Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Elita islame në Kosovë e vendosur për të qëndruar laike Empty Elita islame në Kosovë e vendosur për të qëndruar laike

Mon 16 Apr 2012 - 17:31
Message reputation : 100% (1 vote)
Elita islame në Kosovë e vendosur për të qëndruar laike Grafiti-n%C3%AB-Prishtin%C3%AB-foto-Mary-Fitzgerald-270x300Thirrja në minaret e Prishtinës të ndërtuara gjatë erës Otomane dëgjohen në të gjithë qytetin. Në këtë qytet gjenden 22 xhami, por shumica janë shumë të vogla dhe për këtë arsye të premteve dhe gjatë ditëve të festive rrugët mbushen me besimtarë.

Mungesa e hapësirës lyp nevojën për ndërtimin e xhamive më të mëdha në kryeqytetin e shtetit më të ri në Evropë me shumicë myslimane.

Debatet për këtë çështje dhe të tjera që kanë të bëjnë me perçen, shaminë në shkolla vazhdojnë të kenë jehonë.

Në një kohë kur 90% e popullsisë etnike të shqiptarëve në Kosovë e identifikojnë vetveten si mysliman, debatet të tilla janë më shumë kulturë se sa rezonancë besim që u soll para disa shekujsh nga Perandoria Otomane. Në përgjithësi myslimanët e Kosovës nuk shkojnë në xhami.

“Jemi formalisht myslimanë”, thotë Dreni, një kërkues i një OJF-je në Prishtinë. “Nuk shkojmë shpesh në xhami; konsumojmë alkool dhe mish derri”.

Pavarësisht kësaj në shumë pjesë të vendit ende e interpretojnë më mënyrë konservatore atë që thuhet në besimin islam.

“Po shohim gjithnjë e më shumë femra që veshin perçe dhe meshkujt që mbajnë mjekër”, thotë Brikena Hoxha e Iniciativë për Stabilitet në Kosovë. “Kjo është një gjë e re për ne”.

Këtë verë një ndryshim në Kushtetutë – që e deklaron Kosovës shtet laik – lejon veshjen e perçes dhe mësimdhënien e fesë në shkollat publike.

Shumë xhepa të organizatave bamirëse dhe OJQ financohen nga vendet të Gjiri që pas bombardimeve të NATO-s mbi Beogradin në vitin 1999.
Elita islame në Kosovë e vendosur për të qëndruar laike 36515874-247x300
“Disa nga OJQ-të kanë si mision për të interpetuar çështje specifike të besimit pasi mendojnë që njerëzit këtu nuk e kuptojnë islamin e vërtetë”, thotë Xhabir Hamiti, profesor i studimeve Islamike dhe presidenti i Asamblesë së Komitetit Islamit të Kosovës.

Një numër i organizatave bamirëse që ishin të lodhura me grupe ekstremist u mbyllën pas shtatorit të vitit 2001 dhe disa të tjera vazhdojnë të jenë të monitoruara për aktivitet të dyshimtë.

“Shumica e myslimanëve këtu janë kundër çdo lloj ekstremizmi dhe radikalizmi të bazuar në besim”, shprehet Hamiti.

Një grup i quajtur “Bashkohu” ka organizuar disa protesta kundër ndërtimit të një katedrale katolike në qendër të Prishtinës.

E gjitha kjo situatë luan një rol kundër synimit të qeverisë së Kosovës për të qenë një vend anëtarë i BE-së apo e pavarur nga aktorë të jashtëm përfshirë SHBA-në. Qeveria përpiqet ta paraqesë Kosovës si një komb liberal, progresiv me prirje drejtë Perëndimit.

“Ne jemi myslimane por mendojmë si Evropianë”, thotë profesor Hamiti. “Ne nuk e shohim islamit si një pengesë për anëtarësimin në BE”. /përgatiti F.S/

Nga Prishtina

MARY FITZGERALD
Princo
Princo
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Ilirida
<b>Postime</b> Postime : 3887
<b>Hobi</b> Hobi : Leximin
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Mbi Token e Zotit
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 26/03/2012

Elita islame në Kosovë e vendosur për të qëndruar laike Empty Re: Elita islame në Kosovë e vendosur për të qëndruar laike

Mon 16 Apr 2012 - 18:09
Te jesh LAIK nuk do te thot tja ndalosh dikujna te drejten me qen fetare apo me besuar diku sidhe me i kry ritrt fetare..

Prandaj duhet me ber dallim mes Laicizmit dhe Komonizmit..
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi