Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Silvana
Silvana
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
 <b>Mosha</b> Mosha : 31
<b>Postime</b> Postime : 9370
<b>Hobi</b> Hobi : moda,leximi,poezia..ecc
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : In Italia
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 03/10/2011

Neonazisti grek përdhunoi të miturën shqiptare Empty Neonazisti grek përdhunoi të miturën shqiptare

Thu 21 Jun 2012 - 21:50
Neonazisti grek përdhunoi të miturën shqiptare Images-185

Një minorene shqiptare është përdhunuar nga një 45-vjeçar, i cili është anëtar i partisë neonaziste Agimi i Artë.

Sipas policisë greke 45-vjeçari është zyrtar i administratës në rajonin e Athinës verilindore, u arrestua para 4 ditësh për përdhunimin e 15-vjeçares shqiptare.

Lajmi është bërë publik nga mediat greke, të cilat sqarojnë se e mitura jeton në një prej zonave të Athinës Verilindore prej 20 vjetësh bashkë familjen e saj.

Vajza e ka njohur 45-vjerçarin, kur kompania shtetërore ku ai punonte, kryente disa punime në shkollën e zonës ku mësonte vajza.

Dhe fillimisht e ka joshur adoleshenten shqiptare duke i ofruar punë në një kompani të vogël me projekte inxhinierike. 15-vjeçarja e pranoi ftesën, por sipas raportit të policisë, më 15 shkurt, burri e joshi vajzën në një zonë të pabanuar dhe aty e përdhunoi, ku e la edhe shtatzënë. Ai i propozoi vajzës 100 euro, në këmbim të heshtjes dhe për të vazhduar raportin me të.

Sipas policisë 45-vjeçari është i martuar me tre fëmijë, dhe i tha policisë se, “ka pasur marrëdhënie seksuale me të miturën, por me pëlqim të dyanshëm”.

Për mediat, prindërit e vajzës kanë pohuar se janë vazhdimisht nën kërcënime nga të rinj neonazistë, të cilët edhe në zgjedhjet e 17 qershorit kanë ruajtur përqindjet e votave të marra, duke qenë aktualisht forca e pestë në vend

Prindërit dorëzuan një ankesë në stacionin e policisë lokale dhe policia e arrestoi zyrtarin komunal, i cili u lirua disa orë më vonë me kusht dhe garanci prej 30 000 euro.

Të afërmit e vajzës kanë thënë për gazetën “To Vima” se kanë marrë kërcënime në emër të “Agimit të Artë”, nëse do të vazhdojnë me akuzat e tyre. Rasti ka tronditur komunitetin lokal në verilindje të Athinës.

Lajmi është bërë publik në shumë Website greke, të cilat theksojnë faktin se i akuzuari është një punonjës administrate, përfaqësues i Agimit të Artë dhe që me gjithë akuzën, është liruar në këmbim të parave. Duhet përmendur fakti që sipas disa sondazheve, në zgjedhjet e 6 majit në Athinë, një në dy policë, votuan për partinë Agimi i Artë. Edhe në zgjedhjet e 17 Qershorit, shume vota i mori nga radhët e policisë. Sot kjo forcë, e cila në programin e saj flet për një Greqi të pastër pa të huaj, renditet e pesta në Parlamentin grek, me 18 deputetë.  /E.L/
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Neonazisti grek përdhunoi të miturën shqiptare Empty Re: Neonazisti grek përdhunoi të miturën shqiptare

Sat 4 Aug 2012 - 13:42
Kete hakmarrje nuk e harron as Zoti.

"Prindërit dorëzuan një ankesë në stacionin e policisë lokale dhe policia e arrestoi zyrtarin komunal, i cili u lirua disa orë më vonë me kusht dhe garanci prej 30 000 euro."

...Pse mo, perdhunimi i nje 15 vjecareje quhet i drejte me 30 000 euro sipas greqise?!

O RROPT JA SHOFSHA GREKUT
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi