Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Durrsaku
Durrsaku
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 47
<b>Postime</b> Postime : 12667
<b>Hobi</b> Hobi : bisedat e sinqerta
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : diku
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 04/12/2011

Fikrija, e dashura që u vetëvra pas martesës së Qemal Ataturkut Empty Fikrija, e dashura që u vetëvra pas martesës së Qemal Ataturkut

Sun 3 Jun 2012 - 17:25
Fikrija, e dashura që u vetëvra pas martesës së Qemal Ataturkut 55051TIRANE-Ataturku
nuk ishte një turk i zakonshëm. Kishte lëkurë shumë më të çelët nga
bashkëkombësit e tij, me mollëza të kërcyera dhe sy blu të mëdhenj.
Ishte truppakët dhe i matur në lëvizje. Rrezatonte energji, madje edhe
kur ishte në prehje; sytë e ftohtë i shndrisnin me gjallëri të pazakontë
dhe përçonin dritën e gjendjeve të tija kontradiktore”. Këto fjali janë
marrë nga libri “Qemal Ataturk, Rilindja e një kombi”, që është në fakt
një nga biografitë më të mira të shkruara ndonjëherë për njeriun që
ndryshoi Turqinë. I përkthyer nga Xhensila Sinankola dhe nën autorësinë e
historianit dhe diplomatit të njohur anglez Patric Kinross, vjen në
shqip me siglën e shtëpisë botuese “55”. “Ataturku, ishte një
ushtar-shtetar i jashtëzakonshëm, i gjysmës së parë të shekullit XX. Ai
dallonte nga diktatorët e periudhës në të cilën jetoi në dy aspekte
domethënëse: në politikën brenda vendit dhe themelimin e një sistemi
politik që arriti t’u mbijetonte kohërave. Në frymën e këtij shpirti
realist ai rigjeneroi vendin e tij, duke e shndërruar Perandorinë e
vjetër e të shkatërruar Otomane në një republikë të re dhe kompakte”, -
thotë Alda Bardhyli, drejtoreshë e botimeve “55”.

Kur ai vdiq,
një admiruese e Ataturkut tha: “Turqia ka humbur dashnorin e saj dhe më
në fund duhet të mbledhë mendjen të gjejë një bashkëshort.” Nga ana
tjetër, ai shijonte dhe u përgjigjej hapur admirimit të grave. Kemi
shkëputur nga libri rrëfimin për dy femrat më të rëndësishme të jetës së
tij, gruan dhe të dashurën...

Latifja
Nëna
e Qemalit, Zubeyde, në Smirnia, kishte takuar dhe kishte dhënë
aprovimin për Latifenë, me të cilën Qemali mbante një korrespondencë të
vazhdueshme që pas kthimit në Angora.
Atij i duhej një grua me stil
perëndimor dhe një grua që të ishte e zonja që në sytë e njerëzve të
përmbushte dhe të krijonte imazhin një gruaje moderne, të shkolluar dhe
të emancipuar, të ishte ai lloj i gruas që ai donte që edhe turkeshat e
tjera të bëheshin në këtë Turqi të re. Latife, sipas tij, mund ta
përmbushte një rol të tillë. Disa ditë pas vdekjes së mamasë së tij, të
cilën Latife e kishte vizituar gjatë periudhës që kishte qenë sëmurë, ai
shkoi në shtëpinë e saj dhe këmbënguli që ata të martoheshin menjëherë,
pa ndonjë ceremoni dhe publicitet. Ajo i kërkoi edhe disa orë shtesë.
Të nesërmen nuk ishte e enjte, dita kur normalisht myslimanët i bëjnë
martesat e tyre, por ditë e hënë. Megjithatë Qemali shkoi së bashku me
Latifen për të gjetur një kadi dhe i kërkoi atij që t’i martonte
menjëherë.
Pas kësaj, Qemali e mori bashkëshorten në një “muaj
mjalti” që do t’i çonte të dy në qytetet më kryesore të jugut të
Anatolisë. Ai shfaqej në takimet me popullin përkrah bashkëshortes, e
cila nuk mbante shami në kokë dhe në këtë rast përfaqësonte edhe
reformat që ai kishte ndërmend që të ndërmerrte kryesisht për sa i takon
emancipimit të grave.
...Kur e pyetën Qemalin njëherë se, përse
ishte martuar kur mund të gëzonte statusin e një sulltani qejfli, ai
ishte përgjigjur duke pasur parasysh pikërisht reformën e tij sociale:
“E si mund të kërkoja që të zhvishja nga shamitë dhe ferexhetë gratë e
të tjerëve nëse nuk do t’u tregoja më parë atyre gruan time?”.
Nëse
kishte një ironi në dështimin e kësaj martese – dështim i dy natyrave
kokëforta orientale që përballeshin me ndryshimet e perëndimit - ajo
ishte pikërisht ironia e mënyrës se si marrëdhënia përfundoi. Kur Qemal u
martua me Latifen kishte për qëllim që përmes kësaj martese të
ndryshonte një traditë me zakonet e deriatëhershme myslimane. Madje
ceremonia e martesës u bë sipas parimeve perëndimore. Ndërsa për sa i
përket divorcit, Qemali iu referua ligjit mysliman, i cli i lejon një
burri që ta ndajë bashkëshorten e vet pa qenë e nevojshme që të japë
ndonjë arsye. Gjithçka që Qemali tha ishte: “Largohu nga shtëpia”, ose
“Nuk dua të të shoh më”. Dhe ai pikërisht këtë bëri, duke u përpjekur
gjithsesi që të zbuste ashpërsinë e vendimit me një njoftim, se në fakt
për këtë divorc ishte arritur një mirëkuptim paraprak mes të dyve.
Fikrija
Kur
e kanë pyetur se cilat janë cilësitë që admironte më shumë tek një
femër ai është përgjigjur: Gatishmëria. Fikrija pikërisht e përmbushte
këtë kërkesë-cilësi që ai admironte tek femrat dhe i jepte edhe diçka më
shumë se kaq. Për vite me radhë për shkak të rrethanave ai ishte
kënaqur vetë dhe me të ashtuquajturat “femra të lehta” që ishin
shoqëruese të zakonshme të garnizoneve ushtarake nëpër zonat e luftës
dhe të fushimit. Ardhja e Fikries i dha atij një mënyrë të rregullt në
marrëdhënie, ku afeksioni dhe ndjenja reciproke kishin rolin e tyre të
pamohueshëm. Ai e pëlqente shumë Fikrien dhe ishte i mikluar nga
dashuria e saj për të. Ajo ishte një femër që i shkonte shumë për shtat
në këtë fazë të jetës.
Fikrija e zeshkët dhe e shkathët ishte e
zonja që të sillej me mënyra shumë të rafinuara. Shumë e sjellshme dhe e
këndshme me miqtë e Qemalit, ata i çmonin shumë dhuntinë për të qenë
një zonjë e mirë shtëpie dhe mikpritëse. Fikrija i dha Qemalit, edhe pa
lidhjet familjare, atë ndjesinë familjare që ta jep vetëm një martesë.
Por Qemali nuk nxitonte që të martohej me të. Nëse ndonjëherë do të
martohej, ai do të kërkonte një grua që të ishte vendin e saj përbri
tij, si një grua perëndimore. Fikrija me gjithë anët e mira që kishte,
ishte dhe mbetej ende një grua lindore dhe do të qëndronte jo përbri,
por pas tij në të gjitha rrethanat.
...Qemali e kishte sjellë
Fikrien me vete nga Angora në Bursë. Halideja i takoi ata rastësisht në
rrugë ndërsa po vinin. Kur Qemali doli nga makina i tha Halidesë se
ishte duke e çuar Fikrien në një sanatorium në Mynih. Situata e saj
shëndetësore ishte rënduar gradualisht dhe mjekët e Angorës e kishin
urdhëruar që të shihte një specialist të mushkërive. Pra, kishte një
arsye shumë të fortë për largimin e saj nga Angora, edhe pse realisht
Qemali kishte të tjera plane në mendjen e tij.
...Ajo erdhi në
shtëpinë e Qemalit dhe kur i thanë se ai nuk e pret dot, kërkoi të
shkonte në banjë. Aty qëndroi për një kohë të gjatë, madje aq të gjatë
sa të dy ndihmësit që e kishin pritur Fikrien nisën që të shqetësohen.
Ata e kishin vënë re paraqitjen e saj të trazuar. Njëri prej tyre më në
fund vendosi të shihte se çfarë po ndodhte dhe kështu shkoi dhe trokiti
në derën e banjës dhe kur e pa që nuk po e hapte njeri e hodhi në tokë.
Aty pa Fikrien që futi në çantë menjëherë një revolver. Ai bëri sikur
nuk e pa këtë detaj, por për sigurinë e Qemalit i tha se ai nuk mund ta
takonte tani dhe i kërkoi që të largohej. Ajo iku në një shtëpi aty
pranë, në të cilën jetonte një kushëriri i saj. Nxori revolverin nga
çanta e saj dhe vrau veten ndërsa kishte hipur sërish në karrocë. Dukej
që kishte qenë në një gjendje shumë të dëshpëruar dhe fillimisht kishte
ardhur për të vrarë Qemalin, ose Latifen, ose të dy bashkë. Qemali u
shqetësua shumë nga vdekja e saj dhe për shumë kohë pas ngjarjes
tragjike ndenji i mbyllur në vetvete...

(GazetaShqiptare/BalkanWeb)
Fikrija, e dashura që u vetëvra pas martesës së Qemal Ataturkut Spacer
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi