Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Kristiina
Kristiina
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
 <b>Mosha</b> Mosha : 34
<b>Postime</b> Postime : 5449
<b>Hobi</b> Hobi : Noti...
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : GRECCE
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 29/01/2010

Dhunimi i viktimave të luftës Empty Dhunimi i viktimave të luftës

Thu 19 Apr 2012 - 18:07
Gazeta amerikane ‘Los Angeles Times’ publikoi 18 foto të bëra nga ushtarët amerikanë në Afganistan me trupat e militantëve të vrarë. Dramatike, por edhe shumë e debatueshme, e publikuar si në gazetën e printuar ashtu edhe në variantin online.

Sërish ushtria amerikane duhet të përballet me anën tjetër të medaljes për sjelljen e pjesëtarëve të saj. Mbi të gjitha këto foto shtojnë frikën për pasojat që mund të sjellin. Kjo ndodhi me videon e ushtarëve amerikanë që urinuan mbi kufomat e talebanëve, me fotot e ushtarëve që do të digjnin kopje të Kuranit dhe të tjera në burgun Abu Graib.

Pentagoni shpjegoi se fotot i përkasin dy viteve më parë. Është Brigada e 4-t Luftarake, e cila gjatë asaj periudhe humbi 35 ushtarë duke iu referuar icasualities.org, një faqe interneti që numëron viktimat e luftës. Në atë periudhë 23 ushtarë u vranë nga bombat artizanale të prodhuara nga vetë kamikazët.

Funksionarët e lartë të ushtrisë i kishin kërkuar gazetës ‘Los Angeles Times’ të mos i publikonte fotot. E përditshmja vendos t’i publikojë duke i quajtur si pjesë integruese e historisë të rrëfyer nga David Zucchino gazetari që siguroi fotot nga një ushtar anonim i Divizionit të 82. George Wright, zëdhënës i ushtrisë i tha ‘Los Angeles Times’ se “të pozosh me kufomat për qëllime zyrtare është një shkelje e normave të ushtrisë”.

Drejtori i gazetës Davan Maharaj tha se kemi vendosur të publikojmë një grup fotosh për detyrimin që kemi për lexuesin ose për të publikuar në mënyrë të paanshme aspektet e misionit ushtarak amerikan në Afganistan.
TCH
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi