Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Burri me organe gjenitale aq të mëdha sa nuk mund të ecë Empty Burri me organe gjenitale aq të mëdha sa nuk mund të ecë

Sun 15 Apr 2012 - 18:34
Burri me organe gjenitale aq të mëdha sa nuk mund të ecë M-golvoËshtë operuar nga një ekip kirurgësh M. Golvo, një burrë 66 vjeçar që vuante nga Elefantiasi ose Filariasi Linfatica. Kjo sëmundje ka bërë që organet gjenitale të burrit indian të rriten aq shumë sa ta pengojnë të eci dhe të urinojë. Për një vit të tërë, M. Golvo ka jetuar i tërhequr nga bota për shkak se organet e tij gjenitale kishin marrë një formë të pazakontë.
Organet gjenitale të tij ishin aq të mëdha, sa një top futbolli, dhe penisi i tij ishte rritur pesë herë më shumë se ai i një njeriu normal, gjë që e ka detyruar të qëndrojë në shtëpi dhe të mos bëjë asgjë.
Kjo sëmundje quhet Elefantiasi, pasi lëkura e njerëzve që goditet nga kjo sëmundje, bëhet shumë e ngjashme me atë të një elefanti duke marrë dhe forma të çuditshme.
Zakonisht sëmundja zhvillohet në këmbë, por në disa raste të rralla, siç ndodhi me Golvon, mund të zhvillohet dhe në pjesë të tjera të trupit. Mjekët që e kanë operuar thonë se në Indi kjo sëmundje është shumë e përhapur, por kurrë më parë nuk kishin pasur të bënin me një rast të tillë. Glove është operuar në një spital në Mumbai, ku mjekët kanë hequr pjesën e tepërt dhe janë kujdesur për gjashtë javë para se ai të mund të kthehej në shtëpinë e tij në Satara, në perëndim të Indisë.
"90% e pjesës së tepërt u hoq" - thotë një nga mjekët që kryen operacionin.
"Ai nuk mund të dilte nga shtëpia për shkak të kësaj pamje” - thotë një nga familjarët e tij – për më tepër ka pasur edhe vështirësi për të ecur dhe të gjitha spitalet këtu nuk ishin në gjendje për ta kuruar". a.e./NOA
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi