Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Shqiptare
Shqiptare
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 4177
<b>Hobi</b> Hobi : shqiptaria
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Shqiperi
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 24/07/2011

Edhe Homeri paskësh pas folur serbisht! Empty Edhe Homeri paskësh pas folur serbisht!

Wed 2 May 2012 - 21:52
Message reputation : 100% (1 vote)
Edhe Homeri paskësh pas folur serbisht! Fahri-XharraNga Fahri Xharra
30.04.12

Luis Benlou, Studiues Francez, “La Grece avant les Grecs (Greqia para Grekëve) 1877. “Shumë emra vendesh, malesh, lumenjsh e figurash legjendare, të cilat nuk mund të shpjegohen nga etimologjia e fjalëve greke mund të shpjegohen fare mirë përmes një gjuhe jogreke. Deri më sot vetëm një gjuhë është e aftë të hedhë dritë mbi këto emra ajo është gjuhë shqipe. Shqiptarët e sotëm janë pasardhës të popullsisë, e cila jetonte para ardhjes së grekëve në trevat. “Përgjatë Adriatikut deri në Halis”. (Halis quhej një lum në lindje të Azisë së Vogël).
A. Vasiliev, Autor i vëllimeve të shumta për Perandorinë Bizantine, “E vërteta është se edhe sot e kësaj dite shumica e ishullit ARQIPELAG dhe gati e gjithë ATIKA deri në ATHINË janë SHQIPTARË”.

Pa dashur, më vjen një pyetje: Pse ky ndryshim në mes të serbeve dhe nesh?Edhe Homeri paskësh pas folur serbisht! AlnaniaDeri sa ata mundohen me rrenat e tyre të certifikohen edhe në historinë e vjetër, deri sa ata nuk lënë gur pa lëvizur që të gjejnë të kaluarën “e tyre (!)” deri sa ata nuk lënë histori pa u futur në të dhe si përfundim e duan certifikatën e falsifikuar të lindjes shumë e shumë shekuj para se të kishin lindur; ne shqiptarët, edhe pse më të hershmit në këto toka, me ndihmën e disa historianëve të huaj dhe me ndihmën e mohuesve tanë e kërkojmë certifikatën tonë të lindjes dhe mundohemi të bindim edhe botën se kemi lindur, jo ma herët se ardhja e osmanllinjëve në këto anë. A nuk është ky një tentim zhburrërimi i një të kaluare aq të pasur e të vrullshme sa edhe t`a quajmë veten kaotikë të historisë.? Kush po na mëson dhe dirigjon, që ta bëjmë vetën më të rinj se sa ata që erdhën këndej pari e mësuan nga ato për të cilat po mësojmë ne sot nga ata.
Gënjeshtrën nuk e kemi hak e as që na nevojitet, se ne i kemi faktet dhe provat të cilat e tronditin botën e sinqertë. Shkrimi im nuk mëton të jetë studim historik; por vetëm një kënd tjetër i vështrimit të pafytyrësisë serbe në vjedhjen e historisë sonë, një gërvishtje për të ngjallur kërshërinë për të kaluarën tonë.

“Asnjë popull tjetër i botës në të cilën ne jetojmë, nuk është aq i panjohur për evropianët e perëndimit për sa i përket prejardhjes, historisë dhe gjuhës, sa shqiptarët”. (Johan Tunman, 1774, Leipzig).Edhe Homeri paskësh pas folur serbisht! AlbaniaE pse ishim të panjohur; edhe pse jemi populli kryesor, i lashtë, i rëndësishëm dhe se çdo historian (jo serb, jo grek, jo turk) na njihte dhe me historinë tonë e plotësonte zbrazëtin e madhe në historinë e vjetër të Europës.?

Ne ishim të nënshtruar, ne ishim fatkeq ne ishim të pa fuqishëm dhe historianët (serbë, grekë dhe dashamirët e tyre; dashamirët e falsifikimit të qëllimshëm) shpesh ishin aq të padrejtë, sa tërësia e jonë historike u copëtua në copëza të pa përfilleshe. Po sot, ku jemi sot? A u bindemi fakteve historike për ne, apo prapë i nënshtrohemi diktatit të tjerëve për shkruarien e historisë sonë?
Një shkrim në një gazetë zvicerane (2008) paska pas shkruar se Libri i Oliver Shmitit për Skënderbeun paska pas ngjallur zemërim tek shqiptarët. Jo nuk ka ngjallur zemërim, por ka ngjallur kundërshti ndaj shkrimeve të asaj historijeje të porositur, që nuk i jep lavd asnjë shkencëtari të shkencave historike. Edhe ne shqiptarët, i kemi historianët tonë edhe ne dimë kur të “zemërohemi.”

Për përshkrimin e ndërgjegjshëm të pandërgjegjshmërisë serbe në trillimet e saja në historinë e saj i morra për analizë (zbërthim) tri libra të cilat të japin një ide të vërtetë se deri ku shkon imagjinata e tyre për gjetjen e vetvetes (sllavizmit- serbizimit) në të kaluarën historike në këto toka: “Homer’s Blind Audience, An Essay on the Geographical Prerequisites for the Site of Ilios. San Antonio: Scylax, 1984 të Roberto Salinas Price-it; “O trojansko-slovenskoj Misteriji “2003 ( Misteri trojano -sllav) të Branko Vukosiqit (Ish-ambasador i Jugosllavisë në Meksikë) dhe “Montenegro – Cradle of Homer” (Mali i Zi, djepi i Homerit), “Troyan language is Slavic” (Gjuha trojane është Sllave) të Novak Andesilić -it.
Është për t`u vajtuar guximi i pafytyrë i historiografisë serbe në këmbëngulësinë e saj në një përvetësim të një historijeje të gjatë mijëra vjeçare; e vaji duhet të jetë edhe më i madh që historiografia shqiptare heshtë dhe nuk gjen mjete as materiale e as morale që me fakte e dhe dokumente t‘i kundërvihet asaj. Bota i beson vetëm librit; e ne atë nuk e kemi se jemi zhytur në thellësinë e një vetngulfatjeje nga e cila po e kemi vështirë të dalim.Edhe Homeri paskësh pas folur serbisht! Dia“Disa autorë e cekin sa Shqiptarët ( Albanci) kanë ardhur nga krahina me të njëjtin emër (Albania), pra e Dagestanit të sotëm në shek. 11-12-të ps. k. si mercenarë të pushtuesve Normano –Sicilian, me qëllim pushtimin e bregdetit lindor të Adriatikut. Pas rënies së Normanëve, Shqiptarët mbetën në territorin e sotëm të Shqipërisë së Jugut. Dhe në këtë mënyrë ata e vazhduan jetën në fqinjësi me Sllavët, duke e ruajtur identitetin e tyre. Së bashku me sllavët, ranë nën pushtimin turk, bile edhe luftërat kundër turqve i kanë bërë së bashku me serbët (Skënderbeu). Me ndryshim nga sllavët, shqiptarët kryesisht janë islamizuar. Në kohën më të re duke përdorur teorira të ndryshme; shqiptarët po dalin me tezën se janë pasardhësit direkt të Ilirëve. Përndryshe, prejardhja e shqiptarëve mbetet e hapur. (Branko Vukosiq, Mbi misterin Trojano-sllav, 2003 f.189) Para do kohe ne vet dolëm me teorinë që Albania e jonë qenka me prejardhje me Albaninë e Azerbaigjanit. Pak larg njëra me tjetrën ( Dagestani dhe Azerbaigjani), por kryesisht nga Azia.(?!?!)
Autori i lartpërmendur e mbron qëndrimin se Troja dhe tokat e Trojës janë në Ballkan, por se Troja është në lidhje me civilizimin sllav, duke e potencuar mendimin e meksikanit Robert Salinas Prajs, i cili gjithashtu thotë se Troja është në Luginën e Neretvës, vendi i quajtur Gabela, por duke shkuar edhe më larg: Iliada dhe Odiseja u përkthyen nga sllavishtja në greqishten e vjetër(?). Lokaliteti i Trojës përmendet edhe në vitin 1872, kur historiani serb Milosh S.Milojeviq në faqën 173 të librit të tij “Fragmente nga jeta e serbeve”(1872) “thotë se trojanët ishin serb”.

E bukur kjo, apo jo ?

A nuk është një guxim i madh i serbëve që vetën ta quajnë trojan; kurse ne, vetës ia mohojmë të kaluarën tonë.?
Novak Andesiliq në librin e tij: “ Mali i Zi, djepi i Homerit, Gjuha trojane është sllave”, shkruan: “ Autori Straboni në librin e tij “Gjeografia” shkruan se Ilirët, Epirotët dhe Maqedonasit e flasin të njëjtën gjuhë. Duke qenë se Frigasit jetonin në mes të këtij trekëndëshi, e logjikshme është se edhe gjuha e tyre ishte ilire, ne të njëjtën kohë Maqedonia dje epirote. Historiani i shek XIX-të, Xhon Kembel shkruan: “Në perëndim të Maqedonisë jetonin Dardanët dhe Ilirët, dy emra që e shënojnë të njëjtin popull- popullin serb”. (?)Edhe Homeri paskësh pas folur serbisht! IlliretDuke parë që historia po flet ndryshe dhe bota shkencore po flet ndryshe. Serbet po mundohen që faktet për ilirët të cilat më nuk po mund t`i mëshefin, atëherë po kërkojnë lashtësi të stërlashtë për vete. Ky është me të vërtetë një qëndrim tejet arrogant ndaj historisë, me të vërtetë një vjedhje e pafytyrë në pikë të ditës. Kurse ne e humbim kohën duke u marr me vetveten dhe i tregojmë botë papjekurinë tonë kombëtare duke e mohuar çdo gjë shqiptare, dardane, ilire dhe pellazge.

Profesori i Sorbonës në pension, linguisti i njohur Milan Ristanoviqi, e ka botuar një studim pas 40-vjetësh punë në te dhe me të cilën dokumenton që bredhja e Odiseut ka ndodhur në Adriatikun Jugor, prej Korfuzit e deri në Split dhe që Posedoni ishte Perëndi Ilire. Ai thirret në studimin e spikatur të historianit amerikan Mozes Finli, i cili në veprën e tij “Bota e Odisesë” vërteton që mënyra e jetës se Iliadës dhe Odisesë me të vërtetë ka qenë.

Serbët gjithmonë të joshur dhe favorizuar nga bota, mendojnë qe ende iu ecin “pallavrat” dhe, lexoni se çka shkruajnë: “Shkodra- Troja Serbe” dhe vazhdon autori Novak Andeseliqi: “Ilirët janë Serb, a serbët janë sllav, kjo tregon se Trojanët janë bartës të civilizimit serbo-sllav të antikës, sepse Troja- Shkodra është kryeqyteti antik Sllav”. Bukur, hë!

Serbët në këto anë që 25 shekuj?Edhe Homeri paskësh pas folur serbisht! PikepyetjeSerbët në këto anë që 25 shekuj?

Gjuhëtari sllavo -maqedonas Odisej Belqevski, paska pas gjetur që në Iliadë dhe Odisenë e Homerit, fjalë të njëjta që po u përdorkan në gjuhen e sotme sllavo-maqedone dhe në atë të sotme serbe. Mrekulli që serbishtja i paska ruajtur ato fjalë.(?)
“Vepra më e vjetër helene-ilire Iliada dhe Odiseja, janë të shkruara me t`ashtuquajturin heksametër, të cilat paskan shumë ngjashmëri me këngët epiko-lirike serbe. Meqenëse është përdorur gjuha Jonike me atë Eolike, e gjithë kjo tregon se Homeri ishte Ilir, dhe këto, gjuhë Ilire. Në shkrim është përdorur alfabeti iliro – helen”. “ Fanula Papazoglu, mendon që Frigjija ishte krahinë kufitare me Ilirinë dhe është krejt e kuptueshme që ky ishte shteti i Trojës. Ilirët e kanë marr emrin nga kryeqyteti i tyre, që në atë kohë ishte Sarda, sepse Ilirët ishin Sardë, gjegjësisht Sardanë (Dardanë), pra serb.” (?)
Shikoni se sa të “lashtë” qenkan serbët: “Serbia antike, në brendinë tokësore të saj është quajtur Dardania, sipas Dardanit, gjegjësisht Sardanit, Sarbonit që nga shekulli i XIV para Krishtit dhe Serbia antike përgjatë bregdetit të Adriatikut është quajtur Iliria. Pra Serbia qenka para 34 shekujve ne këto anë. Zbulim epokal i serbëve.? E ne, si po thonë ata të ardhur nga Azia, diku ne shekujt XI-XII- të.
Autori serb vazhdon: “Profesori Radivoje Peshiqi, bindshëm flet për përkatësinë serbo-sllave të Trojës: Me analizën komparative-linguiste (metoda krahasuese -gjuhësore) të veprës së Homerit, me një saktësi të madhe e nxjerrë analogjinë (ngjashmërinë) e gjuhëve parahelene, latine dhe sllave, dhe me “saktësi” të drejton në komponentët e fuqishme sllave te Pellazgjishtja dhe me këtë e lëvizë rrethin pellazg në lindje, perëndim dhe veri ku ata (pellazgët), pra do të na lënë një ndikim të madh edhe sot në gjuhën tonë (serbe, pra)”.

A thua po na mbushin mend këto libra të serbëve?
Apo, do i lejojmë edhe Schmittat tjerë të dalin në skenë?
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Edhe Homeri paskësh pas folur serbisht! Empty Re: Edhe Homeri paskësh pas folur serbisht!

Tue 8 May 2012 - 20:57
Serbi edhe humorin e ka te skaduar... Edhe Homeri paskësh pas folur serbisht! 81192
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Edhe Homeri paskësh pas folur serbisht! Empty Re: Edhe Homeri paskësh pas folur serbisht!

Wed 9 May 2012 - 12:07
ups
Sponsored content

Edhe Homeri paskësh pas folur serbisht! Empty Re: Edhe Homeri paskësh pas folur serbisht!

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi