Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Gjuha shqipe në shkollat italiane, përfitojnë mijëra fëmijë emigrantësh Empty Gjuha shqipe në shkollat italiane, përfitojnë mijëra fëmijë emigrantësh

Thu 26 Apr 2012 - 18:46
Message reputation : 100% (1 vote)
Gjuha shqipe në shkollat italiane, përfitojnë mijëra fëmijë emigrantësh Scuola_media-300x199Në shkollat italiane do të mësohet edhe gjuha shqipe. Ky vendim i qeverisë së shtetit fqinj, i cili mban datën 9 mars, bazohet në ratifikimin e Kartës Europiane të Gjuhëve të Rajoneve dhe Minoriteteve.

Këshilli i Ministrave të Italisë në mbledhjen e rradhës më 9 mars, mori parasysh propozimin e ministrit të Punëve të Jashtme dhe të ministrit të Punëve Rajonale dhe ratifikoi Kartën europiane të gjuhëve krahinore ose minoritare.

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, z. Myqerem Tafaj përshëndet vendimin e Këshillit të Ministrave të Republikës së Italisë, të datës 9 Mars 2012, i cili përfshin gjuhën shqipe në grupin e gjuhëve të huaja, të cilat do të mësohen në shkollat italiane, në kuadër të ratifikimit të Kartës Europiane të Gjuhëve të Rajoneve ose Minoriteteve.

Ministri Tafaj thekson se ky vendim është shumë i rëndësishëm për integrimin e fëmijëve dhe të rinjve të familjeve të komunitetit shqiptar në Itali.

Mësimi i gjuhës shqipe në shkollat italiane do të këtë një ndikim pozitiv jo vetëm në zotërimin e gjuhës dhe kulturës amtare dhe gjithë programit mësimor në shkolla, çka do të rrisë shanset e të rinjve, brezi i dytë i emigracionit shqiptar në Itali, për karrierë dhe punësim.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi