Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Do të fitosh degën e preferuar? Ja tri rregullat e arta Empty Do të fitosh degën e preferuar? Ja tri rregullat e arta

Mon 16 Apr 2012 - 17:18
Do të fitosh degën e preferuar? Ja tri rregullat e arta Gjimnaziste-300x202Emanuela Sako

Zgjedhja e profesionit të së ardhmes fillon me dëshirën që kanë të rinjtë pas përfundimit të maturës shtetërore. Në këtë kohë atyre u duhet të vendosin për profesionin që duan, nëpërmjet degës së preferuar. Në një vëzhgim të bërë nga gazeta “Shekulli” në shkollat e mesme të kryeqytetit, vihet re shqetësimi i dukshëm i maturantëve dhe kërkesa për informacion, për të gjetur rrugën që duhet të ndjekin për të qenë fitues të degës së preferuar. Edhe maturantët me të gjitha rezultatet maksimale nuk mund të shpallen fitues nëse nuk ndjekin disa rregulla. Në të kundërt, ata do të penalizohen duke qenë fitues në një degë të fituar nga “halli”.

Alda Xhafa është maturante në shkollën e mesme “Qemal Stafa”, profili i shkencave të natyrës. Ajo është një nga nxënëset më të mira të shkollës me të gjitha notat dhjeta, por kërkon që të dijë sa më shumë se si duhet të zgjedhë degën e preferuar. Alda do të zgjedhë preferencë të parë në listën me 10 degë, Ekonomi biznesin. “Kam shumë frikë nëse do të fitoj ose jo, pavarësisht se i kam të gjitha notat dhjeta.Pokëshillohem me mësuesit për të mënyrën se si duhet të bëjë renditjen e lëndëve, duke pasur parasysh kriteret që duhet të ndjek për të qenë fituese.

Mësuesit që janë në komisionin e shkollor të maturës shtetërore më kanë thënë që duhet të shoh pikët minimale me të cilat janë shpallur fitues maturantët e vitit të kaluar në degën që u kam zgjedhur. Por duhet të kem kujdes edhe në renditjen e preferencave”, – shprehet Alda. Për të qenë fitues në profesionin e jetës, ata duhet të ndjekin disa rregulla kryesore që i shpjegojnë Komisionet Shkollore të Maturës Shtetërore, të ngritura nëpër shkolla. Shpresa Bejo, pjesë e këtij komisioni në shkollën e mesme “Qemal Stafa” shprehet se maturantët duhet të kenë parasysh pikët minimale me të cilat është shpallur fitues maturanti i fundit, duke iu referuar pikëve të vitit të kaluar të fituesve në universitete.

Nëse ata i arrijnë këto pikë dhe aq më mirë nëse kanë grumbulluar më shumë, kanë mundësi që të shpallen fitues në degën e parë që rendisin në listën e 10 degëve të preferuara. Në këtë mënyrë, përpara se të plotësojnë formularin A2, do të ishte ide e mirë që maturantët të konsultohen me përafërsi me pikët që duhen për çdo degë dhe t’i krahasojnë me pikët që kanë marrë pas përfundimit të provimeve me zgjedhje. Gjithashtu, maturantët duhet të zgjedhin degën e preferuar në bazë të profilit shoqëror apo shkencor. Një maturant që ka ndjekur shkollën e mesme për profilin shoqëror ka më tepër mundësi për të fituar në një degë të po këtij profili.

Nëse zgjedh profilin e kundërt, atëherë koeficienti është më i ulët dhe mundësitë për të fituar degën janë më të pakta. Shpresa Bejo shpjegon se ata duhet të kenë parasysh në përcaktimin e lëndëve me zgjedhje që duhet të japin provim, ku duhet të zgjedhin ato lëndë që fakultetet kanë vendosur koeficientin më të lartë. Maturantët po këshillohen nga komisionet shkollore, të përbëra nga mësuesit e tyre, që janë trajnuar nga specialistët e Ministrisë së Arsimit.

Përpara se të plotësojnë formularin A2, për shkollën e lartë, maturantët duhet të kenë parasysh degët ku kanë shanse të fitojnë, pra nivelin e pikëve që kanë në proporcion me pikët që duhen për çdo degë. Kuptohet, që këto pikë ndryshojnë vit pas viti, edhe pse jo me diferenca të mëdha. Në këtë mënyrë, përpara se të plotësojnë formularin A2, do të ishte ide e mirë që maturantët të konsultohen me përafërsi me pikët që duhen për çdo degë dhe t’i krahasojnë me pikët që kanë marrë pas përfundimit të provimeve me zgjedhje.

Por, përpara se të bëjnë krahasimin, duhet të llogarisin pikët e tyre. Pasi të kenë marrë notat e provimeve të dhëna, maturantët duhet të bëjnë një llogaritje me koeficientët, për të dalë në pikët që kanë përftuar. Në këtë mënyrë, paraprakisht duhet të përcaktojnë ato degë në të cilat kanë dëshirë të vijojnë studimet, nëse janë shoqërore apo natyrore dhe më pas të shohin se çfarë koeficienti merr profili i shkollës së mesme që kanë kryer në këto degë.



Lista e provimeve me zgjedhje për shkollat e mesme

Gjuhë e huaj e parë

Kimi

Fizikë
Biologji

Shkenca e tokës

Qytetari

Histori

Gjeografi

Ekonomi

Teknologji



Vetëm për shkollat artistike

Histori muzike

Harmoni

Histori arti

Anatomi

Histori baleti



Vetëm për shkollat profesionale

Letërsi e thelluar

Matematikë e thelluar

Biologji e thelluar

Kimi e thelluar

Trashëgimi kulturore

Sociologji

Histori e thelluar

Gjeografi e thelluar

Psikologji

Filozofi

Ekonomi e thelluar

Teknologji e thelluar



Gjuhë e huaj e dytë

Anglisht

Italisht

Gjermanisht

Frengjisht

Spanjisht



Universiteti i Tiranës, pikët minimale të vitit të kaluar

5,106.30 Histori

5,040.00 Gjeografi

5,157.90 Gjuhë – Letërsi

5,377.70 Gazetari

4,946.90 Biologji

4,826.40 Bioteknologji

4,670.30 Matematikë

3,804.20 Fizikë

4,970.80 Informatikë

4,678.70 Kimi

4,636.40 Kimi Ushqimore

4,062.90 Kimi Industriale

4,844.10 Inxhinieri Matematike

4,495.00 Teknologji informacioni

5,031.80 Gjuhë Angleze

4,420.00 Gjuhë Frënge

4,400.25 Gjuhë Gjermane

4,734.60 Gjuhë Italiane

3,807.70 Gjuhë Greke

3,961.10 Gjuhë Turke

3,712.80 Gjuhë Ruse

4,603.30 Gjuhë Spanjolle

4,063.80 Gjuhë Angleze (Kukës)

3,095.45 Gjuhë Angleze (Sarandë

5,465.40 Psikologji

5,324.70 Punë Sociale

4,982.70 Filozofi

5,159.70 Sociologji

5,653.40 Shkenca Politike

5,352.10 Administrim dhe politikë

5,635.80 Administrim – Biznes

5,912.40 Ekonomiks

5,941.60 Financë

6,047.10 Informatikë Ekonomike

3,847.30 Administrim – Biznes

6,230.70 Mjekësi e Përgjithshme

6,159.50 Farmaci

6,202.10 Stomatologji

5,865.70 Shëndeti Publik

5,170.30 Infermieri e Përgjithshm

4,868.50 Mami

5,861.40 Teknik i Lartë Laboratori

5,654.00 Fizioterapi

5,406.10 Logopedi

5,621.70 Imazheri

3,517.20 Infermieri e Përgjithshm

5,353.50 Drejtësi shekulli
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi