Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Bastet për Euro 2012, favorite Gjermania e Spanja Empty Bastet për Euro 2012, favorite Gjermania e Spanja

Wed 9 May 2012 - 10:48
Bastet për Euro 2012, favorite Gjermania e Spanja Gjermani-feste


Pas një muaji do të nisë aktiviteti më i rëndësishëm i futbollit Evropian, Euro 2012 që do të zhvillohet në Poloni dhe Ukrainë.

Në prag të këtij aktiviteti, kompanitë e basteve kanë filluar të bëjnë parashikimet e tyre në lidhje me skuadrën që do të triumfojë në finalen e 1 korrikut. Sipas tyre, Spanja dhe Gjermania janë ato që kanë probabilitetin më të madh për të dalë fituese dhe kompanitë e basteve i kuotojnë ato me koeficentin 3.75. Menjëherë pas tyre gjendet Holanda me koeficent 8 dhe Franca me 12. Italia dhe Anglia kuotohen me koeficentin 13, ndërsa Portugalia vlerësohet me 17.

Por jo vetëm kaq, kompanitë e basteve bëjnë parashikimet e tyre edhe për skuadrat që priten të dalin në finale. Sipas tyre do të përsëritet sfida finale e Euro 2008 dhe përballë do të vendosen sërish Spanja me Gjermaninë që kuotohet me koeficentin 7. Finalja e mundshme mes Gjermanisë dhe Holandës kuotohet me 12, ndërsa ajo mes Italisë dhe Spanjës ka koeficentin 13.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi