Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Shqiptare
Shqiptare
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 4177
<b>Hobi</b> Hobi : shqiptaria
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Shqiperi
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 24/07/2011

Pensionimi i hershëm, shton shanset për vdekje të parakohshme Empty Pensionimi i hershëm, shton shanset për vdekje të parakohshme

Mon 7 May 2012 - 21:01
Pavarësisht asaj që ideali i shumicës së popullit që punon është të shkojë në pensionin e merituar, ata të cilët herët e përjetojnë këtë, në të vërtetë nuk ia dalin të jetojnë aq gjatë për ta shfrytëzuar plotësisht.Hulumtimi i kryer në Austri ka treguar se si njerëzve të cilët kanë shkuar në pension para moshës 57-vjeçare konsiderueshëm iu kanë shtuar shanset për vdekje të parakohshme, ndërsa ky fenomen në veçanti prek meshkujt.Pavarësisht asaj që ideali i shumicës së popullit që punon në këtë botë është të mbledhë sasi të mjaftueshme të parave dhe të të ardhurave dhe të shkojë në pensionin e merituar, të cilin do ta shijojë sa më gjatë duket që shumë njerëz, të cilët dalin herët në pension në të vërtetë nuk ia dalin të jetojnë aq gjatë për ta shfrytëzuar plotësisht.

Hulumtuesit besojnë se si shkaku kryesor i kësaj është rënia e papritur e shprehive të mira dhe pranimi gjithnjë më i madh i shprehive të këqija shëndetësore që njerëzit i adoptojnë në pensionin e parakohshëm, si pirja e cigares, alkoolit, ushqimi i pashëndetshëm dhe reduktimi i aktiviteteve fizike.

“Këto rezultate janë gjithsesi shqetësuese dhe tregojnë se si kujdesi shëndetësor i personave të moshuar duhet të fokusohet më shumë në ata që janë tashmë një kohë më të gjatë në pension”, ka thënë Andreas Kuhn.

Ja më në fund dhe pak ngushëllim për të gjithë neve që pensioni është një koncept i panjohur dhe nuk kemi zgjidhje tjetër veçse të punojmë derisa të vdesim. /Telegrafi/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi