është e madhe. Terreni i vështirë, në Shqipëri u jep pak mundësi punësimi, duke u ofruar në më të shumtën e rasteve, vetëm zhgënjim…
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi