Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

10 rregulla si të mos ju iki zëri Empty 10 rregulla si të mos ju iki zëri

Sat 14 Apr 2012 - 20:28
Zëri është një mjet i domosdoshëm për aktorët dhe këngëtarët. Por sigurisht edhe për ata që u duhet të flasin para një audience të njerëzve, mësuesit p.sh., të cilët jo rastësisht shfaqin një problem kronik mbi kordat vokale, në 30 për qind të rasteve.Çrregullimet e zërit vlerësohet se janë në rritje, veçanërisht në mesin e kategorive të njerëzve të detyruar që ta përdorin atë për punë, si shitësit, operatorët e call center-ave etj.Dhe sipas studiuesve të universitetit të Milanos, ekzistojnë 10 rregulla praktike sesi të mos prekemi prej tyre.1) Kurrë mos flisni shumë shpejt dhe pastaj të pushoni për të marrë frymë.2) Pini të paktën 1.5-2 litra ujë në ditë, për të mos u hequr ujin kordave vokale.3) Mos pini shumë kafe, çaj apo pije energjike, jo provokojnë dehidratim.

4) Në shtëpi apo zyrë, mbani një lagështi minimale prej 40 për qind. Ajri shumë i thatë, është i keq për zërin.

5) Mos e ngrini zërin tuaj për të tërhequr vëmendjen, por të përdorni mënyra alternative.

6) Përpiquni ta kaloni zhurmën e ambientit, dhe shmangiuni një bisede të gjatë në një vend të zhurmshëm.

7) Në punë, për t'u dëgjuar nga shumë njerëz është më mirë të përdorni një mikrofon kur është e mundur.

Cool Mos thirrni nga një distancë, por rrini më afër njerëzve që duan të komunikojnë me ju.

9) Shmangni të folurit ndërsa bëni ushtrime.

10) Mundohuni që të keni mënyrë jetese të shëndetshme, mos pini as duhan dhe as alkool, kini një dietë të pasur me fruta dhe perime.

e.t/NOA
Poeti
Poeti
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Sweeden
<b>Postime</b> Postime : 825
<b>Hobi</b> Hobi : Dashuria
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : usa
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 20/09/2011

10 rregulla si të mos ju iki zëri Empty Re: 10 rregulla si të mos ju iki zëri

Sat 14 Apr 2012 - 21:44
U kry dhe kjo pune po mua qe me ka ik ca mi ba Very Happy me sjelle prap
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi