Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Shqiptarja në universitetin më të mirë në botë Empty Shqiptarja në universitetin më të mirë në botë

Sat 21 Apr 2012 - 3:28
Është shqiptarja e vetme që është pranuar këtë vit në universitetin me famë botërore “Massachusetts Institute of Technology”. I njohur ndryshe si “MIT”, i cili renditet si universiteti i pestë më i mirë në botë, ndërsa në shkencat natyrore dhe inxhinieritë, më i kërkuari.Është një ndër 150 nxënëset e huaja joamerikane të pranuara në këtë universitet amerikan. Në vitin 2011, ky universitet ka pranuar 1 742 nga 17 909 aplikues, çka përbën vetëm 9.7 % të tyre. Dhe Erjona Topalli, nxënëse në klasën e 12-të tek kolegji turk “Mehmet Akif” në Tiranë, ka provuar dhe ia ka dalë. “Të studiosh në ‘Massachusetts Institute of Technology’ është një ëndërr e çdo nxënësi të suksesshëm në shkencat e natyrës”, thotë Erjona. E turpshme në dukje, por me karakter të fortë, e suksesshme, por tepër modeste, tregon se aplikoi për në “MIT” duke ndjekur tri faza.

Pjesa e parë përbëhet nga të dhënat biografike, pjesa e dytë nga të dhëna që iu lënë përzgjedhësve të kuptojnë karakterin e aplikuesve, nëse kanë kapacitetin e duhur për ta përfunduar atë shkollë etj, ndërsa pjesa e tretë nga të dhënat që tregojnë rezultatet e arritura në “Sat”, “Toefl” dhe “Sat-Subject”. “Aplikimin e kam kryer të gjithin online, teksa përveç të lartpërmendurave përzgjedhësit e “MIT”-it më kanë bërë edhe një intervistë në “Skype”. Me anë të kësaj interviste ata përpiqeshin të kuptonin sa më shumë rreth jetës, hobeve dhe karaktereve të aplikantëve”, shpjegon nxënësja e shkëlqyer. Tani në “MIT” do të ketë mundësinë që vitin e parë të marrë disa lëndë dhe vendimin për degën që do ndjekë e marrë në vitin e dytë. Përveç të tjerash, i jep edhe mundësinë e diplomës së dyfishtë, mundësinë që të diplomohet paralel në dy degë. “Dega ime parësore është matematika, ndërsa të dytën kam edhe pak kohë ta mendoj dhe të zgjedh mes ekonomikut dhe shkencave kompjuterike”, thotë 18-vjeçarja, e cila që në klasë të tetë është pjesëmarrëse e rregullt në olimpiadat e matematikës, ndërsa në vitin 2010 dhe 2011, pasi dola e para në rang kombëtar, ka përfaqësuar Shqipërinë në Olimpiadën Botërore të Matematikës.

Në Olimpiadën e vitit 2011 u dekorua edhe me medalje nderi nga ky eveniment. ‘Në olimpiadat botërore të matematikës ku kam marrë pjesë, “MIT”-i ishte përzgjedhja e parë e të gjithë studentëve dhe të gjithë flisnin rreth dëshirës për të studiuar atje. Tanimë kjo ëndërr u realizua, por në fakt tani fillon edhe puna më e madhe. Është absolutisht privilegj, shpresoj të dal faqebardhë”, komenton Erjona Topalli. Ndjen se këto suksese i ka arritur duke qenë nxënëse e kolegjit turk dhe se roli i shkollës në përgjithësi dhe i mësuesve në veçanti ka qenë i padiskutueshëm. “Përveçse mësuesit na qëndrojnë shumë pranë dhe profesionalizmit e përkushtimit në mësimdhënie, diçka që më ka ndihmuar jashtëzakonisht shumë është fakti që ne të gjitha lëndët shkencore i bëjmë në gjuhën angleze. Në këtë mënyrë nuk e kam pasur aspak të vështirë me termat shkencore qoftë në provimet ndërkombëtare që kam dhënë, qoftë edhe në intervistat e realizuara e kjo e finalizoi suksesin”, përfundon Erjona.



Të kthehet apo mos të kthehet në Shqipëri?

“Sikur të kthehem në Shqipëri me diplomën e “Masachustes Institute of Technology”, shumë do më pyesin çfarë është, ndërkohë që në SHBA i ke dyer të hapura gjithandej në momentin që paraqet një diplomë të tillë. Gjithsesi, unë kam shpresa që gjërat po rregullohen në vendin tonë dhe që një ditë, në mos menjëherë pas studimeve, të paktën pas disa vitesh eksperiencë në SHBA, të rikthehem dhe të jap edhe unë kontributin tim në Shqipëri”.



Jetëshkrimi

Mosha: 18 vjeç

Vendlindja: Elbasan

Vendbanimi: Tiranë

Arsimi: Atë fillor e ka kryer tek shkolla “1 Maji” në Tiranë, ndërsa arsimimin e mesëm e vazhdon tek kolegji turk i vajzave “Mehmet Akif” në Tiranë./shekulli
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi