Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Paga mesatare e programueseve te lojerave - 60.000 Euro Empty Paga mesatare e programueseve te lojerave - 60.000 Euro

Wed 11 Apr 2012 - 18:37
Paga mesatare e programueseve te lojerave - 60.000 Euro 1334141228-programuesi_lojraveJa pak material për të menduar për të gjithë dizajnerët, programuesit dhe artistët: revista e dedikuar për dizajnerët e lojërave, Game Developer, ka publikuar rezultatet e studimit të pasqyrës ekonomike të industrisë së lojërave, e cila ka disa të dhëna interesante. Programuesit e lojërave mainstream (me buxhet goxha të lartë) mesatarisht në vit fitojnë 92.000 dollarë (rreth 70.000 euro).

Për ilustruesit dhe animatorët kjo shifër është 75.000 dollarë (57.000 euro), ndërsa testuesit e zakonshëm të lojërave fitojnë 48.000 dollarë të majmë (36.000 euro) në vit. Po ashtu, ekspertët për zë fitojnë 83.000 dollarë, producentët 88.000 dollarë, ndërsa më shumë paguhen menaxherët të cilët mbikëqyrin krijimin e lojërave – 102 mijë dollarë. Përveç kësaj, industria e lojërave të pavarura, gjerësisht me buxhet të ulët, po rritet me shpejtësi dhe pagat e të punësuar në të në vitin 2011 ishin dyfishuar në krahasim me 2010-ën (tani janë rreth 23.000 dollarë).

Të dhënat e sipërme kanë të bëjnë me dizajnerët dhe programuesit amerikanë, por besojmë që edhe ata evropianë që punojnë për kompanitë amerikane nuk e kanë keq, pasi paga mesatare e të punësuarve në evropë në industrinë e lojërave është mes 35 mijë dhe 40 mijë euro. Pra, industria e lojërave, pavarësisht recesionit dhe largimeve nga puna, është në gjendje shumë të mirë, dhe kësaj në të ardhmen do t’i kontribuojë në nivel global edhe rritja e tregut kinez të lojërave, që ka rreth 180 milionë lojtarë – më shumë se 60 për qind e tyre paguan për të luajtur online. shqiperia com
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi