Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

Qeveria i ka dy javë për shtrirje në veri Empty Qeveria i ka dy javë për shtrirje në veri

Sat 14 Apr 2012 - 20:09
- Ministrit të Brendshëm, Bajram Rexhepi, i janë dhënë dy javë kohë për të dëshmuar se është duke e përmbushur misionin për vendosjen e rendit dhe të kushtetutshmërisë në tërë hapësirën shtetërore. Këtë mision bashkë më një varg detyrash të tjera atij ia kanë ngarkuar anëtarët e Komisionit për Punë të Brendshme, i cili është mbledhur të premten për ta shqyrtuar gjendjen e sigurisë në vend, pas vrasjes dhe incidenteve të fundit në pjesën veriore të Mitrovicës. Pavarësisht situatës së ndejshme dhe specifikave që ka shteti, anëtarët e këtij komisioni kanë kërkuar nga MPB-ja dhe Policia e Kosovës që ta bëjnë vlerësimin gjithëpërfshirës të situatës së sigurisë dhe të veprojnë konform situatës së krijuar duke përdorur të gjitha mjetet kushtetuese dhe ligjore. Mekanizmave politikë dhe ekzekutivë të sigurisë, mbikëqyrësit parlamentarë u kanë rekomanduar që t’i ndërmarrin të gjitha masat e nevojshme për të mbrojtur qytetarët të cilët mund t’u nënshtrohen kërcënimeve ose veprimeve diskriminuese, armiqësisë a dhunës, si rrjedhojë e identitetit të tyre kombëtar, etnik, kulturor, gjuhësor ose fetar.

Për t’u përmbushur ky mision MPB-së i është sugjeruar që të bashkëpunojë dhe të koordinohet me mekanizmat e tjerë që janë përgjegjës për sigurinë në Kosovë.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi