Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Shqiptare
Shqiptare
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 4177
<b>Hobi</b> Hobi : shqiptaria
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Shqiperi
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 24/07/2011

Masakër laureshash në Pogradec Empty Masakër laureshash në Pogradec

Thu 26 Apr 2012 - 21:50
POGRADEC - I veshur me kostum lara-lara, tipik për një gjuetar dhe me armën në dorë, 70-vjeçarin e gjejmë buzë liqenit të Pogradecit. Quhet Filippo Manzaro dhe ka ardhur nga Italia enkas për të gjuajtur zogun e rrallë, që ai vetë e quan Alodra. Edhe pse në këtë periudhë të vitit gjuetia është e ndaluar, italianin nuk e ka frenuar asgjë për të vrarë zogjtë, që tek ne njihen si lauresha. “Kemi ardhur enkas nga Italia me miqtë e mi për këtë zog të rrallë, ndërkohë që këtu na shoqërojnë disa miq shqiptarë. Një zog i bukur me bisht të gjatë. Ja, për këtë kemi ardhur”, - thotë gjuetari italian dhe kap një zog të vrarë nga çanta. Italiani, pronar i një restoranti në “Milano, pa e ditur se kush jemi, vazhdon të tregojë se prej disa ditësh është në gjueti të zogut, që në shtetin fqinj konsiderohet si “çudibërës”. “Dje nuk na eci shumë, se nuk arritëm të vendosim imituesit. Vramë vetëm 30 copë, ndërsa sot kemi vrarë rreth 100 të tillë. Ky zog në Itali është i jashtëzakonshëm. Ia kalon edhe viagrës. Italianët i bën burra të shtrat, ndërsa pjata me një zog Alodra dhe pak garniturë padyshim që është më e shtrenjta në restorant”, - shprehet Manzaro.

Shtetasi italian nuk është i vetmi i përfshirë në këtë aktivitet, ndërkohë që drejtuesit e Shoqatës së Gjuetarëve japin alarmin se buzë liqenit të Pogradecit, në orët e vona të mbrëmjes kanë mbërritur xhipa me gjuetarë të huaj, të cilët po ushtrojnë jashtë sezonit të lejuar gjuetinë e zogjve. Gjithashtu, ata janë të shqetësuar edhe për mënyrat e ndaluara që po përdoren prej tyre. “Në emër të futjes të sa më shumë biznesmenëve të huaj dhe turistëve, janë krijuar disa agjenci me gjuetarë të huaj, të cilët jo vetëm që gjuajnë në sezonin e ndaluar, por përdorin mjete ndjellëse të ndaluara të ushtrimit të gjuetisë si: regjistratorë zëri të kafshëve dhe të shpendëve. Gjithashtu, ata përdorin projektorë të fuqishëm, teknikë kjo që ka pasoja masakruese dhe është e ndaluar në të gjithë botën”, - pohon Paqsor Gorellari, sekretar i Shoqatës së Gjuetarëve. Gjithashtu, ai shpjegon se në Shqipëri ka rreth 12 mijë gjuetarë, ndërkohë që në këto 15 vitet e fundit nuk është bërë asnjë investim nga shteti për rezervatet e gjuetisë. “Janë zhdukur specie të veçanta si fazani, thëllëza e fushës, kaprolli, ndërsa janë drejt zhdukjes derri i egër, lepuri i fushës dhe thëllëza e malit”, - thotë Gorellari.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi