Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Dasa
Dasa
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
<b>Postime</b> Postime : 3512
<b>Hobi</b> Hobi : Me flejt
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Ne Tok te Zotit
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 27/04/2012

Pasojat E Zinasë [Amoralitetit] Në Dynja Dhe Ahiret	  Empty Pasojat E Zinasë [Amoralitetit] Në Dynja Dhe Ahiret

Sat 12 May 2012 - 9:30
Pasojat E Zinasë [Amoralitetit] Në Dynja Dhe Ahiret

Zinaja, marre e madhe, është turp i madh, gjynah i cili e prish dynjanë dhe ahiretin, mëkat i cili ja bënë personit të vuaj në varr, dhe ta shijoj dënimin kur të del para All-llahut në ditën e kiametit, pastaj vëllezër mysliman zinaja është mëkat që më së shumti do ti fut njerëzit në xhehenem, më së shumti çka do të futën në xhehenem do të jenë për shkak të zinas, për shkak të kësaj dukurie negative, thotë Pejgamberi [Alejhi Selam]: ” Ma së shumti çka i futi njerëzit në xhehenem është goja dhe zinaja,"

Falënderojmë All-llahun Subhanehu we Teala, falënderojmë Krijuesin, Sunduesin, Furnizuesin, Mbikqyrsin e gjithësisë, vetëm Atij i nënshtrohemi dhe vetëm Atij i përulemi, dhe bime salavat mbi Pejgamberin [Alejhi Selam] dhe mbi shokët e tij besnik dhe mbi të gjithë ata qe trasojn dhe shkojnë rrugës së tyre deri në ditën e gjykimit.

Pastaj, vëllezër mysliman dijeni se All-llahu Subhanehu we Teala e ka bërë haram për djem dhe vajza, për burra dhe gra, për myslimanët krejt myslimanët, e ka bërë haram zinan, e ka bërë haram amoralitetin, e ka bërë haram dhe prej harameve të mëdha lidhje jashtë martesore dhe i ka urdhëruar myslimanët, djem dhe vajza që ti ulin sytë e tyre dhe mos të shikojnë në haram, të i ruhen harameve dhe ka premtuar All-llahu Subhanehu we Teala me një ndëshkim dhe me një dënim të rëndë për ata të cilët e bëjnë këtë vepër të fëlliqur, këtë dukuri të shëmtuar negative, këtë dukuri shumë të poshtër të cilën e ka ndaluar All-llahu Subhanehu we Teala prej Ademit [Alejhi Selam] nëpërmjet gjuhëve të të gjith pejgambereve dhe librave të shenjta nga Teurati, Zeburi, Inxhili dhe deri te Kur’ani i madhëruar që të gjitha librat e shenjta e kanë potencuar qartazi se All-llahu Subhanehu we Teala e ka bërë haram zinanë, e ka bërë haram amoralitetin, e ka bërë haram prej harameve të mëdha lidhjen jashtëmartesore apo kontaktim intim, jolegjitim.

Thotë All-llahu Subhanehu we Teala “ Dhe mos iu afroni ju zinas”, pra mos iu afroni ju ksaj dukurie të shëmtuar, se me të vërtet ajo është e poshtër, ajo është e fyer, ajo është e rëndë, ajo është e shkelur dhe qortuar rëndë nga All-llahu Subhanehu we Teala. Është mëkat i madh, për këtë arsye All-llahu Subhanehu we Teala e ka bërë bashkë këtë dukuri me shirkun në All-llahun Subhanehu we Teala, dhe me mbytjen e njeriut pa hakk.

Thotë All-llahu Subhanehu we Teala në Suren El-Furkan:

“ Edhe ata që pos All-llahut, nuk lusin zot tjetër dhe nuk mbysin njeriun që ka ndaluar All-llahu, por vetëm kur e meriton në bazë të drejtësisë, dhe që nuk bëjnë zina, ndërsa kush i punon këto, ai gjen ndëshkimin."
[el-Furkan, 68].

Pra, ata i numëron All-llahu Subhanehu we Teala prej të shpëtuarve, e që është tregim në vete, ku All-llahu Subhanehu we Teala i numëron “Ibadd´ur´Rrahman” robt e All-llahut Subhanehu we Teala të sinqert, pra ta janë prej tyre që nuk i bëjnë All-llahut shok, nuk e mbysin njeriun dhe neve na intereson per këtë moment dhe nuk bëjnë zina , pra zinan All-llahu Subhanehu we Teala e radhit menjëherë pas shirkut dhe mbytjes pa hakk.

Dëmi i zinasë është shumë i madh, sepse gruaja kur bënë zina e poshtëron vetveten e vetë, dhe atë poshtërsi e fut te burri i vet, te familja e burrit, te familja e saj, te të afërmit e saj, dhe ua nxin fytyrën të afërmeve të saj, i turpëron familjen e saj, dhe belaja është edhe më e madhe nëse ajo mbetet me me barrë, dhë nëse e mbyt atë fëmi, pra i bënë bashkë mes dy mëkateve të mëdha; zinas dhe vrasjes pa hakk, dhe nëse e lind atë fëmi dhe nuk i tregon askujt apo e fsheh atë, pra e ka fut marrën në shtëpinë e vetë, pra në shtëpinë e burrit, e ka përzi farën e burrit të vetë, e ka fut në familje të burrit atë çka nuk është prej farës së tij. Edhe burri të njëjtën gjë nëse e bënë këtë mëkat, edhe ai ka bërë turp të madh sepse i ka poshtëruar motrat myslimane, i ka fyer femrat e ndershme, ua ka prish atyre marrën.

Zinaja, marre e madhe, është turp i madh, gjynah i cili e prish dynjanë dhe ahiretin, mëkat i cili ja bënë personit të vuaj në varr, dhe ta shijoj dënimin kur të del para All-llahut në ditën e kiametit, pastaj vëllezër mysliman zinaja është mëkat që më së shumti do ti fut njerëzit në xhehenem, më së shumti çka do të futën në xhehenem do të jenë për shkak të zinas, për shkak të kësaj dukurie negative, thotë Pejgamberi [Alejhi Selam]: ” Ma së shumti çka i futi njerëzit në xhehenem është goja dhe zinaja," pra organet gjenitale.

Pastaj, vëllezër mysliman prej specifikave është se kjo dukuri mbjell varfëri, mbjell skamje, ia shkurton jetën njeriut, e vesh kryesin e kësaj dukurie me një petk të zezë në fytyrë, ia poshtëron fytyrën, ia humb marrën, e bënë atë të poshtër para shokëve, para familjes dhe shoqërisë, e bënë që të qëndroj me kokulur, të nënçmuar para të gjithëve, askush nuk ka besim në të, nuk ka respekt para njerëzve.

Si pasoje kësaj vepre të shëmtuar janë edhe sëmundjet tjera gjenitale të cilat janë zbuluar kohëve të fundit se përhapën prej kësaj dukurie të shëmtuar janë të shumta si: Sifilisi, Flamidezona, Goneara e shumë të tjera që ne faktikisht shumë prej tyre edhe nuk i dimë dhe nuk janë të përhapura dhe në krye të tyre është SIDA, sëmundje e përhapur, ku ka deshtë i lumi All-llah që ia ka dërgua njerëzve dënim të rëndë, ku presin 30-40 milion e presin qe t’iu arrij vdekja ngadalë-ngadalë nga kjo sëmundje e poshtër; le të vdesin në këtë dynja me vuajtje të tmerrshme se me ermin e All-llahut Subhanehu we Teala, në ditën e gjykimit do ta kenë dënimin edhe ma të rëndë nga kjo dukuri e poshtër.

Thotë All-llahu Subhanehu we Teala: ” Dhe ai i cili e bënë zinan do të ndëshkohet rëndë në ditën e kiametit, do ti dyfishohet dënimi në ditën e gjykimit, dhe do të jetë përgjithmonë ne xhehenem,” dhe do të jetë i nënçmuar përgjithmonë në xhehenem për hir të këtyre krimeve të mëdha që i ka bërë, pra dënim në dynja, dënim në ahiret, dhe sikurse të kish qenë sheriati në këtë dynja duke u zbatuar do ti kishte dënuar ata njerëz rëndë në dynja.

Dënimi i All-llahut Subhanehu we Teala është i rëndë, për ata që bëjnë zina në këtë dynja, por subhanAll-llah edhe pse sheriati nuk zbatohet ne pjesën dërmuese të dynjasë, edhe pse njerëzit nuk i tuten All-llahut Subhanehu we Teala dhe bëjnë këso marri se nuk ka dënim nga sheriati, shikoni se çfarë dënimi iu ka dërgua All-llahu Subhanehu we Teala, çfarë sëmundjesh iu ka dërgu All-llahu Subhanehu we Teala, ku janë më të rënda se sa dënimet të cilat i ka caktuar All-llahu Subhanehu we Teala në sheriat, nuk munden me i ikë dënimit të All-llahut Subhanehu we Teala.

Sëmundje të rënda vdekjeprurëse, epidemi të rënda shkatërruese, këto epidemi si rezultat i të cilave janë përhapur këto bela në shoqërinë tonë, pra zinaja në krye të tyre. Për këtë arsye, shikoni se çfarë i thotë Kebi, Ibni Abbasit; i thotë ky mysliman i ndershëm:

”Ja Ibn Abbas, kur të përhapet një sëmundje e madhe, një sëmundje ngjitëse në shoqëri, dijeni se është përhap zinaja, kuptoni se është përhap zinaja dhe si rezultat i zinas All-llahu Subhanehu we Teala ka dërgu bela, All-llahu Subhanehu we Teala ka dërgua sëmundje ngjitëse të cilat e shkatrrojn shoqërinë” pastaj është rezultat i hidhërimit të All-llahut Subhanehu we Teala, dhe kur All-llahu Subhanehu we Teala hidhërohet në një popull, nuk ka mundsi ai popull me i shpëtu denimit të All-llahut Subhanehu we Teala.

Thotë Enesi [RadijAllahu Anhu]: " Kam dëgjuar një hadith të Pejgamberit [Alejhi Selam] dhe atë hadith po kam dëshirë më ua tregu juve o mysliman," thotë Enesi se, "..e kam dëgjuar Pejgamberin [Alejhi Selam] duke thënë: ” Prej shenjave të kiametit është me u ngrit dija dhe me u përhap injoranca, dhe me u pi alkooli dhe me u paraqit zinaja, dhe me u paku burrat dhe me u shumu grat, sa që në 50 gra do të jetë nje burr, i cili ka nevojë me i mbikëqyr ato gra dhe me qenë kujdestar i tyre”.

Pra zinaja prej shenjave të Kijametit, vëllezër mysliman, prej belave të mëdha me të cilat është ballafaquar shoqëria në përgjithësi, po ne veçanti ajo myslimane ku neve na dhemb më së shumti dhe është ligj i All-llahut Subhanehu we Teala me i dënu ata njerëz që hidhërohet All-llahu Subhanehu we Teala në ta, ata njerëz që paraqitet zinaja në ta.

Për atë arsye thotë Abdullah Ibn Mesudi [RadijAllahu Anhu]: ” Nuk ka mundsi me u paraqit kamat dhe zinaja në një shoqëri e që All-llahu Subhanehu we Teala mos me i dhënë leje atij vendi per me u shkatrru. ”

Pra, është frike e madhe se atij vendi ku përhapet kamata dhe zinaja me i dhan leje All-llahu Subhanehu we Teala dhe me leshu toka atë vend, apo me dërgua All-llahu Subhanehu we Teala ndonjë sëmundje siç e ka dërgu, apo me dërgua ndonjë bela tjetër, ndonjë fatkeqësi të madhe natyrore subhanAll-llah, All-llahu Subhanehu we Teala na ruajt.

Vëllezër mysliman, nuk ka mëkat më të më të madh që i ka pasojat më të mëdha se zinaja mbas vrasjes pa hakk. Për atë arsye e përmend All-llahu Subhanehu we Teala këtë në Kur’an menjëherë pas shirkut dhe pas mbytjes pa hakk, siç e cekëm në ajetin e lartpërmendur. Pastaj, vëllezër mysliman, mjafton për njeriun, apo çdo njeri, apo më mirë me thënë, për atë njeri që ka marre në shpirtin e vetë, ai njeri që ka iman në zemrën e vetë, shume prej tyre pajtojnë dhe janë më të kënaqur me iu erdh lajmi se gruaja e vet, vajza e vet, i është vra, se sa më i than se bija jote, e afërmja jote ka bërë zina.

Shumëkush prej nesh edhe inshAll-llah jemi të gjithë prej tyre që më lehtë e ndjejmë në vetveten tonë me na u mbyt dhe me na u vra guraja dhe nëna, vajza dhe motra me gjet të vdekur atë, me humb atë përgjithmonë se sa me bë atë marre te madh, trup i madh, turp nga i cili shkatërrohet dynjaja dhe turp nga i cili shkatërrohet ahireti. Është virus i madhë, i cili ja prish njeriut dunjan dhe ja prish ahiretin, për atë arsye e gjithë shoqëria duhet të ngritëm në këmbë, vëllezër mysliman, dhe për ta luftuar këtë virus para se ta përfshij krejt shoqërinë, sepse vjen dënimi i All-llahut Subhanehu we Teala, dhe dënimit të All-llahut Subhanehu we Teala nuk ka mundsi me i ikë askush, sepse është ligj i All-llahut Subhanehu we Teala, nuk i zgjedh All-llahu Subhanehu we Teala të mirët nga të keqit, por të gjithë e përjetojnë dënimin e All-llahut Subhanehu we Teala.

Pastaj, vëllezër mysliman është sevap i madh nga ana e të madhit All-llah për atë i cili ruhet nga kjo dukuri e shëmtuar dhe kur ka mundësi me bërë zina, por ruhet nga frika që e ka ndaj të madhit All-llah Subhanehu we Teala, të gjitha mundësi i ka për me ba këtë dukuri të shëmtuar, për më kry këtë vepër të qortuar por e ka frikën ndaj All-llahun Subhanehu we Teala, dhe thotë: “Unë i tutem All-llahut Subhanehu we Teala, Zotit të gjithësisë.”

Për këtë arsye Pejgamberi [Alejhi Selam] ka thënë: “Ai i cila ma garanton gojën, mes dy mjekrave, pra mes mjekrrës dhe mustaqes, dhe ai i cili mi garanton organet e veta mes dy këmbëve, unë kam për t’ia garantuar Xhennetin”

Pra, vëllezër, e ka shpërblim Xhennetin dhe për atë arsye ka thënë Pejgamberi [Alejhi Selam]:

” Shtatë persona të cilët do ti fut All-llahu Subhanehu we Teala nën hijen e Arrshit të Vet në ditën e Kiametit, ku nuk ka hije përveç hijes së Arrshit të All-llahut Subhanehu we Teala, një prej shtat personave është “Një njeri të cilin e thërret një femër, dhe ka pasuri dhe autoritet dhe i ka të gjitha mundësit dhe kushtet për me bërë atë vepër të shëmtuar, por ky djal i thotë unë i tutem All-llahut Subhanehu we Teala, i tutem All-llahut, Zotit të gjithësis..."

Me Emrin e All-llahut Subhanehu we Teala, All-llahu do t’ia kompozoje atë ne dunja dhe do T’ia kompensoj atë në ahiret, Ka per t’ia bërë Nur në ditën e Kiametit, Ka për ta futur nën hijen e Vet, dhe Ka or ta futur me Jusufin [Alejhi Selam], me imamin dhe prijësin e krejt atyre burrave të dynjasë, të cilët i largohen kësaj dukurie të shëmtuar kur kanë mundësi dhe kanë kompetenca për ta bërë zinan por largohen nga frika ndaj All-llahut Subhanehu we Teala, të gjith do të jenë me Jusufin [Alejhi Selam] ne Xhennet pra me ata të cilët thonë: ” Ne i tutemi All-llahtu Subhanehu we Teala”

Për atë arsye All-llahu Subhanehu we Teala na e përmend Jusufin [Alejhi Selam] dhe e lavëdron atë burrë të madhë, atë pejgamber të madhë, i cili pat mundësi dhe i pat kushtet dhe kompetencat për me bërë atë dukuri të shëmtuar dhe gruaja ishte shumë e bukur dhe ishte e mençur dhe i kishte mbyllur të gjitha dyert dhe i kishte marr të gjitha shkaqet dhe arsyet dhe nuk i shihte askush, por Jusufi [Alejhi Selam] tha: ”Unë i tutem All-llahut Subhanehu we Teala, unë i tutem Zotit të gjithësisë” dhe e dha këtë provim, dhe i lumi ai, i cili nuk bie ne këtë provim.

Pastaj, vëllezër mysliman, e kemi hadithtin tjetër të Pjegamberit [Alejhi Selam]:

“ Kur ata tre persona kanë dalën në natyre, kanë ecë, dhe janë futur në një shpell pasi që ka rënë shi për tu strehuar pak prej shiut, dhe më pas ka rënë një gur i madh dhe e ka mbyll shpellën dhe nuk ka pasur mundsi për të dal nga shpella dhe kanë thënë o mysliman lutne All-llahun me nga një punë të mirë që e keni bërë, me atë punë që ua merr mendja që e keni bërë Fisebililah për hir të All-llahtu Subhanehu we Teala, dhe njëri prej tyre e luti All-llahun me punën e mirë që e ka bërë respektin ndaj prindërve, kurse tjetri e lut All-llahun me punën e mirë që e ka bë që qiragjinjëve dhe punëtorëve që i ka pas nuk ia ka hëngër hakkun dhe i treti e lut All-llahun me atë se thot o Zot e kam pasur nje grua, e kam pasur një të afërme të cilën e kamë dashur më shumë se krejt dunjan, jam çmendur pas saj, krejt dynjanë me dhanë vetëm me pas mundsi me fjet njëher me të, dhe sa herë që e kam lutur kam refuzuar derisa një ditë o Zot erdhi te dera dhe tha “o njeri më jep diçka t’iu jep fëmive për të ngrënë sepse fëmija nuk kan çka me ngrënë, varfëri e madhe”, dhe ky mendoi në vet vetën e vet dhe tha “tani është koha, tani ia nxina ditën kësaj gruaje, kësaj femre të bukur për të cilën ëndërrova për kohë të gjatë, nuk ka ku të më shkoj”, dhe i tha PO, ke kaq para vetëm me ma mundsu mua me bërë zina, dhe ajo e shkreta pasi u përpoq me bind se nuk bënë, arriti në fund ta bind që të bëjë zina më të, dhe iu nënshtrua dhe u zhvishen që të dy dhe ia dha paret, pasi që u zhvishen dhe deshti të bëjë zina, gruaja e ndershme iu tut All-llahut Subhanehu we Teala dhe i tha “tutju All-llahut, tutju All-llahut o ti njeri dhe mos bë zina, mos bo zina në haram”, dhe ky i shkreti kur e dëgjoi fjalën “tutju All-llahut” u ngrit dhe tha “Merri partë dhe shko, se vAll-llahin nuk e bëjë këtë vepër të shëmtuar, nuk e humbi Xhennetin e bekuar, për këta pak minuta me u kënaq, me humb Xhennetin i cili është pandërprer dhe është përgjithmon dhe i amshueshëm”. Dhe u ngrit e tha: “Nëse atë punë e kamë bërë për hatër Tëndë, nëse e kam ndal atë epsh për hatër Tënde, dhe e kam renu veten për me fitu knaqësin Tënde, na e hap neve rrugën dhe të dalim o Zoti jonë” dhe iu largu atyre guri dhe dulën nga ajo shpellë të lirë.”

Po vëllezër mysliman, fryte të mira përjeton në dynja dhe frytë të mira përjeton në ahiret gjithashtu ai i cili i largohet dukurive negative, ai i cili i largohet harameve të All-llahut Subhanehu we Teala. Pastaj, vëllezër mysliman, djem të rinj të cilët i ka mashtruar shejtani i mallkuar dhe kanë ra në këtë dukuri të shëmtuar kthehuni te All-llahu Subhanehu we Teala, pendohuni te All-llahu Subhanehu we Teala, largonu prej këtyre dukurive të shëmtuara, mos e humbni Ahiretin, mos e humbni kënaqsin e All-llahut, kthehuni te All-llahu Subhanehu we Teala, dyert e pendimit janë të hapura, dijeni se All-llahu Subhanehu we Teala ua pranon, dijeni se All-llahu Subhanehu we Teala dyert e pendimit i Ka lënë hapur për të gjithë ata që kanë bërë çfarëdo mëkati qoftë, pra edhe ata të cilët e kanë bërë këtë zina, këtë dukuri të shëmtuar.

Thotë All-llahu Subhanehu we Teala për ju edhe për të gjithë ata ti cilët kanë bërë mëkate të mëdha: ”Thuaj to o Muhammed, o ju robët e Zotit, o ju të cilët u ka mashtruar shejtani dhe keni bërë mëkate të mëdha, mos u dëshproni nga rahmeti i All-llahut”, sepse All-llahu Subhanehu we Teala i fal krejt mëkatet, All-llahu Subhanehu we Teala është falës, Është i Mëshirshëm. Pastaj vëllezër mysliman pasi që e cek All-llahu Subhanehu we Teala në të njëjëtën kaptin, ne Suretul El-Furkan, ajete të cilat i cekëm më herët, dënimin e rënd për atë të cilin e bënë këtë vepër të shëmtuar, pas atyre ajeteve e cek All-llahu Subhanehu we Teala ajete tjera të cilat tregojnë qartazi se ata të cilët pendohen te All-llahu Subhanehu we Teala, kthehen te All-llahu Subhanehu we Teala, dhe bëjnë punë të mira, All-llahu Subhanehu we Teala ua fal atyre mëkatet, dhe punët e këqija ua shndërron në punë të mira.

Thotë All-llahu Subhanehu we Teala:

“ Përveç atij që është penduar dhe ka bërë vepra të mira, të tillëve All-llahu të këqijat ua shëndrronë në të mira, All-llahu është mëshirues ndaj Ai fal shumë. Ai që është pendaur dhe ka bërë mirë, në të vërtetë, ai është kthyer te All-llahu dhe është i pranishëm."
[el-Furkan, 70-71]

Pra pendohuni, o ju mysliman, pendohuni krejt dhe në veçanti ju ë cilët e keni bërë këtë dukuri të shëmtuar, dhe mo i tregoni askujt, mbulojani vetes mëkatet, ndoshta ua mbulon All-llahu Subhanehu we Teala juve mëkatet, pendohuni tek All-llahu Subhanehu we Teala sa herë që t’iu bije në mend për këtë mëkat, pendohuni tek All-llahu Subhanehu we Teala, largohuni nga kot mëkate, sepse largimi nga këto mëkate dhe të ngjashme me to është spastrim për shoqëri, është shpëtim për shoqëri në këtë dynja, lehtësim në varr dhe lehtësim kur dalim para All-llahut Subhanehu we Teala.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi