Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

Samaras ua shkurton ministrave grekë pagën 30 për qind Empty Samaras ua shkurton ministrave grekë pagën 30 për qind

Fri 22 Jun 2012 - 12:13
Greqi, Samaras shkurton 30% pagat e ministrave të tij30% ulje në pagat e ministrave dhe zëvendësministrave si dhe kufizim i përdorimit të automjeteve zyrtare, janë masat që u shpallën nga kryeministri Antonis Samaras, në takimin e parë të Kabinetit të ri qeveritar.

Kjo lëvizje e Samaras mendohet të shërbejë për të fituar besimin e grekëve, si një shenjë e asaj që pritet nga qeveria e sapoformuar.

Kryeministri deklaroi se qeveria e drejtuar prej tij, do të realizojë shkëputjen nga e kaluara dhe nga politikat që e çuan vendin në këtë situatë, ndërsa iu drejtua opozitës duke thënë: "Presim edhe përgjegjësinë e palëve të tjera. Nuk është koha për opozitë sterile sepse vendi e pagoi shtrenjtë popullizmin dhe demagogjinë."

"Brenda dhe jashtë Greqisë, presin shumë prej nesh, sepse për herë të parë pas një kohe të gjatë, kemi krijuar shpresë”, tha kryeministri grek dhe premtoi se qeveria e tij "do të bëjë gjithçka për të mbajtur vendin në rrugën evropiane".

Pas largimit të gazetarëve, Samaras iu kërkoi ministrave të shmangin sa të jetë e mundur daljet publike në televizion dhe të punojnë shumë. “Unë jam duke punuar 24 orë në ditë, këtë dua edhe nga ju”, deklaroi kryeministri.
Shqiptare
Shqiptare
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 4177
<b>Hobi</b> Hobi : shqiptaria
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Shqiperi
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 24/07/2011

Samaras ua shkurton ministrave grekë pagën 30 për qind Empty Re: Samaras ua shkurton ministrave grekë pagën 30 për qind

Fri 22 Jun 2012 - 12:21
Shume pak u ka shkurtu ne krahasim se ter lluqin e hengri populli fillimisht ku skish vend per shkurtea ne pesionet e rrogat se ishin shume pak
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi