Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Princo
Princo
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Ilirida
<b>Postime</b> Postime : 3887
<b>Hobi</b> Hobi : Leximin
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Mbi Token e Zotit
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 26/03/2012

Frika apo shpresa....! ? ? Empty Frika apo shpresa....! ? ?

Tue 22 May 2012 - 18:09
Frika apo shpresa

Lind pyetja se kujt duhet t'i jepet më shumë përparësi frikës apo shpresës?

Në këtë çështje ka më shumë se një thënie, prej tyre mund të përmendim:

1. Kanë thënë: "Duhet që njeriu të anojë më tepër ana e frikës, në mënyrë që kjo ta shtyjë për t’iu bindur Allahut dhe të largohet nga gjynahet.”

2. Kanë thënë: "Duhet që njeriu të anojë më tepër nga ana e shpresës, në mënyrë që të jetë optimist dhe se Profeti (salallahu alejhi ue selam) e donte optimizmin.”

3. Kanë thënë: "Njeriu kur punon punë të mira duhet që njeriu të anojë nga ana e shpresës, në mënyrë që kjo ta shtyjë për punë të mira. Kështu që atij që i është mundësuar kryerja e adhurimeve do t’i dhurohet dhe pranimi i tyre.” Në lidhje me këtë disa selefë kanë thënë: "Nëse Allahu të mundëson të bësh dua, atëhere prite përgjigjen, sepse Ai thotë: "Lutmuni Mua që t’ju përgjigjem." Gafir, 60.

Por kur njeriu kryen gjynahe, atëhere tek ai duhet të anojë ana e frikës, në mënyrë që kjo ta ndalojë nga kryerja e të këqiave, Allahu thotë: "Thuaj! Vërtet, unë i frikësohem dënimit të ditës së madhe, nëse nuk i përulem Zotit tim." En'am, 15.

Kjo thënie është afër po jo tërësisht e saktë, sepse mund ta kundërshtojë atë fjala e Allahut: "Dhe, ata të cilët japin (sadaka-zekat) nga ajo që u është dhënë (sepse e dinë se do të kthehen te Zoti i tyre) dhe zemrat e tyre i kanë të frikësuara." Mumimun, 60.

4. Kanë thënë: "Duhet që kur të jetë i shëndoshë të anojë tek ai ana e frikës dhe kur është i sëmurë të anojë ana e shpresës.”

5. Kanë thënë: "Ato janë si krahët e zogut. Besimtari ecën për tek Allahu me të dyja krahët të cilat janë frika dhe shpresa. Nëse ato janë të njëjta, fluturimi do të jetë i suksesshën, por nëse ndonjëra prej tyre është e mangët, atëherë edhe fluturimi do të jetë i tillë. Por, nëse zogu humb njërin krah atëherë ai është në prag të vdekjes.”

6. Kanë thënë: "Ndryshon nga një person tek tjetri dhe nga një gjendje tek tjetra.” Allahu e di më së miri.

Frika e detyrueshme dhe frika e pëlqyer

Frika e detyrueshme është ajo e cila të shtyn në kryerjen e obligimeve dhe largimin nga të ndaluarat, ndërsa frika e pëlqyer është ajo e cila të shtyn për kryerjen e punëve të pëlqyera dhe lënien e atyre që janë të urryera.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi