Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Ftesat për dasma: Mos sillni dhurata, duam para! Empty Ftesat për dasma: Mos sillni dhurata, duam para!

Fri 29 Jun 2012 - 15:10
SHKUP - Kriza ekonomike nga njëra anë dhe dëshira për të bërë dasma nga ana tjetër, ka sjellë një “modë” të re në thirrjet e mysafirëve për dasmë. “Nuk duam dhurata, nëse dëshironi sillni para”. Ky është shënimi plus që kohëve të fundit i është shtuar ftesave që u dërgohen të ftuarve në dasmë. Këto lloj shënimesh që vihen për të mbuluar të paktën shpenzimet e restorantit për një pjesë të qytetarëve janë normale, ndërsa për një pjesë tjetër ato janë të turpshme. “Jam habitur shumë kur e lexova shënimin në ftesën e dasmës. Një i afërt i familjes na ftonte në dasmë, por edhe tregonte se çfarë duhej ti çoja në dasmë. Më erdhi shumë inat dhe mendova që të mos shkoja hiç në dasmë, por pastaj mora vesh se kjo lloj ftese ishte shumë normale, pasi shumë perona e praktikonin atë lloj thirrjeje”, - thotë Florian A.

Ftesa për në dasma “pa dhurata, por me zarfe” janë kthyer në trend tek shqiptarët, sidomos ata që jetojnë në Maqedoni: Shkup, Tetovë dhe qytete të tjera, ndërsa në ftesat e dasmave që organizohen në Dibër, nuk ka shënime, pasi ata ka vite që e praktikojnë “zarfin” në vend të dhuratës.

“Më ka ndodh shpesh që të shoh ftesa me shënime ‘pa dhurata’, ose ‘pa dhurata, nëse dëshironi mund të sillni para’”, thotë Bedrije D. nga Shkupi. Ajo thotë se këto lloj shënimesh kanë hyrë në përdorim vitin e kaluar, ndërsa sivjet i gjen gati kudo. “Kohëve të fundit dasmat bëhen vetëm nëpër restorante dhe harxhimet janë të mëdha. Këto shënime janë shtuar për ti mbuluar shpenzimet e dasmës. Më përpara as që mund të mendohej që të shkruhej diçka e tillë”, sqaron ajo, duke shtuar se në dasmë kanë shkuar me një dhuratë të vogël sa për të mos shkuar duar bosh.

Ekspertët mendojnë se dasma në kohën e sotme kur kriza financiare sa vjen e shtohet, është një luks.
Një dasmë e thjeshtë shqiptare në Maqedoni kushton rreth 10 mijë euro, ndërsa në Kosovë me kaq para bën një dasmë jo edhe aq të thjeshtë.

(er.nu/dukagjini/BalkanWeb)
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi