Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Suksesi i një femre shqiptare në Amerikë Empty Suksesi i një femre shqiptare në Amerikë

Sat 14 Apr 2012 - 20:39
Suksesi i një femre shqiptare në Amerikë Liza_milicaj_534430292Nju Jork, 11 prill 2012, NOA - Shqiptarja e cila është e zgjedhur po me votat e qytetarëve amerikan, është edhe Liza Milicaj nga Kosova, një zyrtare e lartë e njërës prej lokaliteteve më të vjetra të Nju Jorkut - Town of Pleasant Valley në Dutchess County.
Ajo pos një detyre si këshilltare në Këshillin e Bashkisë së këtij lokaliteti, mban edhe një post të lart si kryetare e Agjencisë së Sigurimit të Parë, kompani e cila është njohur për përkushtimin e udhëheqjes dhe përsosmërisë në të gjitha aspektet të shërbimeve të sigurimit në SHBA. Lisa Milicaj me një shqipe mjaft të kuptueshme, ka shumë dëshirë të flasë shqip, pasi ajo kudo në punë dhe në jetën e saj të përditshme, e prezanton veten si një shqiptare e Amerikës. Megjithëse, prindërit e saj Jaku dhe Lena kanë emigruar nga Kosova në vitin 1968, ajo e lindur në SHBA prapë se prapë ndjehet plotësisht shqiptare.
"Familja si të tjerat emigruan në SHBA përmes Italisë, dhe jeta e tyre kishte shumë sfida, deri tek suksesi që babai im i hyri botës së biznesit të patundshmërive. Nëna ishte tipike dhe me zakonet shqiptare që na ruajti dhe kultivoi traditat dhe gjuhën tonë”, rrëfen, Liza Milicaj.
Liza e lindur në vitin 1970 në Bronks të Nju Jorkut, jetoi së bashku me shumë fëmijë të emigrantëve shqiptarë. Ajo tashmë bën jetën e zakonshme së bashku me 3 fëmijët e saj të mrekullueshëm dhe të edukuar.
Përveç suksesit në familje, Liza shquhet për arritjet në ngritjen e karrierës së saj profesionale, duke arritur synimin dhe duke u bërë presidente dhe themeluese e Agjencisë së Parë të Sigurimeve,(www.myfirstinsuranceagency.com), cila është e vendosur në zonat rurale të Nju Jorkut, në lokalitetin Pleasant Valley.
Përveç këtij suksesi, ajo arriti të sfidojë edhe në politikë, duke u zgjedhur si këshilltare e Këshillit të Bashkisë Pleasant Valley, duke siguruar këtë post me përkrahjen e mbi 2100 votave nga 10 mijë votuesit e asaj zone. Liza në Këshillin e Bashkisë u betua më 1 janar 2012 dhe ka ambicie për të realizuar shumë qëllime dhe detyra të saj në shërbim të komunitetit të kësaj bashkie.
Liza ka më shumë se 10 vjet përvojë profesionale në industrinë e sigurimeve. Si presidente e Agjencisë së Sigurimit të Parë, siç quhet kjo kompani, ajo është përgjegjëse për mbikëqyrjen e llogarive të mëdha komerciale të pronës, sigurimin kompleks të jetës, siguron politika të mëdha mjedisore nga zhvlerësimi, merret me trajtimin e kërkesave të negociatave, dhe punon për të siguruar kënaqësinë e konsumatorëve.
Ajo është një anëtar i Shoqatës Kombëtare për Agjentet Profesionalë, një anëtare e bordit të Dhomës së Tregtisë në Qarkun Pleasant Valley, dhe një mbështetëse e fortë e shkollës S. Fred Keller, e para shkollë amerikane e sistemeve të implementuara plotësisht parashkollorë në botë, të quajtur CABAS. Sukseset e kësaj emigranteje shqiptare janë të shumta dhe ajo synon rezultate me Agjencinë e Sigurimit të Parë.
noa.al/INA
Tironci
Tironci
Administrator
Administrator
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 15973
<b>Hobi</b> Hobi : te qeroj oriz me doreza boksi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : New York U.S.A
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 12/10/2011

Suksesi i një femre shqiptare në Amerikë Empty Re: Suksesi i një femre shqiptare në Amerikë

Sat 14 Apr 2012 - 21:06
Suksesi i një femre shqiptare në Amerikë 135196 Suksesi i një femre shqiptare në Amerikë 135196 Suksesi i një femre shqiptare në Amerikë 135196
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi