Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Ballkani, për dy vite zeron të gjitha tarifat doganore Empty Ballkani, për dy vite zeron të gjitha tarifat doganore

Sun 24 Jun 2012 - 17:02
Brenda tre vitesh të gjitha mallrat brenda vendeve të rajonit të Ballkanit do të shkëmben pa paguar doganë. Liberalizimi i tregtisë mes këtyre vendeve synon një rajon “pa kufij” për importin e mallrave dhe produkteve mes vendeve anëtare të CEFTA-s. Drejtuesit e Ministrisë së Ekonomisë bëjnë të ditur se thjeshtimi i procedurave doganore në shkëmbimet tregtare mes vendeve te rajonit do të realizohet deri në vitin 2015. Kryesisht këto procedura do të përfshijnë liberalizimin e mëtejshëm të tregtisë për produktet bujqësore me Kosovën, Maqedoninë, Malin e Zi, Serbinë, Bosnjën, Kroacinë dhe Moldavinë. Një program i ri i CEFTA-s për vitet 2012-2015 synon rritjen e investimeve të ndërsjella, thellimin e liberalizimit të tregtisë së lirë si dhe heqjen e mëtejshme të barrierave dhe deri në politika të përbashkëta për integrimin e vendeve në Bashkimin Europian. Kështu, rajoni ka mundësitë që të rrisë shkëmbimet tregtare dhe investimet në sektorë të ndryshëm të prodhimit. Vlerësimi i impaktit të liberalizimit të tregtisë për produktet bujqësore ka nisur nga muaji janar 2012 në të gjithë vendet e CEFTA-s dhe do të matet nga Shqipëria, që këtë vit ka kryesinë e radhës. Shqipëria ka përfitimet e veta nga CEFTA, pasi shkëmbimet tregtare janë të disafishuara. Sipas shifrave zyrtare, produktet shqiptare që eksportohen pa tarifa doganore drejt vendeve të CEFTA-s zënë 10% të shkëmbimeve totale tregtare, nga 2.4% që zinin deri në vitin 2007, duke pasqyruar potencialet reale që ka ekonomia dhe prodhuesit vendës për të konkurruar me produktet në vendet e rajonit. Vendet anëtare të marrëveshjes rajonale të tregtisë së lirë janë Shqipëria, Maqedonia, Moldavia, Mali i Zi, Kosova, Kroacia, Serbia dhe Bosnje-Hercegovina.

ALPE NEWS
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi