Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Shqiptare
Shqiptare
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 4177
<b>Hobi</b> Hobi : shqiptaria
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Shqiperi
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 24/07/2011

Zgjedhjet në Preshevë, shqiptarët votojnë me flamurin kombëtar Empty Zgjedhjet në Preshevë, shqiptarët votojnë me flamurin kombëtar

Sun 6 May 2012 - 19:36
Message reputation : 100% (1 vote)
Zgjedhjet në Preshevë, shqiptarët votojnë me flamurin kombëtar Jonuz-MusliuPreshevë, 6 maj 2012, NOA – Shqiptarët e Luginës së Preshevës kanë vendosur flamurin kombëtar në disa nga qendrat e votimit, ku sot votohet për të zgjedhur presidentin serb, deputetët dhe drejtuesit lokalë, raporton agjencia e lajmeve NOA.al.

Lajmin e bën me dije agjencia kosovare “Presheva Jonë”, e cila raporton se në disa vendvotime të Kosovës, ku po votojnë pakicat serbe, si në veri të Mitrovicës dhe Zubin Potok janë vënë flamujt e Serbisë.

Por, sipas agjencisë në disa qendra votimi në Luginën e Preshevës janë vendosur flamuj kombëtar dhe të Kosovës.

Gazetarët e agjencisë kanë fotografuar një lider shqiptar, i cili po votonte në zgjedhjet lokale serbe para flamurit kombëtar.

Pas votimit me të qeshur lideri i LPD-së Jonuz Musliu, mësohet të ketë thënë se “në 6 maj ka zgjedhje edhe Kosova edhe Serbia. Kjo këtu është Kosovë Lindore”.

“Ne këtu jemi shqiptarë dhe është drejtë e jona të dalim me flamurin tonë kombëtar në zgjedhje. Pardje në Tërnovc e Breznic kemi parë automjetet policore me flamuj të Serbisë, të cilët rrethuan fshatrat tona shqiptare, i bastisën, i keqtrajtuan, dhe arrestuan bijtë tanë. Tash ne shqiptarët nuk di pse duhet më ta përdorim atë flamur”, deklaroi kryetari i LPD-së Jonuz Musliu, njëherësh kryetar i Kuvendit Komunal të Bujanovcit.

mit/noa.al
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi