Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Princo
Princo
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Ilirida
<b>Postime</b> Postime : 3887
<b>Hobi</b> Hobi : Leximin
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Mbi Token e Zotit
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 26/03/2012

Zgjedhja e problemeve prej Ku'ranit Empty Zgjedhja e problemeve prej Ku'ranit

Sat 19 May 2012 - 17:11
Dëshiron pasardhës të devotshëm?
“Zoti im, më fal edhe mua nga ana Juaj një pasardhës (fëmijë) të mirë, vërtetë, Ti je dëgjues i lutjes.” (Ali Imran, 38)
“Zoti im, mos më lë të vetmuar se Ti je më i miri trashëgues.” (Enbija, 89)

Frikohesh nga lakimi/lëkundja i zemrës?
“Zoti ynë, mos na i lako zemrat tona pasi na drejtove, na dhurove mëshirën Tënde; Ti, me të vërtetë je Ai që dhuron shumë!” (Ali Imran, Cool

Dëshiron dëshminë?
“Zoti ynë, ne besuam atë që e zbrite (shpalljen), e pasuam të dërguarin (Isaun), pra shënona bashkë me ata që dëshmojnë (besimin e drejtë).” (Ali Imran, 53)

Largimin e brengave?
“Allahu më mjafton mua, s’ka të adhuruar pos Tij, vetëm te Ai jam mbështetur, e Ai është Zoti i Arshit të madh.” (Tevbe, 129)

Dëshiron ta falësh namazin ti dhe pasardhësit e tu?
“O Zoti im! Më bëj mua nga ata që falin namazin, e, edhe prej pasardhësve të mij dhe pranoje lutjen time o Zoti ynë.” (Ibrahim, 40)

Dëshiron grua dhe fëmijë të dëgjueshëm?
“Edhe ata që thonë: “Zoti ynë, na bëj që të jemi të gëzuar me (punën) e grave tona dhe pasardhësve tanë, e neve na bëj shembull për të devotshmit.” (Furkan, 74)

Dëshiron shtëpi të qetë?
“Dhe thuaj: “Zoti im, më zbarko në një vend të bekuar, e Ti je më i miri i atyre që bëjnë vendosjen.” (Mu’minune, 29)

Largon djajtë nga veti?
“Dhe thuaj: “O Zoti im, unë mbrohem me Ty prej cytjeve të djajve. Dhe mbështetem te Ti që ata të mos më afrohen.” (Mu’minune, 97-98)

Frikohesh nga zjarri i Xhehnemit?
“Edhe ata që thonë: “Zoti ynë, largoje prej nesh vuajtjen e Xhehenemit, e s’ka dyshim se vuajtja në të është gjëja më e rëndë. Ai vërtetë është vendqëndrim dhe vendbanim i keq.” (Furkan, 65-66)

Frikohesh nga Allahu se nuk do të pranoj punët e tua?
“Zoti ynë, pranoje prej nesh, se me të vërtetë Ti je që dëgjon dhe di. Zoti ynë, na bëj neve dyve bësimtarë të sinqertë ndaj Teje dhe nga pasardhësit tanë njerëz të bindur ndaj Teje, na i mëso rregullat e ibadetit (adhurimit) tanë dhe falna neve, vërtetë Ti je që falë shumë, je Mëshirues.” (Bekare, 127-128)

I mërzitur me jetën tënde?
“Ai Jakubi tha: “"Unë, pikëllimin dhe zemrimin tim ia paraqes vetëm All-llahut…” (Jusuf, 86)
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi