Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Myftiu i Delvinës: Ja përse e qëllova pastorin Empty Myftiu i Delvinës: Ja përse e qëllova pastorin

Mon 16 Apr 2012 - 15:25
Një ditë pas incidentit të ndodhur në Delvinë mes Pastorit të Kishës Ungjillore në Delvinë, Renato Bajrami dhe Myftiut të qytetit, Bledar Aliu, ky i fundit ka rrëfyer në një prononcim për “Shekullin” arsyet se përse është konfliktuar me bashkëqytetarin e tij. Sipas tij, incidenti ndodhi gjatë paradites të së premtes në ambientet e shkollës 9-vjeçare “Kristo Çavo” në Delvinë, ku Myftiu, kishte shkuar për të marrë fëmijët e tij.Myftiu sqaron se, reagimi nuk erdhi për shkak të bindjeve fetare, por në mbrojtje të laicitetit të arsimit, i sanksionuar në Kushtetutë. Ai pretendon se, veprimi i tij ishte si i një “rojtari” të Kushtetutës. “Aty shkova si prind, sigurisht i revoltuar, pasi fëmijët i kam çuar në shkollë shtetërore për të mësuar e jo që dikush t`u futet në klasë, e t’u japë materiale fetare”,- deklaron Myftiu.

Ai shprehet më tej se, momenti i përplasjes fizike ishte një çast nervozizmi, për të cilin thotë se, “nuk dëshiroja që të ndodhte, pasi bashkëjetesa është pjesë e etikës së besimit tim”. Myftiu shton se, nuk është aspak xheloz nga pikëpamja fetare, por i mëshon idesë së laicitetit të arsimit publik. Edhe Pastori Bajrami, nuk i mëshon incidentit, duke e konsideruar si një moment kalimtar, e mbi të gjitha, e konsideron myftiun një bashkëqytetar të tijin, pavarësisht bindjes fetare.

Pastori sqaroi se, ai është koordinatori i Fondacionit Francez “Alomik”, me qendër në Tiranë, që po shpërndan mijëra pako më lodra për fëmijët dhe nxënësit e shkollave të rrethit. Nga pikëpamja zyrtare, letrat janë “qepur” në të gjitha instancat përkatëse, nga Tirana deri në Delvinë dhe Pastori Bajrami, thotë se, është konform të gjitha rregullave.

Ai nuk e pranon prezencën e materialeve fetare në pako, pasi sipas tij, ato janë përgatitur në Amerikë nga fëmijët e atjeshëm. Nga një investigim gjatë procesit të shpërndarjes së pakove në një prej klasave të shkollës, rreth një orë pas incidentit, nuk rezultoi të kishte materiale fetare. Por Myftiu, pretendon se pakot janë pastruar nga materialet “komprometuese”. /Ermir Hoxha/

* * *

Delvinë, “hoxha” përplaset me “priftin” për laicitetin e shkollës
Prej më shumë se një javë, një numër prindërish e mësuesish shkollash të ciklit të ulët të Delvinës e në kopshtet e qytetit, po denoncojnë, – të parët haptazi e të dytët nën zë nga frika e shkarkimit nga puna – një fushatë propagandistike fetare, që sipas tyre po fshihet nën petkun e një akti shpërndarje dhuratash për fëmijë në formë bamirësie.

Ky akt është ndërmarrë nga Kisha Ungjillore në qytet, për llogari të Fondacionit Fetar Francez, Alomik me qendër në Tiranë, që siç thonë përfaqësuesit e kësaj Kishe, mbështetet nga veta bashkëshortja e kryeministrit, Liri Berisha.

Brenda pakove me dhurata për fëmijë, janë futur bible, fletushka propagandistike dhe kryqe, por përfaqësues të Kishës Ungjillore lokale, thonë se në pako ka vetëm dhurata e nuk kanë asnjë dijeni që aty mund të ketë dhe material fetare, pasi sipas tyre, ato pako janë përgatitur në Amerikë. Ata thonë se për ketë fushatë, janë ndjekur të gjithë procedurat e respektimit të ligjeve dhe institucioneve, dhe se ato janë të përgatitur me leje përkatëse për t`i shpërndarë këto dhurata në ambientet e shkollave, përfshirë dhe klasat.

Sakaq, Myftinia Delvinë ka reaguar ashpër, aq sa kreu i këtij institucioni, Bledar Aliu, më status zyrtar e atë të një prindi, ishte i pranishëm sot në shkollën 9-vjeçare Kosta Çavo, ku pati një përplasje më pastorin e Kishës, Renato Bajrami. Ku ky i fundit, si koordinator i kësaj fushate, së bashku me drejtorin e shkollës dy gra, përfaqësuese të Kishës, po shpërndanin dhuratat përkatëse. Ata, thanë se nëpër kuti ka vetëm lodra, por më vonë, disa nxënës bënë publike mjetet propagandistike fetare që ishin brenda dhuratave. /Ermir Hoxha/ shekulli
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi