Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

“Përditësimi i statusit tuaj në Facebook mund të presë” Empty “Përditësimi i statusit tuaj në Facebook mund të presë”

Thu 24 May 2012 - 2:17
“Përditësimi i statusit tuaj në Facebook mund të presë” F.0521231109398_mNëpër rrugët e New Yorkut janë vënë shenja përmes të cilave paralajmërohen këmbësorët që të kenë kujdes gjatë ecjes nëpër rrugë dhe të mos shfrytëzojnë ‘telefonat e mençur’ për qasje në Facebook.
Njujorkezët e fiksuar pas rrjetit social (sikurse e gjithë bota) e kanë zakon të përcjellin se çfarë po ndodh në Facebook dhe gjatë ecjes nëpër qytet shkruajnë komente apo e freskojnë ‘murin’ e tyre.

Në njërën nga shenjat paralajmëruese shkruan: “Kini kujdes kur po ecni, përditësimi i statusit tuaj në Facebook mund të presë”.

Megjithatë, kjo fushatë nuk ka rezultuar e suksesshme. Kalimtarët janë parë duke kaluar pranë shenjave e duke mos i shikuar aspak ato, pasi kanë qenë të zënë me profilin e tyre.

Ideja për këto shenja është e artistit të rrugës, Jay Shells, i cili në vitin 2010 ka filluar fushatën për përmirësimin e jetës së njerëzve. Nga shenjat tjera të tij, veçojmë ato që i thërret njerëzit të çojnë pantallonat e tyre dhe duhanxhinjtë që të mos i hedhin cigaret në rrugë. /Telegrafi/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi