Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Mbresa
Mbresa
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
<b>Postime</b> Postime : 13566
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : kendej rrotull,,
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 13/04/2012

Ronaldo paguan mjekimin e një djaloshi me kancer Empty Ronaldo paguan mjekimin e një djaloshi me kancer

Thu 21 Jun 2012 - 15:37
Ronaldo paguan mjekimin e një djaloshi me kancer F.0620001028958_m
Superylli portugez, Cristiano Ronaldo, do të mbulojë shpenzimet e trajtimit të një nëntëvjeçari, i cili vuan nga kanceri.
Mjekët e djaloshit të quajtur Nuhazet u kishin thënë prindërve të tij se nuk mund të bënin asgjë për sëmundjen e fëmijës, prandaj ata vendosën që t’ia plotësonin ëndrrën e tij duke e dërguar të përcjellë një ndeshje në Santiago Bernabeu muajin e kaluar.

Pas ndeshjes, Ronaldo dhe agjenti i tij janë takuar me djaloshin nga Las Palmas dhe menjëherë janë shprehur të gatshëm për të paguar ekzaminimet mjekësore dhe trajtimin në njërin nga spitalet më të mëdha në kryeqytetin spanjoll.

“Në spital, ata na dhënë tri opsione: të mos bëjmë asgjë, të provojmë testet eksperimentale ose të dërgonim një biopsi në Shtetet e Bashkuara, ashtu që ata të prodhonin medikamente speciale”, ka treguar babai i Nuhazet për AS.

Familja e djaloshit aktualisht është në pritje të mjekimit special nga SHBA-të, i cili do t’i faturohet Ronaldos. /Telegrafi/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi