Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Princo
Princo
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Ilirida
<b>Postime</b> Postime : 3887
<b>Hobi</b> Hobi : Leximin
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Mbi Token e Zotit
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 26/03/2012

DHJETE GJERAT E PADOBISHME.. Empty DHJETE GJERAT E PADOBISHME..

Sat 19 May 2012 - 18:12
Ekzistojne dhjete gjera te cilat jane shkaterruar, ndersa ai i cili i zoteron, nuk do t'i bejne dobi:

-dituria e cila nuk praktikohet;

-vepra e cila nuk eshte ne pajtim me praktiken e te Derguarit te Allahut, sal-lallahu alejhi ue sel-lem dhe ne te cilen nuk ka sinqeritet;

-pasuria e cila nuk harxhohet, keshtu qe ate nuk do ta shfrytezoje tubuesi i saj, e as qe ajo pasuri do ta coje drejt te mires se Ahiretit;

-zemra ne te cilen nuk ka dashuri ndaj Allahut te Lartesuar, malli per Te dhe qendrimit ne afersine e Tij;

-trupi i cili nuk i nenshtrohet Allahut te Lartesuar dhe nuk i sherben fese se Tij;

-dashuria me ane te te ciles nuk tregohet nenshtrim ndaj te Dashurit dhe ne kryerjen e urdhrave te Tij;

-koha ne te cilen robi nuk perpiqet qe te kompensoje te kaluaren apo te beje ndonje te mire apo ibadet ndaj Allahut te Lartesuar;

-te menduarit per ate qe nuk te sjell dobi;

-t'i sherbesh ndonje personi i cili nuk te afron te Allahu i Lartesuar dhe as qe te sjell ndonje dobi te kesaj bote;

-frika apo shpresa prej atij, damari i te cilit eshte ne duart e Allahut, i cili eshte rob ne pushtetin e Tij, i cili nuk mund t'i ofroje dobi vetvetes, i cili nuk mund ta largoje fatkeqesine nga vetvetja, i cili nuk zoteron as jete, as vdekje, as momentin e ringjalljes.

Ndersa, shkaterrimi me i madh nga te gjitha keto te permendura, eshte humbja e kohes dhe shkaterrimi i zemres. Shkaterrimi i zemres fillon me dhenien perparesi te kesaj bote ndaj ahiretit, ndersa koha humbet duke shpresuar ne jete te gjate.

Cdo e keqe fshihet ne pasimin e epsheve dhe ne shpresen per jete te gjate, derisa cdo sukses eshte i lidhur per pasimin e udhezimit te qarte dhe pergatitjen per diten e kthimit te Allahu i Gjithedijshem.

Ndersa, prej Allahut vjen ndihma dhe perkrahja!

Me te vertete eshte cudi kur njeriu ka ndonje nevoje, ndersa ai gjithe deshiren dhe brengen e tij e drejton nga Allahu i Gjithemundshem, qe Ai, i Larti, t'ia zgjidhe problemin, por kurre nuk brengoset per jeten e zemres se tij, e as qe kerkon prej Allahut te Lartesuar qe ta ruaje zemren e tij nga vdekja e paditurise dhe humbjes dhe qe ta sheroje nga semundjet e epshit dhe te dyshimeve.

Por, kur zemra vdes, njeriu nuk ndjen se ben mekat!

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi