Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Durrsaku
Durrsaku
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 47
<b>Postime</b> Postime : 12667
<b>Hobi</b> Hobi : bisedat e sinqerta
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : diku
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 04/12/2011

Femrat janë shefe më të mira Empty Femrat janë shefe më të mira

Tue 10 Apr 2012 - 13:29
Shkencëtarët kanë analizuar personat kompetent në 16 fusha të një kompanie dhe i kanë pyetur të tjerët se si do t’i kishin vlerësuar. Rezultatet kanë treguar se femrat janë vlerësuar si udhëheqëse më të mira. Dy karakteristika në të cilat femrat kanë përparësi ndaj meshkujve janë ndërmarrja e iniciativës dhe dëshira më e madhe për sukses dhe rezultate. Edhe pse në hulumtim ka pasur më shumë meshkuj kompetentë, femrat janë vlerësuar si udhëheqëse më të mira në të gjithë fushat. Shkencëtarët kryesorë, Jack Zenger dhe Joseph Folkman, pohojnë që këto rezultate nuk i befasojnë aspak. “Femrat janë ndër udhëheqëset më të talentuara dhe më të vlerësuara në organizatat në të cilat kam punuar”, transmeton Forbes deklaratën e Zengerit. Shkencëtarët pohojnë se si femrat janë më të mira në ndërtimin e ekipeve, kanë mundësinë e të menduarit intuitiv dhe logjik, janë të vetëdijshme për ndikimin e veprimeve të veta dhe të huaja.

Interesante është që disa hulumtime të mëhershme kanë treguar që kompanitë, në të cilat në numër më të madh punojnë femrat, kanë përfitim më të madh.

Zenger edhe Folkman pohojnë se, si arsyeja kryesore që meshkujt shfaqen si më kompetentë është se femrat nuk promovohen. Meshkujt më shumë përqendrohen në përparimin e tyre, ndërsa femrat të gjithë energjinë e shpenzojnë në punën momentale duke e kryer sa më mirë që munden, ndërsa dëshirën për sukses të vërtetë shpesh e konsiderojnë joreale dhe jopraktike.
(ma.ar/koha/BalkanWeb)
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi