Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Policia gjermane bastis “ëngjëjt e Ferrit” Empty Policia gjermane bastis “ëngjëjt e Ferrit”

Fri 25 May 2012 - 19:24
Policia gjermane bastis “ëngjëjt e Ferrit” Engjejt


Policia gjermane bastisi disa dhjetëra prona në Gjermaninë Veriore si pjesë e një hetimi madhor ndaj klubit të motorçiklistëve të “Ëngjëjve të Ferrit”.

Operacioni ka shënjestruar 80 prona të ndryshme, përfshi disa pabe dhe shtëpi publike.

Ai përfshiu edhe një aksion të një njësie të policisë kundër-terrorizmit në shtëpinë e liderit të organizatës, në Hanover.

Dyshohet se anëtarët e “ëngjëjve të Ferrit” janë përfshirë në trafikimin e njerëzve dhe të armëve. Autoritetet janë duke kërkuar edhe për një njeri të zhdukur me origjinë turke, i cili besohet se është vrarë prej motoristëve.

Hetimi, i cili përfshin edhe akuza korrupsioni dhe dhune fizike është përqendruar në qytetin port të Kielit. Më parë gjatë vitit, një gjykatë vendosi të mbyllte një prej selive të “ëngjëjve”.

Operacionet në qytetin e Hanoverit u drejtuan nga njesitë elitë të policisë, që rrethuan shtëpinë e liderit të motoristëve, Frank Hanebuth, të pajisur me armë automatike dhe mburoja të rënda.

Hanebuth u dorëzua pa rezistencë, por autoritetet vranë një prej qenve të tij, pasi ai sulmoi policët egërsisht.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi