Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Silvana
Silvana
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
 <b>Mosha</b> Mosha : 31
<b>Postime</b> Postime : 9370
<b>Hobi</b> Hobi : moda,leximi,poezia..ecc
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : In Italia
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 03/10/2011

Tragjedia e Himares me kthehu dhimbjen qe me kishte pushuar Empty Tragjedia e Himares me kthehu dhimbjen qe me kishte pushuar

Tue 26 Jun 2012 - 13:12
Message reputation : 100% (1 vote)
Game Over, vendosa t’ju shkruaj, sepse tragjedia e Himarës ka tronditur jetën dhe kujtimet e mia. Dhimbja e madhe që ndjeva për viktimat e kësaj tragjedie të tmerrshme më kujtoi një tjetër dhimbje, e cila ishte më e madhe se kjo. Këto ditë, ndërsa shoh televizor dhe lexoj gjithçka për aksidentin nuk kam pushuar së qari për asnjë moment. Normalisht që si gjithë shqiptarëve edhe mua më erdhi tmerrësisht keq për humbjen e atyre vajzave të reja, por dhimbja bëhej akoma më e rëndë dhe e papërballueshme për shkak të ish të dashurit tim, i cili humbi jetën në një aksident automobilistik pak vite më parë. Kishim tre vjet bashkë dhe më në fund kishim vendosur të fejoheshim. Unë isha njohur me familjen e tij, vëllain, motrën dhe prindërit e tij, ndërsa unë kisha vënë në dijeni prindërit se kisha njohur një djalë, me të cilin dëshiroja të lidhja jetën. Tani që e mendoj pranimi i familjes që unë të martohesha me dashuri nuk ishte një punë e thjeshtë. Edhe pse në atë kohë e përjetova keq faktin që familja nuk më mbështeste tani kjo nuk ka më rëndësi. Isha 23 vjeçe, ndërsa ai ishte 26 vjeç. Ishim jashtëzakonisht të lumtur bashkë dhe gjithçka që ëndërronim ishim të martoheshim. Kishim folur shpesh me njëri-tjetrin për të ardhmen tonë bashkë, madje kishim planifikuar edhe muajin e mjaltit. Me shaka i thosha që dëshiroja që për muaj mjalti të shkoja në Karaibe dhe ai qeshte bashkë me mua, pasi kjo ishte një ëndërr e bukur që ndoshta mund ta realizonim në fund të jetës sonë, por jo në fillim. Kishim mjaft ëndrra dhe dëshira, por pamundësitë ekonomike disa kënaqësi na i bënin të pamundura. Gjithsesi ishim të lumtur bashkë dhe ndërsa qeshnim me ëndrrat tona të çmendura i thoshim njëri-tjetrin që me rëndësi ishte të ishim bashkë dhe të kalonim bukur, qoftë edhe në një barakë të humbur. Dashuria jonë ishte më e fortë se hekuri dhe këtë ia kishim treguar njëri-tjetrit me dhjetëra dhe qindra herë. Edhe pse kanë kaluar vite vazhdoj të ndjej të njëjtën gjë për atë njeri dhe nuk e kam harruar për asnjë çast. Lajmi i kobshëm më erdhi në mbrëmje, teksa po tentoja të lidhesha me të në telefon. Isha në merak, pasi ai kishte shkuar për punë në Vlorë dhe po kthehej me errësirë prej andej. Nuk e di, ndoshta e parandjeva tragjedinë time, kur e do shumë një njeri ndonjëherë bëhesh edhe telepatike. Edhe pse kishte kaluar vetëm 30 minuta nga telefonata jonë e fundit u shqetësova krejt papritur. Ai më kishte thënë se sapo ishte nisur nga Vlora për të ardhur në shtëpi. Më tha se nuk duhet të shqetësohesha se ishte mirë dhe se do ecte ngadalë. Ato 30 minuta që kishin kaluar nga telefonata i kisha kaluar në mërzi. Më erdhi krejt papritur gjendja e ankthit. Mendova menjëherë atë dhe doja ta telefonoja, por nuk e di çfarë më pengonte. Më erdhi menjëherë në mendje se nuk duhet ta shqetësoja se bëhen shumë aksidente kur shoferi flet në telefon. Pata frikë se ai do të shpërqendrohej nga zilja e telefonit. Kaluan edhe disa minuta të tjera dhe e ndjeva të padurueshme ndjenjën e ankthit, shqetësimin, merakun. E telefonova, por ai nuk po e ngrinte telefonin. E mora përsëri dhe çdo zile që kalonte në anën tjetër më godiste zemrën. Prita për një moment, por as këtë herë nuk durova gjatë. e telefonova përsëri, i bëra mesazh, e telefonova, por askush nuk përgjigjej nga ana tjetër. Mora menjëherë në telefon vëllain e tij dhe e pyeta nëse kishte folur me të dashurin tim. Ai më tha se kishte folur rreth një orë më parë, por do të përpiqej të lidhej me të. Përpjekjet tona zgjatën për minuta të gjata, kaloi një orë dhe nga ana tjetër nuk përgjigjej askush. Të tmerruar unë dhe vëllai i tij u përpoqëm të zbulonim nëse e kishte takuar njeri, nëse kishte folur me dikë, çdo informacion na lehtësonte paksa zemrën. Unë vazhdoja ta telefonoja, derisa nga ana tjetër e telefonit mu përgjigj dikush. Ishte një zë i trashë burri, që ngjante diku tek 50 vjeç. Ai më tha se djali të cilin po telefonoja ishte aksidentuar dhe ndodhej në spitalin e Vlorës. U nisëm menjëherë, nuk mund të duroja dhimbjen therëse që po më merrte frymën. Po vdisja, nuk arrija të shihja, të flisja, të merrja frymë. Udhëtuam si të marrë drejt Vlorës dhe më në fund arritëm në spital. Aksidenti ishte fatal. Dy ditët në luftën mes jetës dhe vdekjes i dashuri im i shtrenjtë nuk arriti t’i përballonte. Ai dha frymën e fundit mëngjesin e ditës së dytë, bashkë me të edhe unë dhashë frymën e fundit të lumturisë që kisha jetuar me të, e gjithë jeta ime dha frymën e fundit dhe mbeta një skelet e kërrusur që ecte, shikonte, prekte… E vetmja gjë njerëzore që më kishte mbetur ishin lotët, që rridhnin pa pushim dhe pa bërë zë. Fajësova këdo për humbjen e tij, fajësova shtetin, Zotin, policinë, ambulancën, familjet tona, vëllain e tij, shokët, punën, kolegët, gjithkënd. Më shumë se këdo fajësova veten, që nuk shkova me të, që nuk e telefonova. Fajësova veten që nuk e ndalova atë udhëtim të mallkuar edhe pse ndjeja ankth. Fajësova mbi të gjitha veten… Asgjë nuk e kthen atë, madje asgjë nuk kthen as shpirtin tim, i cili ka vdekur po atë ditë, bashkë me frymën e tij të fundit. Tashmë jam një skelet, që ecën, që flet, që ha, pi, shikon, por nuk ndjen më asgjë, madje edhe dhimbjen…
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi