Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Shqiperi Teuta Hoxha: “E vërteta për 130 ditarët e zhdukur të Enverit dhe filmimet e jetës private të tij”

Sun 24 Jun 2012 - 12:19
Teuta Hoxha: “E vërteta për 130 ditarët e zhdukur të Enverit dhe filmimet e jetës private të tij” Teutas-300x207Intervistoi

Adrian Thano



Bashkëshortja e Ilir Hoxhës, djalit të Enver Hoxhës në këtë intervistë me “Shekullin” flet gjerësisht mbi dosjen e Ditareve dhe Kujtimeve të Enver Hoxhës që janë paditur të zhdukur si dhe prezanton për herë të parë disa foto-prova të dorëzimit të tyre në shkurtin e vitit 1986.

Në pjesën e dytë të intervistës, zonja Hoxha flet gjithashtu për filmimet e bujshme të transmetuara disa muaj më parë në emisionin e gazetarit Blendi Fevziu, autor i një libri të shumëdebatuar, pas të cilit ka paralajmëruar edhe një produksion kinematik të bazuar në këto filmime.

Pas hapjes së një hetimi zyrtar mbi këtë çështje në media ka një kakofoni ndoshta të qëllimshme, zërash dhe versionesh. Në emër të familjes Hoxha, flet Teuta Hoxha:



Zonja Hoxha është krijuar një konfuzion lidhur me çështjen e disa dorëshkrimeve origjinale të zhdukur të Ditarëve dhe Kujtimeve të Enver Hoxhës. Që kur nisi të bëhej publike kjo çështje ka një kakofoni zërash dhe versionesh. Ju i keni ndjekur shkrimet që janë botuar në gazeta mbi këtë gjë?

I kam ndjekur me vëmendje, jo vetëm shkrimet e botuara në disa gazeta, por edhe intervistat që janë dhënë në ndonjë media vizive.



Çfarë komentesh keni për to?

Në të gjitha rastet, kam vënë re pasaktësi në trajtimin e problemit. Jo vetëm se ata që flasin nuk janë shumë në dijeni të çështjes, por ajo që është më e keqja, disa prej tyre, duan të manipulojnë të vërtetën.



Si është e vërteta sipas jush?

Që këto kohët e fundit në media janë dhënë informacione, si të dala nga Prokuroria, që këta gazetarë i paraqesin duke përdorur terma si “jo zyrtare, por konfidenciale”. Kështu ndodhi para një muaji, në një studio televizive, ku ishin ftuar edhe personazhe të përmendur në këtë çështje, ku u tha me zë plotë, madje edhe me një farë fodullëku që “Prokuroria e mbylli çështjen, sepse u konkludua që nuk përbënte vepër penale”. Kjo intervistë, u dha, vetëm tre ditë pasi unë dhe Iliri kishim dëshmuar në Prokurori dhe dëshmia jonë ishte dëshmi kyçe e proçesit. Pra, Prokuroria nuk kishte patur kohë ende, as t’i zbardhte ato që ne kishim dëshmuar. Ishte e qartë, që ishte inskenim dhe bëhej për të mashtruar opinionin publik. Jo rastësisht kjo gjë u përsërit dhe nga gazetat pro-pozitës, ku u tha që, “Prokuroria, nuk gjen vepër penale dhe është në prag të mbylljes së çështjes”.



Në dijeninë tuaj është apo nuk është në prag të mbylljes?

Unë nuk e di sa në prag të mbylljes së çështjes është Prokuroria, e cila nuk është në pozicionin që mund të japë informacion, pa u mbyllur plotësisht hetimi. Por ajo që di unë është që Prokuroria, akoma nuk ka marrë dëshminë e Nexhmije Hoxhës…



Disa media kanë thënë të kundërtën…

Jo, nuk e kanë marë ende dëshminë e Nexhmije Hoxhës që është personi që lidhet direkt me këtë çështje. Po ashtu, di që, Prokuroria akoma nuk ka marë dëshminë e personave që kanë qenë në dijeni të ekzistencës së Ditareve dhe Kujtimeve të Enver Hoxhës. Dhe më e rëndësishmja që di, është dokumentacioni i mjaftueshëm që ne i kemi dhënë Prokurorisë për të qartësuar se si qëndron e vërteta.

Tashmë çdo gjë varet nga angazhimi i Prokurorisë. Ne kemi besim që institucioni i Prokurorisë do t’i kushtojë vëmendjen e duhur kësaj çështjeje, sepse nuk është prekur vetëm familja jonë, po ajo që është më e rëndësishmja është humbja e madhe që ka pësuar dokumentacioni i trashëgimisë historike.



Më lejoni që në respekt të lexuesit që nuk e ka ndjekur këtë debat, të hapim një parantezë të shkurtër. Çfarë janë këto blloqe Ditarësh dhe Kujtimesh të Enver Hoxhës?

Ditaret dhe Kujtimet e Enver Hoxhës janë një korpus prej 130 blloqesh kalendarikë që fillojnë nga viti 1955 deri në vitin 1984. Shënimet, refleksionet, kujtimet, kanë qenë të shumta. Atij nuk i mjaftonte një bllok në vit por i duheshin ndonjëherë edhe pesë a gjashtë të tilla. Prandaj numri i blloqeve shkon përtej atyre të viteve. Në përmbajtjen e tyre, në këto Ditarë, trajtoheshin probleme të gjendjes së vendit, ose siç i quante ai, probleme të brendshme, si dhe ato ndërkombëtare.



Kishte shënime për veten dhe familjen?

Po, kishte shënime për veten dhe familjen. Zinin një vend të pakët, por kishte.



Si doli ky dokumentacion jashtë familjes Hoxha?

Në shkurt të vitit 1986, Nexhmije Hoxha i dorëzoi të gjitha blloqet Ditare dhe Kujtime (130 copë) në Arkivin e KQ të PPSH. Ato i mori në dorëzim, Haxhi Kroi që ka qenë sekretari personal i Enver Hoxhës, përgjatë 40 vjetëve dhe Vaica Kroi që punonte në sekretarinë e Enver Hoxhës si punonjëse arkivi. Të gjitha këto materiale i kaluan Arkivit të KQ. Punonjësit e këtij Arkivi, pasi i përpunuan i vendosën në fond.



U vendosën në fond… Për ata që nuk e njohin punën e Arkivit ç’do të thotë “u vendosën në fond”?

Do të thotë që u sistemuan në fondin personal të Enver Hoxhës, u regjistruan një nga një, me numrin e dosjes përkatëse. Çdo blloku në regjistër i janë shënuar të gjitha karakteristikat, dmth sa fletë ka, sa fletë nga këto janë të shkruara dhe përcaktohet se është shkrimi origjinal i Enver Hoxhës.

Shënohen karakteristikat e bllokut, i çfarë firme është, nga cili shtet e ka prejardhjen, përmasat në cm të bllokut dhe ngjyra e tij. Pra, bëhet një përshkrim fizik, shumë i hollësishëm.



Pra këto dokumenta u dorëzuan nga Nexhmije Hoxha në Arkivin e ish-KQ të PPSH? Sepse është thënë që duhej të ndodheshin në Arkivin e Shtetit…

Më lejoni ta përsëris edhe një herë, se në çdo deklarim tonin, ne kemi thënë që blloqet Ditare dhe Kujtime të Enver Hoxhës, janë dorëzuar në Arkivin e Komitetit Qendror të Partisë së Punës të Shqipërisë. Shpesh është abuzuar, sikur ne kemi thënë që janë dorëzuar në Arkivin e Shtetit.

Në vitin 1991, mbas përmbysjes politike që ndodhi në Shqipëri, Arkivi i KQ të PPSH, kaloi i gjithi nën administrimin e Arkivit të Shtetit. Pra, është llogjike që, bashkë me të gjitha materialet e tjera, që shkuan pranë Arkivit të Shtetit, duhet të shkonin edhe Ditaret dhe Kujtimet e Enver Hoxhës.





Drejtoresha e Arkivit të Shtetit thotë që në Arkivin e Shtetit nuk ka asnjë inventar dhe asnjë dokument që të dëshmojë që Ditaret dhe Kujtimet e Enver Hoxhës të kenë hyrë në Arkivin e Shtetit…

E kemi dëgjuar dhe lexuar. Drejtoreshën e Arkivit të Shtetit ne nuk e kemi akuzuar asnjëherë. Është e vërtetë që ajo pretendon që në Arkivin e Shtetit nuk ka asnjë inventar dhe asnjë dokument që të dëshmojë që Ditaret dhe Kujtimet e Enver Hoxhës të kenë hyrë në Arkivin e Shtetit. Pikërisht, ne këtë po i kërkojmë Prokurorisë, të investigojë dhe të gjej ose të përcaktojë, ekzistencën e këtyre Ditareve dhe Kujtimeve të cilat janë zhdukur bashkë me gjurmët e tyre.

Ne pretendojmë që Prokuroria ka material të mjaftueshëm për ta zbardhur çështjen. Por ndërkohë që kërkesa jonë ndaj Prokurorisë është shumë e qartë na dalin në shtyp emra personash, sikur i kemi akuzuar që janë ata që, kanë marrë Ditaret. Ne po të kishim fakte, se i kishin ata Ditaret, nuk do t’i drejtoheshim Prokurorisë, por Gjykatës.



Është thënë edhe që këto Ditare dhe Kujtime i ka Nexhmije Hoxha…

Këta janë zëra të dëshpëruar, por nëse vërtet dinë gjë, le të shkojnë në Prokurori dhe të dëshmojnë. Edhe ne atë po kërkojmë, që të gjenden.



Po nëse Prokuroria e mbyll vërtet çështjen, ju çfarë do bëni?

Ne kemi besim që prokurorët me profesionalizmin e tyre, do t’ja dalin në krye kësaj çështje, sepse është e një rëndësie të veçantë. Ajo mund të vështirësohet, vetëm nëse do të paragjykohet politikisht. Çfarë do të bëjmë ne? Ne do të vazhdojmë të kërkojmë, duke ju drejtuar edhe shumë institucioneve të huaja. Këtë do ta bëjmë jo vetëm si një detyrim që kemi ndaj Enver Hoxhës, por edhe sepse na e kërkojnë shumë simpantizantë dhe dashamirës së tij, jo vetëm në Shqipëri por edhe jashtë saj.
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Shqiperi Re: Teuta Hoxha: “E vërteta për 130 ditarët e zhdukur të Enverit dhe filmimet e jetës private të tij”

Sun 24 Jun 2012 - 12:21
Fotoja ekskluzive e shkurtit ‘86” Dorëzimi i Ditarëve të zhdukur dhe filmat e jetës private të Enver Hoxhës

Teuta Hoxha: “E vërteta për 130 ditarët e zhdukur të Enverit dhe filmimet e jetës private të tij” Scan0467-300x209
Gjatë intervistës me “Shekullin”, Teuta Hoxha na tregon edhe 3 foto të pabotuara kurrë më parë, të cilat janë bërë ditën e dorëzimit të 130 Ditareve dhe Kujtimeve të Enver Hoxhës në shkurt të vitit 1986. Në të njëjtën ditë janë dorëzuar edhe filmimet që disa muaj më parë u transmetuan në TV nga gazetari Blendi Fevziu, filmime të cilat, nuk mund të deklasifikoheshin pa kaluar 5-150 vjet dhe nuk mund të transmetoheshin pa lejen e familjes, – thotë znj.Hoxha



Znj.Hoxha, çfarë tregon kjo foto?

Fotoja eshtë bërë pikërisht në ditën e dorëzimit të 130 blloqeve Ditare dhe Kujtime të Enver Hoxhës. Janë pikërisht këto blloqe që po kërkojmë që të gjenden se ku janë. Në foto, duken edhe Haxhi Kroi dhe Vaica Kroi. Nexhmije Hoxha duke vlerësuar që dorëzimi i këtyre materialeve tepër private të Enver Hoxhës ishte një moment i një rëndësie të veçantë, kërkoi që të bëheshin fotografi dhe të filmohej, siç bëhej për çdo event të rëndësishëm. Po të shihen me vëmendje blloqet, gjen ato karakteristika që fola më lart, që janë të shënuara në dokumentacionin që ne i kemi përcjellë Prokurorisë. Ndërsa filmin që është bërë në të njëjtën kohë me fotografitë, nuk e kemi.



Bëhet fjalë për filmimet që ka shfaqur në TV, Blendi Fevziu?

Po. Sekuencat e tij, i ka shfaqur në televizion, gazetari Blendi Fevziu.




Dokumentet në fjalë siç janë dorëzuar në shkurt 1986

Po këto filmime të jetës private të Enver Hoxhës si kanë dalë jashtë familjes?

Edhe filmat, si Ditaret dhe Kujtimet, janë dorëzuar në Arkivin e KQ të PPSH. Një kopje e proçesverbalit të dorëzimit të filmave, ne ia kemi dhënë Prokurorisë. Në ato filma nuk është vetëm jeta private e Enver Hoxhës, por edhe e gjithë familjes së tij.



Ju keni kërkuar t’ju kthehen këto filmime?

Natyrisht që ne i kemi kërkuar të na kthehen këto filma, ose të paktën kopja e tyre. Por, jo vetëm nuk na jepet kopje, por as nuk na thuhet se ku ndodhen këto filma. Dhe kopja e tyre (mbase i është dhënë dhe origjinali) i jepet gazetarit Blendi Fevziu, i cili e shfaq nëpër televizione, dhe së fundi i shfaq edhe në ekranet e kinemasë.



Nuk mundet t’i shfaqë?

Ligji e përcakton qartazi që, filmat i takojnë familjes dhe vetëm me lejen e familjes mund t’i përdorë dikush tjetër. Në këtë veprim të këtij gazetari ka shkelje të ligjit.



Ia keni kërkuar Prokurorisë këtë gjë përsa i përket këtyre filmave?

Përsa i përket filmave, ne dy gjëra i kemi kërkuar Prokurorisë. E para, ku gjenden këto filma dhe e dyta, kush ia dha për shfrytëzim kundra ligjit Blendi Fevziut.



Dmth, keni ngritur akuzë për z.Fevziu?

Ne në asnjë rast nuk e kemi akuzuar në Prokurori gazetarin Blendi Fevziu. Familja jonë, do të përballet në Gjykatë me atë Shtëpi Botuese, apo television, qoftë dhe produksionin e filmit që kanë botuar dhe shfaqur në mënyrë të kundraligjshme, dokumente private të Enver Hoxhës dhe familjes së tij.




Ditarët e zhdukur

Arkivi i Shtetit pretendon se ishin të deklasifikuara…

Atëherë Prokuroria të zbulojë se kush ka qenë ai drejtues i Arkivit të Shtetit që ka firmosur për deklasifikimin e tyre, kur ligji thotë që ato nuk jepen për shfrytëzim para 50 – 150 vjetësh edhe pas kësaj kohe, me lejen e familjarëve.



Kur mendoni se mund të fillojnë këto proçese?

Ne do të presim konkluzionet e Prokurorisë dhe më pas do të ndërtojmë strategjinë e reagimit tonë.Shekulli
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi