Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Shqiptare
Shqiptare
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 4177
<b>Hobi</b> Hobi : shqiptaria
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Shqiperi
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 24/07/2011

Jo më celular në klasë Empty Jo më celular në klasë

Sat 16 Jun 2012 - 16:04
Shkollat e mesme marrin vendim: Kush gjendet me celular në orarin e mësimit, del jashtë dhe i konfiskohet aparati

Marrëveshja, shkollat do të ushtrojnë kontroll për nxënësit që konsumojnë drogë dhe alkool, brenda dhe jashtë saj

Marrëveshje tet a tet, ose thënë ndryshe, sy për sy. Kush e shkel, pala tjetër ka të drejtë të aplikojë formën më ekstreme: konfiskimin e objektit. Nuk është marrëveshje xhentëlmenësh, por gjithçka është e hedhur e bardha mbi të zezë dhe detyrimet ndërmjetëse do të hyjnë në fuqi, duke nisur nga viti i ri shkollor, që nis saktësisht në mesin e muajit shtator.

Nga sezoni i ardhshëm e tutje, rënia e ziles së celularit në orën e mësimit, nuk do të vërehet thjesht si shqetësim, por do të ndëshkohet me sanksione të rrepta për nxënësit që nuk i binden urdhrit paraprak për mospërdorimin e tyre.

Gjithçka është legjitimuar në një marrëveshje të fundit, që shkollat e mesme po nënshkruajnë me nxënësit, të cilët do të pranohen në sezonin e ardhshëm në vitin shkollor, dhe prindërve, që thuhet se kanë qenë plotësisht dakord me këtë vendim.

Marrëveshja e nënshkruar midis grupeve të interesit, është një aneks jashtë rregullores së brendshme të shkollave, që do të thotë se krahas respektimit të detyrave shkollore, nxënësit do të mbajnë përgjegjësi edhe për veprime që nuk lidhen detyrimisht me aspektin edukativ.
"Vendimi,- thuhet në shkolla,- është marrë pas shqetësimeve të shumta që mësuesit kanë paraqitur në mbledhjet e stafit pedagogjik, lidhur mbi përdorimin e celularit nga nxënësit në orën e mësimit". Mësohet se nxënësve, të cilët do t'u gjenden celularë në orën e mësimit, jo vetëm do t'u konfiskohet objekti, por do të nxirren edhe jashtë orës së mësimit.

Shkelësit e marrëveshjes do të kthehen në klasë, vetëm pasi të jenë shoqëruar nga prindi përkatës, i cili duhet të jetë i pajisur me mjet identifikimi. Në këtë mënyrë, mësuesi merr në dorë të gjithë legjitimitetin që i takon në orën e mësimit, duke i dhënë fund anarkisë në klasë. Pikë e dytë e marrëveshjes midis shkollave, nxënësve dhe prindërve të tyre, do të jetë ndalimi i konsumimit të pijeve alkoolike, duhanit dhe narkotikëve.

Nxënësit do të jenë të detyruar të respektojnë këtë pikë si brenda, ashtu edhe jashtë shkollës. Ata do t'u nënshtrohen kontrolleve të herëpashershëm nga ana e ekipeve mjekësore, të cilët do bëjnë edhe evidentimin e nxënësve problematikë, që shkelin këtë rregull.

Vendimi vjen pas shifrave të frikshme që Instituti i Shëndetit Publik raportoi, mbi përdorimin e lëndëve narkotike në shkolla, ku gjimnazistët përfshihen si kategoria më e prekur e popullatës.

Mungesat, justifikim me prindër përdore
Me arsye apo pa arsye, mungesat në vitin e ri shkollor e tutje, do të justifikohen vetëm nëse nxënësi vjen me prindin përdore. Është kjo forma që kanë zgjedhur shkollat e mesme për të ndalur numrin e lartë të mungesave gjatë vitit shkollor, pjesa më e madhe e të cilave rezultojnë të jenë pa arsye.

Në këtë mes nuk bëjnë përjashtim as mungesat e justifikuara. Raportet false dhe shpeshherë të pavend, që mjekët lëshojnë, i ka bindur drejtuesit e shkollave për të gjetur forma të reja të shtrëngimit të rripave për gjimnazistët. Vetëm në semestrin e parë, të vitit shkollor që lamë pas, drejtoritë e shkollave të mesme raportuan numër rekord mungesash.

Një gjë e tillë nuk ndodhi në semestrin e dytë, ku të mbushur me mungesa, gjimnazistët rralluan lënien e orëve të mësimit, fakt që drejtuesit e shkollave e lidhën me frikën e nxënësve për përjashtim nga shkolla, si pasojë e plotësimit të 20 për qind të mungesave të pajustifikueshme.
Shekulli
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi