Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Si te mos mbetemi beqare Empty Si te mos mbetemi beqare

Sat 26 May 2012 - 3:47
Message reputation : 100% (1 vote)
1.Ji vetvetja!Rregulli fillestar per ta bere ate te bjere ne dashuri me ty eshte te jesh vetvetja dhe pse ne fillim te historive ne shtiremi si nje person me i mire seç jemi. Ai do e kuptoje kete ne çastin kur do lodhesh se u shtiruri si gruaja e endrrave te tij dhe do fillosh te jesh vetvetja. Çfare do ndodhe atehere? Atij mund te mos i pelqeje ajo qe do shohe, do ndihet i tradhtuar dhe me shume gjasa do largohet prej teje. Fundja fare, ti ke aq respekt per veten sa te mendosh se do te doje per ate qe je, apo jo?
2.Trego vetebesim!
Nuk mjafton qe thjesht te jesh vetvetja. Duhet edhe te kesh besim te vetja. Shume gra mbeten single per shkak te vleresimit te ulet qe kane per veten. Perpiquni te kujtoni ndonje vajze qe njihni e cila nuk eshte e bukur, por mendon se mund te kete çdo burre qe do dhe ia del. Filozofia e femrave me vetebesim eshte: nuk ka rendesi pamja, rendesi ka ajo qe ti mendon per veten tende. Ia vlen ta provosh (pa u bere qesharake sigurisht), sepse funksionon!
Apo ti je shume e ndrojtur dhe nuk di si ta promovosh veten. Ja nje keshille per t’u mbajtur ne kujtese: mendo cilat jane pikat e tua te forta. Ke sens humori? Perdore! Djemte e pelqejne po aq sa femrat!
3 Mos e kalo masen!
Kur te pelqen dikush dhe do doje qe dhe ai te te pelqente ty, eshte shume e thjeshte te besh figure qesharake. Mos u bej as shume e zhurmshme, as e padukshme, mos qesh kot, mos thuaj çdo gje qe te kalon ne mendje. Kjo ndodh zakonisht kur je shume ne ankth se çfare do mendoje ai per ty: nuk ka pse te futesh ne stres. Thjesht merre qete, merr fryme thelle dhe sillu sikur ai te ishte nje nga shoket e tu.
4 Duku bukur!
Pershtypjet e para jane gjithmone te rendesishme. Jo se te tjerat nuk kane rendesi, por nese dukesh bukur sa here ai te sheh, gjerat do i kesh me te thjeshta.
Nese je nje nga ato vajza qe nuk ia kane haberin nga grimi dhe mezi dallojne ndryshimin ndermjet korrektorit dhe kremitpuder, lere fatin e fytyres tende ne duart e shoqeve dhe kutive te grimit! Ato do e vene ne pah bukurine qe te ka falur Zoti!
5 Ji miqesore: qesh dhe beji komplimente
Hapi i pare qe ta besh nje djale te te pelqeje eshte t’i afrohesh atij. Kush mund t’i rezistonte shoqerise se nje fytyre miqesore dhe te qeshur?
E keni vene re se dhe pse burrat na komplimentojne shume, ne nuk bejme te njejten gje? Ndryshoje kete gje. Thuaji sa i pashem duket. Ai do e kuptoje qe ti e pelqen (ki parasysh qe shumicen e hereve, djemte nuk e kane idene qe ti mund t’I pelqesh ata). Shkrimtari Jean Giraudoux thote rreth komplimentave: “Po te shohesh nje grua qe ndiqet nga nje shpure admiruesish nuk eshte se ata mendojne se ajo eshte e bukur, por ajo u ka thene atyre qe jane te bukur”.
6 Veru veshin djemve!
Nuk po themi se te gjithe meshkujt jane njelloj, apo qe ata e shohin boten njelloj, por eshte gjithmone me vlere te marresh ca keshilla te mira nga djemte. Pyeti miqte e tu nese te dashurat e tyre thone apo bejne diçka qe ata e pelqejne shume, ose e urrejne. Dhe kur meson gabimet e zakonshme qe bejne vajzat ne takime apo ne lidhje, perpiqu t’i shmangesh!
7 Bej te veshtiren!
Ky eshte nje truk i vjeter qe nuk del kurre nga moda! Beje xheloz, mos iu pergjigj ne telefon dhe mos u trego gjithmone e gatshme per te. Dil me djem te tjere; leri atij te mendoje se ti ke shume admirues. Meshkujt jane kompetitiv nga natyra, keshtu qe ai do luftoje per te pasur vemendjen tende. Dhe sapo ta beje, do pyes veten: “Pse jam xheloz? Jam vertet i interesuar per ate vajze?”. Duhet ta dish se i ke fituar zemren.
8 Luaj ne fushen tende!
Ftoje ne shtepi per nje çaj ose nje film. Do ndiheshe shume rehat po ta takoje ne shtepine tende. Mund te besh shume gjera brenda shtepise. Per me teper, mund ta ftosh edhe per te dale me miqte e tu. Ata jane njerezit qe dine te bejne te dukesh edhe me interesante se sa ai mendon tani per tani se ti je! Ata jane te karikuar per te thene diçka te kendshme apo per te treguar histori shume te bukura rreth teje.
9 Njihe ate.
Per t’i hyre ne zemer, duhet te hysh ne fillim ne mendjen e tij. Zbuloje çfare tipi eshte. Pyet njerezit qe e njohin per te mesuar çfare pelqen dhe çfare nuk pelqen. Eshte avantazh nese ke gjera te perbashketa. Ndoshta degjoni te dy te njejten muzike, ose ju pelqen te dyve pokeri. Perfito nga informacioni qe do marresh. Sfidoje ne nje loje letrash ose fillo nje bisede rreth grupeve qe pelqeni te dy.
10 Njih miqte e tij!
Per t’i pelqyer atij, perpiqu t’u pelqesh miqve te tij ne fillim. Per meshkujt, miqesia eshte shume e rendesishme. Merre te mireqene qe ai ka besim ne mendimet e miqve dhe ndjek keshillat e tyre. Nese ka diçka qe e ndikon ate, ata jane miqte…sepse per mamane eshte ende heret. Keshtu, sa me shpejt t’i njohesh dhe t’u hysh ne zemer atyre, me shume mundesi ke te lidhesh me te!
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Si te mos mbetemi beqare Empty Re: Si te mos mbetemi beqare

Sat 26 May 2012 - 21:02
E bukur teoria, por pa lidhje me te verteten!
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi