Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Përfundon hegjemonia e “Internet Explorer” Empty Përfundon hegjemonia e “Internet Explorer”

Wed 23 May 2012 - 11:04
Përfundon hegjemonia e “Internet Explorer” Explorerchrome

Për herë të parë në historinë e internetit, “Google Chrome” është browser më i preferuar në botë, ndërsa ka lënë pas aplikacionin e “Microsoft”, “Internet Explorer”.

Të dhënat analitike të një shërbimi të specializuar treguan se në datat 14-20 maj, Chrome ka qenë në mënyrë konstante programi më i përdorur për të pasur akses në lundrimin në internet.

Ky lajm përbën një sukses të madh për dizenjuesit e aplikacionit, të cilët janë përballur me një rivalitet të egër me gjigantët e “Explorer”, në luftë për të ruajtur hegjemoninë e tij.

Të dhënat e “Statcounter” vërtetuan se Chrome është më i parapëlqyeri në rang botëror midis aplikacioneve të të njëjtit lloj, i përzgjedhur nga 32,76% e trafikut të përgjithshëm botëror.

“Internet Explorer”, që në lëshimin e Chrome në 2008-n zotëronte 75% të tregut, vazhdon rënien e tij të lirë duke u preferuar nga vetëm 31,94% e publikut botëror.

Sipas renditjes, browserat e tjerë më të preferuar janë Firefox, Safari dhe Opera.


Përfundon hegjemonia e “Internet Explorer” Explorerchrome1
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi