Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Së shpejti në një TV telenovela “Domenika, Seldi dhe Sinani” Empty Së shpejti në një TV telenovela “Domenika, Seldi dhe Sinani”

Sat 7 Aug 2010 - 16:25
Siiinaniii, vjen gjithmonë me ne, rrugës ne na shohin që të treeee. Këto vargje romantike më erdhën ndërmend kur i hidhja një sy intervistës së Domenikës dhënë gazetës “Panorama”, e cila është ndoshta dhe intervista më e përfolur
e vitit në Shqipëri. Dihet që “Panorama” i ka qejf skandalet, por a është e vërtetë ajo që thotë Domenika? Varet se kë pyet e se kush të përgjigjet. “Pse nuk e dije ti që Sinani është gei?”, më thotë një e njohura ime me një siguri kafexhijesh dhe pse nuk e ka takuar ndonjëherë Sinanin apo njeh ndonjë që e njeh Sinanin. Nga e di ajo që Sinani qenka gei? Nuk të thotë emra apo fakte vetëm të thotë që e ke të sigurt 100%. Po ashtu si kjo, e njohura ime dhe Domenika vendosi t’i tregojë publikut se Seldi është i dashuri i Sinanit. Normale që puna ndryshon kur fjalët dalin nga ish e dashura e Seldit, por a do të thotë kjo se janë të vërteta? P.sh., një gjë është e qartë; fotot e publikuara me shkrimin nuk janë aq reale sa duken. Ato janë marrë gjatë një sesioni fotografik e jo gjatë ndonjë akti seksual, dhe njërën prej tyre Seldi e ka postuar dhe në Facebook. Në foton ku Sinani prek me dorë barkun e Seldit, të jepet ideja që është punuar me photoshop, pasi hija e Sinanit mbi trupin e Seldit bie në vijë të drejtë duke formuar katror dhe jo në formë trupi. Ndoshta Sinani si profesionist që është ka dash t’i tregojë Seldit si të pozojë seksi hahahahahaha.Në anën tjetër, ky prononcim i Domenikës duket disi i pakuptimtë. Përse duhej ta bënte publike dhe të dëmtonte imazhin e tyre kaq rëndë?

Pastaj na zhgënjeu disi… nëse ajo kishte fakte që këta shkonin bashkë do kishte pas mundësinë të gjente dhe foto më intime hahahhaa. E çfarë fitoi nga e gjitha kjo në fund të fundit? Sipas Seldit… e tëra është një vetëmbrojtje, pasi Domenika ishte shtatzënë dhe ka dështuar fëmijën e tyre. Ai tregon se së bashku kanë shkuar në farmaci, kanë blerë testin e shtatzënisë dhe ai ka rezultuar pozitiv. Për këtë arsye është ndarë dhe nga Sinani, më falni desha të thosha nga Domenika dhe dy ditë më vonë, ajo ka dhënë intervistën tek “Panorama”. Nëse nuk ju besohet që Seldi nuk është gei, ju pyesni opinionistin e “Big Brother”, Arjan Konomi i cili ka treguar se Domenika gjatë një interviste i ka thënë atij se “Seldi në seks është i paparë!”. Po dhe ky çfarë pyetje i ka bërë sikur ta dinte që do plaste ky skandal. Opinionist ma! Gjithçka e din! E teksa ne na u mbush mendja se Seldi është i pafajshëm, fap del në gazeta deklarata e Sinanit “Nëse doni të dini të vërtetën time duhet të më paguani 50.000 euro!” ka thënë këngëtari i njohur. Qysh re? 50.000 euro për një jam apo nuk jam? Po sikur të mos jesh ti? Pse lajm është ai? Të na ikin 50.000 euro kot. Hahahahha! Jo re jo,
mbaje përgjigjen hiç nuk e dum. Eeee normale, ky shkrim nuk do kishte kuptim dhe pa disa fjalë nga Klodi, i cili është ndjerë i zhgënjyer nga Domenika dhe i ka cilësuar fjalët e saj si shpifje. “Turp!” ka thënë Klodi.Me mënyrën sesi shprehen këta, të duket se të gjithë gënjejnë. Tamam si ato telenovelat spanjolle që në momentin kur ti mendon se e ke marr vesh ç’ndodh, fap del ndonjë personazh nga seria e 105 që supozohej i vdekur ene ka qenë gjallë në ndonjë pyll tërë kohës. Megjithatë, ka një mënyrë për të mësuar të vërtetën. Seldi mund t’i kërkojë Top-Channel ato kasetat që kanë xhiruar kur ai dhe Domenika bënin seks në “Big Brother”, sepse nga kameramanët thuhet se diçka e tillë ka ndodhur dhe se kasetat janë në arkiv. Ne e kemi gati titullin “Seldi and Domi do Big Brother” hahahhahaha
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi