Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Silvana
Silvana
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
 <b>Mosha</b> Mosha : 31
<b>Postime</b> Postime : 9370
<b>Hobi</b> Hobi : moda,leximi,poezia..ecc
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : In Italia
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 03/10/2011

Sikur te kisha ne dor permiresimin e shendetit publik? Empty Sikur te kisha ne dor permiresimin e shendetit publik?

Mon 30 Apr 2012 - 20:19
Ju cdo te benit?
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Sikur te kisha ne dor permiresimin e shendetit publik? Empty Re: Sikur te kisha ne dor permiresimin e shendetit publik?

Mon 30 Apr 2012 - 20:21
Aman Sikur te kisha ne dor permiresimin e shendetit publik? 2585209286 e ketu kjo teme aa? Sapo me kerkoi nje anetare ti krijoj nje ese me kete titull maj e ja ngarkova zyshes se forumit se une per vete me 5-sa e mbarova shkollen grrrr
Silvana
Silvana
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
 <b>Mosha</b> Mosha : 31
<b>Postime</b> Postime : 9370
<b>Hobi</b> Hobi : moda,leximi,poezia..ecc
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : In Italia
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 03/10/2011

Sikur te kisha ne dor permiresimin e shendetit publik? Empty Re: Sikur te kisha ne dor permiresimin e shendetit publik?

Mon 30 Apr 2012 - 20:23
hahhaha...un me 10
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Sikur te kisha ne dor permiresimin e shendetit publik? Empty Re: Sikur te kisha ne dor permiresimin e shendetit publik?

Mon 30 Apr 2012 - 20:27
Po ketu te gjitha me 10 kemi dale xhanem...puna eshte diploma ca thote ne shtepi grrrr

Sori se e bem pak temen lemsh...gjithsesi me vone do them e une nje mendim megjithse ka kohe qe e kam len shkollen e sikur i kam harruar pak tani.. opla
Bestt
Bestt
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
<b>Postime</b> Postime : 4512
<b>Hobi</b> Hobi : ......
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ........
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 15/05/2011
http://......

Sikur te kisha ne dor permiresimin e shendetit publik? Empty Re: Sikur te kisha ne dor permiresimin e shendetit publik?

Mon 30 Apr 2012 - 20:35
skam ideeeeeeee
BeSaa
BeSaa
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
<b>Postime</b> Postime : 11852
<b>Hobi</b> Hobi : leximi dhe muzika
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Ne Zemren Shqiptare..
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 12/11/2011

Sikur te kisha ne dor permiresimin e shendetit publik? Empty Re: Sikur te kisha ne dor permiresimin e shendetit publik?

Mon 30 Apr 2012 - 21:48
Ta postoj ketu esen qe i bera asaj Ana si thua ? Very Happy
aurela
aurela
n'Progres
n'Progres
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 31
<b>Postime</b> Postime : 85
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne kotec me qenin
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 12/04/2012

Sikur te kisha ne dor permiresimin e shendetit publik? Empty Re: Sikur te kisha ne dor permiresimin e shendetit publik?

Wed 2 May 2012 - 13:57
Message reputation : 100% (1 vote)
kujdesuni per shendetin publik shendeti eshte shume i rendesishem
aurela
aurela
n'Progres
n'Progres
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 31
<b>Postime</b> Postime : 85
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne kotec me qenin
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 12/04/2012

Sikur te kisha ne dor permiresimin e shendetit publik? Empty Re: Sikur te kisha ne dor permiresimin e shendetit publik?

Wed 2 May 2012 - 19:04
Message reputation : 100% (1 vote)
Te nxise qeverite per rritjen e fondeve ne mbrojtjen dhe permisimin e shendetit te popullates te kete perfaqesim te barabarte ne qeveri per te gjithe rrethet ne menyre qe shperndarja e fondeve te kryhet me akses barabarte per te gjitha rrethet e shqiperise.
ti beje te ditur qeverise zonat me me risk ne shqiperi,qe te kete investime serioze me qellim paranalimin e semundjeve,sigurimin e jetes,perkrahje ne kete drejtim
tu krijohen kushte specialisteve(baza maeterile,vlersim te punes se tyre"pagesa") te sh.p qe te kryejne punen e tyre per promocionin e stileve te shendetshme jetesore dhe kerkimet shkencore per parandalimin e semundjeve
aurela
aurela
n'Progres
n'Progres
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 31
<b>Postime</b> Postime : 85
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne kotec me qenin
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 12/04/2012

Sikur te kisha ne dor permiresimin e shendetit publik? Empty Re: Sikur te kisha ne dor permiresimin e shendetit publik?

Wed 2 May 2012 - 19:04
Message reputation : 100% (1 vote)
Tre nivelet e parandalimit
Njohja e spektrit të sëmundjes merr një rëndësi vendimtare në aktivitetet parandaluese të shëndetit publik. Kështu, në varësi të stadit në të cilin ndërhyhet në spektrin e sëmundjes, dallohen edhe tre lloje të parandalimit shëndetësor. Këto shpjegohen me hollësi më poshtë:
• Parandalimi parësor: konsiston në ndërmarrjen e masave parandaluese para momentit të “instalimit” të sëmundjes. Masat parandaluese parësore konsistojnë në:
o Masa të përgjithshme: edukim dhe promocion shëndetësor; programet e promocionit shëndetësor synojnë, në thelb, parandalimin parësor të sëmundjeve.
Në shumë raste, parandalimi i një sjelljeje shëndetësore jo të shëndetshme do të shoqërohet me parandalim të zhvillimit të një sëmundjeje të mëvonshme.
P.sh. parandalimi i duhanpirjes në moshat e reja dhe ndërprerja e duhanit në subjektet e moshave të mesme do të shoqërohet me ulje të ndjeshme (rreth 90%) në dekadat e mëvonshme të nivelit të kancerit të mushkërive në popullatë, një ulje prej 30-40% (në varësi të strukturës moshore të popullatës) të infarktit të miokardit, si dhe me ulje të nivelit të shumë sëmundjeve të tjera që shkaktohen nga duhanpirja.
o Masa specifike: imunizimi dhe vaksinimi i individëve kundrejt agjentëve specifikë të njohur që shkaktojnë sëmundje në popullatë (p.sh. poliomieliti, lija, tuberkulozi, etj.).
• Parandalimi dytësor: konsiston në diagnostikimin dhe trajtimin e hershëm të sëmundjeve. Synimi i masave parandaluese dytësore është që sëmundjet të identifikohen në fazën sub-klinike, pra kur nuk janë shfaqur akoma simptomat apo shenjat klinike në individët e prekur.
Prandaj, shembulli më tipik i parandalimit dytësor është udhëheqja e aktiviteteve depistuese direkt në popullatë në mënyrë që të identifikohen dhe të trajtohen në kohë sëmundje të ndryshme, të cilat nëse diagnostikohen me vonesë mund të jenë fatale për individët e prekur (siç është rasti i shumë tumoreve).
• Parandalimi tretësor: synon trajtimin sa më të plotë të kuadrit klinik të sëmundjes në mënyrë që të shmangen komplikacionet, kronicizimi, pa-aftësia afatgjatë, apo vdekja e të sëmurit.
Megjithë masat prandaluese parësore dhe dytësore, shpeshherë shumë sëmundje diagnostikohen vetëm në fazën klinike, gjë e cila kërkon trajtim agresiv në mënyrë që të arrihet mundësisht shërimi i plotë i individëve.
aurela
aurela
n'Progres
n'Progres
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 31
<b>Postime</b> Postime : 85
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne kotec me qenin
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 12/04/2012

Sikur te kisha ne dor permiresimin e shendetit publik? Empty Re: Sikur te kisha ne dor permiresimin e shendetit publik?

Wed 2 May 2012 - 19:05
Message reputation : 100% (1 vote)
Historia natyrore e sëmundjes
Historia natyrore e sëmundjes (ose, siç emërtohet ndryshe, spektri i sëmundjes) mund të përkufizohet si sekuenca e ngjarjeve që ndodhin në organizmin e njeriut që nga momenti i ekspozimit ndaj një agjenti etiologjik (“shkaktari” i sëmundjes) deri në pasojën përfundimtare shëndetësore, ashtu siç paraqitet në diagramën e mëposhtme:

Siç shihet nga diagrama, spektri i sëmundjes ka dy komponentë të rëndësishëm: fazën sub-klinike dhe atë klinike.
Nëse një individ i caktuar përshkon të gjithë spektrin e sëmundjes të paraqitur në diagramën e mësipërme, kjo varet nga disponueshmëria dhe efikasiteti i masave parandaluese, diagnostikimi i hershëm, si dhe mjekimi adekuat i sëmundjes.
Megjithatë, për sëmundje të caktuara, pavarësisht nga disponueshmëria e masave parandaluese, shfaqja e sëmundjeve mund të jetë e pa shmangshme. Ky është rasti i shumë tumoreve, apo proçeseve aterosklerotike të enëve të gjakut.
Në rastin e sëmundjeve infektive, spektri i sëmundjes njihet edhe me emrin “gradient infeksioziteti”, i cili reflekton sekuencën e manifestimeve të sëmundjes në varësi të përgjigjes së organizmit ndaj agjentit infeksioz. Në këto raste, spektri varion nga infeksione të “heshtura” (ose, latente) në njërën anë, deri në raste fatale (vdekje) në ekstremin tjetër.
Megjithatë, për shumicën e patologjive humane, epidemiologët akoma edhe sot kanë njohuri vetëm për një fraksion të kufizuar të spektrit të sëmundjeve
aurela
aurela
n'Progres
n'Progres
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 31
<b>Postime</b> Postime : 85
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne kotec me qenin
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 12/04/2012

Sikur te kisha ne dor permiresimin e shendetit publik? Empty Re: Sikur te kisha ne dor permiresimin e shendetit publik?

Wed 2 May 2012 - 19:05
Message reputation : 100% (1 vote)
Vlerat ekonomike dhe njerëzore të parandalimit dhe promocionit shëndetësor
Shëndeti është kapitali më i çmuar i individit dhe i shoqërisë. Shëndeti fizik, mendor dhe social i një popullate është burimi i saj natyror bazë. Nëse shëndeti i popullatës përkeqësohet, atëherë industria dhe bujqësia do të degradojnë gradualisht.
Nga ana tjetër, nëse shëndeti është privilegj vetëm i të pasurve, atëherë shoqëria do të ketë një të ardhme shumë të pa sigurtë. Të varfërit do të luftojnë për barazi, dhe të “kamurit” gjithsesi nuk do të jenë në gjendje të gëzojnë realisht pasuritë e tyre.
Shëndeti është shtylla kryesore që garanton rritjen, zhvillimin, mirëqenien personale, arritjet dhe pasurimin e shoqërisë, zhvillimin ekonomik, si dhe bashkëjetesën paqësore.
Nga ky këndvështrim, vetëm nëpërmjet përmirësimit të shëndetit dhe mundësive të arsimimit të brezit të ri, mund të ndërtohet infrastruktura më e çmuar për të ardhmen e një shoqërie.
Prandaj, parandalimi i sëmundjeve dhe promocioni shëndetësor marrin një rëndësi të dorës së parë për të garantuar rritjen dhe zhvillimin e shëndetshëm të brezit të ri.
Nga ana tjetër, masat parandaluese dhe promocionale synojnë edhe mbrojtjen e shëndetit të të rriturve, çka mundëson një produktivitet ekonomik nga ana e tyre deri në moshën e pensionit.
Programet parandaluese dhe të promocionit shëndetësor mund të zbatohen me kosto-efektivitet në të gjithë popullatën. Këto programe bartin potencialin e ndalimit të zhvillimit të sëmundjeve, ose së paku të pakësimit të shpeshtësisë së tyre.
Programet efektive të mbrojtjes së fëmijëve nga aksidentet dhe dhuna do të mundësojnë një krah pune të shëndetshëm për të ardhmen, duke pakësuar në këtë mënyrë numrin e personave me pa-aftësi fizike që do të kërkojnë medoemos shërbime shëndetësore të vazhdueshme dhe me një kosto të lartë për shoqërinë.
Gjithashtu, ndërsa proporcioni i të moshuarve rritet gradualisht në shumicën e vendeve të zhvilluara dhe në zhvillim, bëhet gjithnjë e më e rëndësishme që të garantohet një shëndet sa më i mirë edhe për individët e kësaj grup-moshe (“mosha e tretë”).
Tashmë pranohet gjerësisht se, është më mirë që të parandalosh sesa të trajtosh një sëmundje pas zhvillimit të saj. Parandalimi i kursen individëve dhe familjarëve të tyre dhimbjet, vuajtjet, çrregullimet fizike, pa-aftësinë afatgjatë, apo vdekjen e parakohshme.
Disa programe parandaluese kursejnë gjithashtu edhe para, në varësi të tipit të aktiviteteve, sëmundjes, si dhe popullatës. Për shumë sisteme shoqërore ky është një mesazh i çmuar sepse kostoja e shërbimeve shëndetësore po njeh një rritje marramendëse në këto dekadat e fundit.
Rrethanat kur parandalimi i sëmundjes mund të jetë më i kushtueshëm sesa trajtimi i saj mund të përmbushen vetëm kur sëmundja është shumë e rrallë, si dhe kur ajo (sëmundja) ka një dekurs shumë të shpejtë negativ (d.m.th. çon në vdekje të shpejtë të individëve të prekur).
Por, argumentimi i parandalimit dhe i promocionit shëndetësor nuk mund dhe nuk duhet të bëhet nga këndvështrimi ekonomik.
P.sh. edhe pse vdekshmëria nga sëmundja ishemike e zemrës ka pësuar një rënie të ndjeshme që nga vitet 1970 (nga 30 deri në 50% në disa vende të Europës Perëndimore), kostoja e trajtimit të çdo rasti me infarkt miokardi është rritur sepse teknologjitë e reja kanë mundësuar ekzaminime dhe proçedura trajtimi të reja të cilat janë shumë të kushtueshme.
Gjithashtu, fakti që në çdo shoqëri vihet re një rritje graduale e numrit të kardiologëve, e bën të pa përfillshëm përfitimin (potencial) ekonomik të parandalimit të sëmundjes ishemike të zemrës.
Prandaj, pa u nisur aspak nga principe ekonomike, argumentimi dhe logjika e parandalimit dhe e promocionit shëndetësor është fakti se, ato pakësojnë vuajtjet dhe dhimbjet, ulin pa-aftësinë afatgjatë, zgjasin shumë moshën e zhvillimit të sëmundjeve në subjektet e popullatës, duke mundësuar kështu zgjatjen e jetës si dhe përmirësimin e ndjeshëm të cilësisë së jetës.
Prandaj edhe, një figurë e shquar e mjekësisë parandaluese, Prof.Goffrey Rose, ka thënë se:
“Është më mirë të jesh i shëndetshëm sesa i sëmurë apo i vdekur. Ky është fillimi dhe fundi i argumentit të vetëm (të qenësishëm) përsa i takon parandalimit. Dhe ky argument është i mjaftueshëm!”.
Politikë-bërësit duhet të kenë parasysh gjithashtu se, shumë sëmundje edhe në Shekullin e 21të nuk trajtohen me sukses, ndërkohë që janë krejtësisht të parandalueshme.
Disa sëmundje të tilla përfshijnë AIDS-in, disa lloje tumoresh, aksidentet automobilistike, si dhe shumë sëmundje të tjera dhe vdekje të parakohshme të shkaktuara nga duhanpirja, konsumi i ekzagjeruar i alkoolit, apo përdorimi i drogave.
Prandaj, politikë-bërësit në të gjitha nivelet duhet t’a kenë të qartë mirë se, për sëmundje të tilla, parandalimi është “mjekimi” i vetëm.
aurela
aurela
n'Progres
n'Progres
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 31
<b>Postime</b> Postime : 85
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne kotec me qenin
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 12/04/2012

Sikur te kisha ne dor permiresimin e shendetit publik? Empty Re: Sikur te kisha ne dor permiresimin e shendetit publik?

Wed 2 May 2012 - 19:06
Message reputation : 100% (1 vote)
Promocioni shëndetësor kundrejt edukimit shëndetësor
Në plan të parë, pothuajse gjithkush mendon se promocioni shëndetësor dhe edukimi shëndetësor përfaqësojnë të njëjtin koncept. Madje, shpeshherë këto dy emërtime përdoren si sinonime të njëri-tjetrit.
Por në fakt, promocioni shëndetësor është një emërtim shumë më i gjerë, ç’ka i bën shumë autorë që t’a emërtojnë si “edukim shëndetësor plus”.
Edukimi shëndetësor është vetëm një nga metodat e përmirësimit të shëndetit të individëve.
Edukimi shëndetësor përfshin të gjithë ato aktivitiete që synojnë parandalimin e sëmundjeve nëpërmjet “armatosjes” së individëve me dije dhe njohuri racionale për mbrojtjen e shëndetit të tyre.
Ndërsa, promocioni shëndetësor është një koncept shumë më gjithëpërfshirës i cili, krahas edukimit shëndetësor, përfshin edhe shumë metoda, strategji dhe aktivitete që synojnë përmirësimin e shëndetit dhe të mirëqenies së popullatës.
Prandaj edhe, sinonimi më i mirë i promocionit shëndetësor do të ishte emërtimi “edukim shëndetësor plus”, duke nënkuptuar një sferë shumë më të gjerë përqasjesh, metodash dhe aktivitetesh që synojnë promovimin e shëndetit të komunitetit.
Një shembull ilustrativ i ndryshimit mes edukimit shëndetësor dhe promocionit shëndetësor i referohet duhanpirjes: përvoja mbarë-botërore ka dëshmuar qartë se nuk mjafton vetëm ndërmarrja e aktiviteteve në fushën e edukimit shëndetësor (p.sh. ndërgjegjësimi i popullatës për dëmet e shkaktuara nga duhani) për të bindur individët që t’a lënë duhanin, apo për të mundësuar që brezi i ri mos t’a fillojë duhanin; por, duhet që, krahas masave edukative të ndërmerren edhe aktivitete të tjera në fushën e promocionit shëndetësor në mënyrë që të arrihen rezutatet e dëshiruara (p.sh. rritja e çmimit të cigareve, rritja e aksisave për importin e duhanit, kufizimi i tregtimit të duhanit, ndalimi i tregtimit pranë mjediseve shkollore, etj.).
Ky shembull ilustron qartë karakterin shumë më të gjerë të promocionit shëndetësor i cili, krahas masave edukative, shoqërohet edhe me masa të karakterit legjislativ, ekonomik dhe financiar.
Nga ana tjetër, përvoja e SHBA-së ka treguar që, metoda të tilla si fortifikimi i bukës me vitaminë A (promocion shëndetësor) është një masë shumë më efektive sesa edukimi shëndetësor i popullatës lidhur me domosdoshmërinë e marrjes së produkteve që përmbajnë vitaminë A.
Pra, programe të tilla me karakter edukativ kanë rezultuar të mos jenë efektive në terma afat-gjatë, ndërkohë që fortifikimi i ushqimeve me disa mikro-elementë shumë të rëndësishëm për shëndetin mund të ofrojë një zgjidhje të shkëlqyer në terma afat-gjatë.
Esenca e këtij shembulli qëndron në faktin se, edukimi shëndetësor duhet parë si pjesë integrale e promocionit shëndetësor; promocioni shëndetësor nga ana e tij, krahas edukimit shëndetësor, konsiston në ndërmarrjen e shumë masave të tjera me karakter administrativ,
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Sikur te kisha ne dor permiresimin e shendetit publik? Empty Re: Sikur te kisha ne dor permiresimin e shendetit publik?

Wed 2 May 2012 - 19:22
Besaa shkruajti:Ta postoj ketu esen qe i bera asaj Ana si thua ? Very Happy

Se ke bere akoma Besa ?! Beje te lexojme e dicka origjinale moj ...

Sa per temen mire eshte te japim mendime vete e jo te gjetura nga faqe te ndryshme..Besoj se cdo kush nga ne do gjej dy fjale te pershkruaj pak a shume se cfare do mund te bente nese kishte ne dore permiresimin e shendetit publik ,sic jemi te afte te "kriktojme" ose "akuzojme" shpesh ne kete raste institucione ose mjeket vete..Atehere le ta mendojme veten sikur keta mjek jemi ne,ose sikur ne keto insitucione ose ne shtet pergjegjes per kete jemi ne e permiresimi i shendetit,zhvillimi,perparimi etj varet nga sa seriozisht i marrim ne pergjegjesite tona nga ana jone...


Vereni pak trurin te punoje e besoj se qofte e dy fjale do i gjeni,ska gje nese eshte i shkurter por cilesia e origjinaliteti i mendimit vetjak vleresohet edhe me shume nga ne te gjithe... no smoking
BeSaa
BeSaa
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
<b>Postime</b> Postime : 11852
<b>Hobi</b> Hobi : leximi dhe muzika
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Ne Zemren Shqiptare..
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 12/11/2011

Sikur te kisha ne dor permiresimin e shendetit publik? Empty Re: Sikur te kisha ne dor permiresimin e shendetit publik?

Thu 3 May 2012 - 0:32
E kam bere moj atehere kur me the dhe i dergova ....
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Sikur te kisha ne dor permiresimin e shendetit publik? Empty Re: Sikur te kisha ne dor permiresimin e shendetit publik?

Thu 3 May 2012 - 0:33
Po postoje ketu nese e ke akoma ate ese qe krijove vete pra.. kiss
BeSaa
BeSaa
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
<b>Postime</b> Postime : 11852
<b>Hobi</b> Hobi : leximi dhe muzika
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Ne Zemren Shqiptare..
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 12/11/2011

Sikur te kisha ne dor permiresimin e shendetit publik? Empty Re: Sikur te kisha ne dor permiresimin e shendetit publik?

Thu 3 May 2012 - 0:39
Message reputation : 100% (1 vote)
Eshte pak e shkurter dhe ne shpejtesi qe e kam shenuar brenda pese minutav Very Happy

Shume here kam menduar per shume gjera dhe gjithmone kam filluar fjalin me Ah sikur...,por ja qe gjerat nuk dalin ashtu si i mendojme.Njera nder ato mendime ka qene dhe ajo se sikur te kisha ne dore per te permisuar shendetin publik gjithcka qe kam nga vetja do te jepja per te permisuar gjejen e cila eshte me rendesishme ne jete.Shendeti pubilk eshte arti i parandalimit te shume semundjeve,zgjatjes se jetes dhe cilesise se jetes.
Shendeti eshte nje aspekt shume i rendesishem i jetes sone,eshte qellimi i ekzistences tone,andaj cfaredo qe behet ne te mire te shendetit eshte e pamjaftueshme.Por ja qe njerzite rendesine e shendetit e kuptojne atehere vetem kur u mungon shendeti.Duhet dhene shume nga vetja jo vetem une por gjithe per te permisuar shendetin publik se eshte gjeja me me vlere qe na duhet ne kete jete, na shpeton dhe na parandalon ne shume raste edhe nga vdekja.Te kisha ne dore une kete do te dija si do te veproja,do te investoja deri ne maksimum.
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Sikur te kisha ne dor permiresimin e shendetit publik? Empty Re: Sikur te kisha ne dor permiresimin e shendetit publik?

Thu 3 May 2012 - 0:47
Pranoj urimet tuaja per shkrimin e mesiperm se me perket mua vetem grrrr

Sikur te kisha ne dor permiresimin e shendetit publik? 135196 Bravo zyshe ta rrita e reputacionin megjithse ske nevoje per tu vleresuar me nota ti Sikur te kisha ne dor permiresimin e shendetit publik? 1286751612
BeSaa
BeSaa
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
<b>Postime</b> Postime : 11852
<b>Hobi</b> Hobi : leximi dhe muzika
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Ne Zemren Shqiptare..
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 12/11/2011

Sikur te kisha ne dor permiresimin e shendetit publik? Empty Re: Sikur te kisha ne dor permiresimin e shendetit publik?

Thu 3 May 2012 - 0:49
Aяjαиα shkruajti:Pranoj urimet tuaja per shkrimin e mesiperm se me perket mua vetem grrrr

Sikur te kisha ne dor permiresimin e shendetit publik? 135196 Bravo zyshe ta rrita e reputacionin megjithse ske nevoje per tu vleresuar me nota ti Sikur te kisha ne dor permiresimin e shendetit publik? 1286751612

grrrr grrrr grrrr Faleminderit gjithesesi ishte kjo ajo qe kerkove t'ia beje Sikur te kisha ne dor permiresimin e shendetit publik? 1286751612 Sikur te kisha ne dor permiresimin e shendetit publik? 1286751612
Sponsored content

Sikur te kisha ne dor permiresimin e shendetit publik? Empty Re: Sikur te kisha ne dor permiresimin e shendetit publik?

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi