Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Përmirësoni paragjykimet tuaja! Empty Përmirësoni paragjykimet tuaja!

Fri 11 May 2012 - 0:46
Një vajzë e mashtruar nuk është k**ë,
një djalë i sjellshëm, nuk është homoseksual.
Një njeri me duart kallo, nuk është !#*,
një njeri me syze nuk është patjetër intelektual.

Një njeri muskuloz, nuk është i fortë
një njeri që nuk qesh, nuk është serioz.
Një njeri i paditur, nuk është i pafajshëm
një njeri që di të qeshë, nuk është karagjoz.

Një njeri egoist, mund të jetë altruist
një njeri tolerant nuk është i dobët.
Një njeri altruist mund të jetë egoist
një njeri që fal, nuk ka botë të vogël.

Një njeri i ndjeshëm, nuk pret vetëm dhimbje,
një njeri i vrazhdë, nuk pret ëmbëlsi.
Një njeri i tradhëtuar, nuk është pa faj
një njeri i dashuruar, nuk është në verbëri.

Një njeri ateist nuk është detyrimisht komunist,
një njeri besimtar nuk është domosdoshmërisht trutharë.
Një njeri verbërisht militant, edhe mund të vetënumërohet si qytetar,
një njeri pa interes rreth politikës, edhe mund të vetëndjehet atdhetar.


Një njeri i urtë, nuk është i humbur,
një njeri që shpejt humb durimin, është i padurueshëm.
Një njeri llafazan, nuk është i fituar
një njeri i mendjengushtë, është i pashërueshëm.

Një njeri i sinqertë, nuk jeton i shqetësuar
një njeri i vetmuar, nuk mund të jetë i zgjuar.
Një paragjykim, është gjykimi ynë i parë,
një gjykim i parë, nuk mund të jetë detyrimisht i gabuar./S.i/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi