Maturantët dynden në Sarandë, 50 autobusë në fundjavë
Mon 14 May 2012 - 0:28
SARANDE - Disa qindra maturantë nga i gjithë vendi janë dyndur këtë fundjavë në qytetin e Sarandës. Vetëm gjatë ditës së shtunë kanë mbërritur në Sarandë rreth 50 autobusë me maturantë nga Elbasani, Shkodra, Tirana e qytete të tjera. Por pjesa më e madhe e të rinjve kanë qenë të vetë organizuar dhe të pa shoqëruar nga mësues, çka duket se është kthyer në një shqetësim serioz për rendin në qytetin bregdetar. Pronarët e hoteleve, ku janë dyndur maturantët, janë shprehur për NEWS24 se ambientet e bizneseve të tyre shpesh pësojnë dëme të konsiderueshme materiale të kryera nga të rinjtë. Sipas tyre, shqetësim mbeten veçanërisht orët e vona të natës, për shkak të akteve vandale të të rinjve, pas konsumimit të pijeve alkoolike.
(er.nu/news24/BalkanWeb)
(er.nu/news24/BalkanWeb)
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
|
|