Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Noizy: Unë jam gangster i rritur rrugëve, ata janë rritur me babë e nënë Empty Noizy: Unë jam gangster i rritur rrugëve, ata janë rritur me babë e nënë

Sat 12 May 2012 - 1:23
Noizy: Unë jam gangster i rritur rrugëve, ata janë rritur me babë e nënë Noizy2-300x225Noizy reagon pas konfliktit me Baba Stars
Për të gjithë konfliktin i cili zgjoi interes të veçantë javës që kaloi, rep këngëtari i njohur Rigels Rajku është prononcuar për televizionin Alsat-M në Shkup, duke treguar versionin e tij të ngjarjes. Ai ka treguar gjithashtu se së bashku me djemtë e labelit, Baba Stars, kanë qenë edhe dy femra, përkatësisht këngëtarja Dafina Zeqiri e cila është e dashura e Ledri Vulës, si dhe Florenta Islami, e fejuara e Getoar Selimit. ‘’Vajzat dolën si të dashura, ishim të gjithë në një aeroplan, ata dolën para nesh, ishim vetëm dy dhe ata ishin gjashtë. Ndodhi ajo që ndodhi, ata menjëherë thirrën gazetarët e tyre duke thënë se e kanë rrahur Noizin dhe se ka plagë të rënda në gjithë trupin. Unë një orë pas sherrit bëra videon ku tregova se nuk kam asnjë plagë. Ata nuk i kam rrahur si është dashur t’i rrah, por 2 me 6 kemi qenë. E vërteta është se kur kanë bërë foto në koncert u duket makiazhi dhe ia kam marrë qaforen duke i treguar rinisë kosovare se me çfarë reperash mburren. Asnjë qime floku nuk kanë mundur të më prekin, vetëm në fillim më ka sulmuar njëri’’, është shprehur Noizi gjatë një bisede telefonike, ndërsa i pyetur se a ndihet krenar dhe fitimtar moral për këtë rast, ai tregon: ‘’(qesh) Nuk është për t’u ndier krenar me këtë lloj njerëzish, nuk e di çfarë do kishin bërë ata sikur të kisha qenë unë me gjashtë veta e ata vetëm dy. Nuk e ke idenë se çfarë lloj situate dhe skene është krijuar në ato momente në aeroport. E kam lutur policinë të më japin një kopje të DVD së xhirimit për të parë se si i kam shkelur me këmbë, edhe pse kanë qenë gjashtë persona. Fansat e mi e dinë cili jam, unë jam rritur në rrugë kurse ata janë rritur me nënë e babë’’, ka përfunduar rrëfimin e tij reperi i njohur Noizi, teksa nëpër rrjetet sociale po vazhdojnë të qarkullojnë disa foto, në të cilat shihet një qen i racës pitbull teksa mban në qafë një qafore për të cilën thuhet se është e Getit.
MC KRESHA AFROHET ME BABA STARS, ËSHTË MIK I LEDRIT
E teksa treguam se këngëtarët kanë filluar të grupohen sa në anën e Noizit e sa në atë të Getit, ne siguruam edhe një foto në të cilën shihen reperët e njohur Mc Kresha dhe Ledri Vula. Nga kjo mësuam se Kreshnik Fazliu tashmë është radhitur në anën e Baba Stars si mik i Ledri Vulës. Por ndërkaq rikujtojmë se edhe ky më herët ka pasur një konflikt me Rigels Rajkun, por që thuhej se i ka qetësuar e dashura e Kreshës, këngëtarja e njohur Rozana Radi, pasi pajtimin e tyre e kemi vënë re gjatë edicionit të fundit të festivalit ‘’Kënga Magjike’’.
Noizy: Unë jam gangster i rritur rrugëve, ata janë rritur me babë e nënë Agon-sPas konfliktit Baba Stars kundër OTR, këngëtarët ndahen në dy grupe
Kanë filluar të rigrupohen këngëtarët e skenës shqiptare, përfshirë ata në Kosovë dhe në Shqipëri, duke dalë në përkrahje të dy grupeve që javën e kaluar kishin një përleshje fizike në Aeroportin e Zyrihut. Kështu, nga hulumtimet që kemi bërë dhe asaj që kemi parë nëpër rrjetet sociale, tashmë në njërën anë qëndrojnë Tingulli 3nt (Geti & Agoni), grupi Skillz (Ledri & Visari), Dj Dirty, Stresi, Ronela Hajati, Dafina Zeqiri, Blero, Dj Çekiç, disa prej tyre edhe pjesë e labelit Baba Stars. Ende nuk kemi vënë re se cilët prej kolëgëve kanë marrë guximin të mbrojnë dhe të përkrahin Noizin dhe grupin e tij OTR. E nëse i bëhet një analizë më e mirë rastit, e gjitha si duket ishte planifikuar, pasi pikërisht të nesërmen Baba Stars ka publikuar një këngë të re, në të cilën këndojnë të gjithë anëtarët e labelit dhe fabula e këngës rep i dedikohet grupit rival OTR.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi