Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Çifti nga Kavaja, urimi për ditëlindje: Edhe 100 Besa ime! Empty Çifti nga Kavaja, urimi për ditëlindje: Edhe 100 Besa ime!

Sat 26 May 2012 - 3:30
U bëfsh edhe 121 Besa ime”. Ky ishte urimi iArmand Halilagës, djaloshit 24 vjeçar nga Kavaja, i cili humbi jetën në aksidentin tragjik të Himarës, për ditëlindjen e 21-të të Besjana Xhenetit, vajzës që fatmirësisht i shpëtoi vdekjes edhe pse ishte fare pranë saj. E kjo ishteditëlindja e fundit që ata do të festonin bashkë.CopëzaNë dhomën e saj të konviktit, çdo cep është mbushur me dashuri, me dashurinë për Armandin. Kjo tortë e ditëlindjes së 21-të është surprizë nga shoqet e dhomës, ndërsa ajo menjëherë ka marrë Armandin për ti rrëfyer e, bashkë me të në telefon kanë fryrë qirinjtë. 25 prilli, dita e lindjes së saj ishte e mërkurë, ndaj ajo ndodhej në konviktin e Universitetit “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan, për tu takuar vetëm pas disa orësh me të fejuarin, kujtimet me të cilin do e mundojnë gjatë ose… Në anë të shtratit, nga muri, Besiana ka vendosur një grafikë me karbon. Është ajo që ka përqafuar të fejuarin e saj. Në skeletin e shtratit, sërish ka të shkruar me të zi, emrat “Mandi-Besa”, ndërsa shënime me shkrim dore, janë dedikime dashurie për të fejuarin e saj. Besa nuk e di ende që Armandi nuk jeton më. Prindërit dhe mjekët ia kanë mbajtur të fshehtë, pasi gjendja e saj shëndetësore nuk e përballon dot një traumë kaq të madhe, humbjen e dashurisë së saj. Të rinjtë ishin fejuar që në vjeshtën e vitit 2009, e planet e dasmës ishin pjesë e bisedave të tyre. Ishin njohur që të vegjël e bashkë kaluan eksperiencat e para në jetë, dashurinë, emocionet. Edhe shtëpitë i kanë vetëm disa blloqe larg njëri-tjetrit, në një prej lagjeve qendrore të Kavajës. Ato rrinin bashkë edhe pse jetonin në qytete të ndryshme. Armandi në Kavajë, ndërsa Besa në Elbasan pasi ndiqte studimet për Gjuhë-Letërsi. E ekspedita ishte sërish një mënyrë që ata të rrinin bashkë, ekspeditë e cila shkatërroi të ardhmen e tyre të përbashkët. “Forever Young” (Përgjithmonë i ri) versioni i Jay Z, ishte kënga e preferuar e Armandit, e ashtu iku nga kjo botë…
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi