Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Silvana
Silvana
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
 <b>Mosha</b> Mosha : 31
<b>Postime</b> Postime : 9370
<b>Hobi</b> Hobi : moda,leximi,poezia..ecc
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : In Italia
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 03/10/2011

Dy medaljet e jetes sime Empty Dy medaljet e jetes sime

Sat 9 Jun 2012 - 20:41
Përshëndetje lexues të gazetës “Game Over”! Unë që po shkruaj këtë letër jam një zonjë 38 vjeçare, e martuar 17 vjet më parë. Vendosa që të tregoj historinë time, për shkak se ka pësuar një ndryshim drastik dhe ndoshta shumë vajzave dhe grave të tjera do t’i bëj të mendohen. Jam njohur rastësisht me bashkëshortin tim dhe pas një njohjeje të shkurtër vendosa që të martohesha me të. Në fakt nuk e dashuroja në atë periudhë, por mendova për mirëqenien e tij, për të mirat materiale që kishte dhe jetën e mirë që më siguronte. Nuk e kisha njohur kurrë më parë dashurinë dhe mendoja se nuk do ta njihja kurrë, mendoja se të gjitha himnet që ngrihen për këtë ndjenjë ishin përralla. Faktikisht bashkëshorti im ishte njeri i mirë në thelb, pavarësisht të metave që ka çdo njeri. Por unë në pjesën më të madhe bëja sikur nuk i vija re të metat e tij, shtiresha sikur të gjitha gjërat ishin në rregull dhe kështu arrita të siguroja harmoni në familjen time të re, e cila brenda dhjetë vjetëve u bë me 5 anëtarë. Nuk ankohesha dhe nuk kërkoja asnjë më shumë se sa paratë, rehatinë që të sigurojnë ato. Kisha një shtëpi të bukur, të mobiluar sipas dëshirës sime, kisha makinë, veshje të shtrenjta dhe mjaftueshëm para për të bërë qejf së bashku me fëmijët e mi. Edhe pse nganjëherë ndihesha bosh, nuk i kushtoja rëndësi, ngushëllohesha tek paratë. Sa herë që mërzitesha, apo mendoja se kjo nuk ishte jeta që kisha dëshiruar, ngushëllohesha duke blerë gjëra të shtrenjta. Ndoshta kërkoja edhe më shumë dhe në raste të tilla njeriu kërkon pikërisht atë që nuk e ka, kërkoja emocionin kur isha përkrah bashkëshortit tim, kërkoja dashurinë nga ai dhe për atë, por për fatin tim të keq nuk erdhi kurrë. Jeta vazhdonte dhe pavarësisht këtyre momenteve të dobësisë, mendoja se ky ishte fati im dhe se dashuria nuk ekzistonte. Jetoja mes luksit dhe shumë nga mikeshat e mia më kishin zili. E dija që shumë gra të tjera ëndërronin jetën që bëja unë, por unë nuk e doja atë. Të gjitha këto mendime, kënaqësi dhe pakënaqësi do të zhdukeshin si me buton, kur do të zbuloja se bashkëshorti im vuante nga një sëmundje e rëndë. Operacionet e vazhdueshme, kurat, spitalet private dhe udhëtimet jashtë kufijve të Shqipërisë (ku shkonim me shpresë se ai do të bëhej më mirë) ishin të kushtueshme. Pak e nga pak paratë po mbaronin. Shita në fillim makinat, kuptohet pa konsensusin e bashkëshortit, pasi gjithçka që dëshiroja në ato momente ishte që ai të bëhej mirë. Më pas shita dyqanet dhe të gjitha paratë që fitova nga ata shkuan për operacionin e tij në Amerikë. Por nevojat e tij për kura ishin më të mëdha, kështu që u detyrova shita edhe shtëpinë, e dëshpëruar dhe me shpresë se ai do të shpëtonte, gjërat do të riktheheshin si më parë dhe të gjitha ato para do të zëvendësoheshin një ditë. Kjo nuk ndodhi, ndërsa ishim të rrënuar dhe nuk kishim më asgjë për të shitur ai humbi jetën. Ishim transferuar në një shtëpi me qera, të cilën e braktisa shumë shpejt për një shtëpi më të vogël, pasi nuk i përballoja dot shpenzimet. Unë, zonja e rëndë, me makinë të kuqe, që e kishin zili të gjitha vajzat dhe gratë e tjera isha e rrënuar, e rraskapitur, jetoja në një zgëqe në periferi të Tiranës dhe kërkoja punë të çfarëdoshme edhe të rëndomta, pasi tre fëmijët e mi dhe unë kishim nevojë të jetonim. Ata kërkonin vazhdimisht gjërat që tashmë nuk i kishin më. Ata më kërkonin gjëra që unë nuk arrija t’ua siguroja më dhe në raste të tilla shkonin gjithmonë pranë fotografisë së të atit dhe ankoheshin atje se iu mungonte dhe se jetën pa të nuk mund ta vazhdonin. Më vinte keq, më vinte dhe inat me fatin tim, i cili më kishte hedhur në këtë skëterrë. Më mungonte shumë qetësia, ajo shpirtërore dhe rehatia që kisha në shtëpi, në familje. Tashmë që bashkëshorti im kishte vdekur shumë nga “miqtë” na kishin kthyer shpinën. Veç disa familjarëve askush nuk na ndihmonte dhe ata miq, që një vit më parë më telefononin vazhdimisht dhe më ftonin për dreka, darka, apo për të dalë, tashmë nuk bëheshin më të gjallë. Gjithsesi e jetova jetën e përrallave, atë që shumë vajza dhe gra e kishin zili, ndërsa tani jam poshtë, në errësirë dhe askush më nuk më vë re.
Silvana
Silvana
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
 <b>Mosha</b> Mosha : 31
<b>Postime</b> Postime : 9370
<b>Hobi</b> Hobi : moda,leximi,poezia..ecc
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : In Italia
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 03/10/2011

Dy medaljet e jetes sime Empty Re: Dy medaljet e jetes sime

Sun 10 Jun 2012 - 12:45
per fat te keq ndohin edhe keto gjera,dhe kupto rendesin e nje kur nuk e ke me pran dhe kjo s'esht mir...
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi