Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Luna
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
<b>Postime</b> Postime : 11704
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Iη sυηsεт
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 14/10/2010

Në Zagreb promovohet libri për tmerret e luftës në Kosovë Empty Në Zagreb promovohet libri për tmerret e luftës në Kosovë

Mon 21 May 2012 - 19:20
Në Zagreb promovohet libri për tmerret e luftës në Kosovë F1_21snijeg-jpg1337592293Zagreb, 21 maj - Në Zagreb, në bibliotekën kryesore të "Bogdan Ogrizoviq", është promovuar libri "Histori të tmerrit" të autores Sanije Gashi.

Autorja e librit shpalosi rrëfimet, të cilat paraqesin një ndër periudhat më të trishta të popullit shqiptar të Kosovës, protagoniste kryesore të të cilave janë gratë që përjetuan llahtarin në shtëpitë e tyre gjatë luftës së viteve 1998/1999, nga forcat okupuese serbe.

Fjalën e hapjes në këtë promovim e mbajti drejtoresha e bibliotekës, e cila librin e cilësoi si një botim të veçantë. Promovimi u mbajt nën kujdesin e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Kroaci, ndërkaq u organizua nga presidentja e Klubit të Grave Shqiptare të Zagrebit, "Mbretëresha Teuta", zonja Shenida Bilalli. Përveç adhuruesve të librit, ishte i pranishëm edhe ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Kroaci, Pëllumb Qazimi, si dhe personalitete të tjera të njohura shqiptare e kroate.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi